Dewatering/Flood control

Shpejt, pastër dhe në mënyrë të sigurt

Qoftë për dush, për banjë, për hyrje ose për garazh, ne ju ofrojmë edhe në rast emergjent një zgjidhje optimale në lidhje me drenazhin. Këtu nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një instalim stacionar ose të lëvizshëm. Pompat tona përshtaten si për ujërat e ndotura komunale, ashtu dhe për ujin e shiut. Gama jonë e produkteve për drenazhimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet përfshin pajisjet për pompimin e ujërave të zeza, ose madje edhe pajisje me efikasitet të lartë për pompimin e fekaleve. Kredoja jonë më e lartë është për t'ju vënë në dispozicion një produkt me siguri maksimale funksionimi, i cili kërkon një mirëmbajtje minimale. Gjatë viteve të fundit, rreziku i përmbytjeve është rritur shumë. Zgjidhje të veçanta problemi kërkohen kur duhet të asgjësohet ujë që është shumë i ndotur – si p.sh. pas përmbytjeve. Për detyra të tilla shumë kërkuese Wilo ka zhvilluar disa talente të vërtetë të shumëfishtë, për shembull serinë Wilo-Drain TP. Pompat super të lehta transportohen dhe vendosen thjeshtë. Ato karakterizohen nga një sistem hidraulik prej plastike mjaft të fortë.