Distribution and boosting

Malet e hijshme dhe luginat e gjata janë një ëndërr për të gjithë ekskursionistët. Megjithatë, kjo është një kërkesë tepër komplekse për një ndërmarrje ujësjellësi. Për të furnizuar rajone me ndryshime të mëdha lartësish dhe shumë pika shpërndarjeje, nevojiten pompa efikase me një presion të përshtatshëm konstant dhe një planifikim i mirë.

Por edhe në shumë zona gjeografike më pak të dukshme, uji duhet të transportohet dhe të shpërndahet përgjatë distancave më të gjata. Veçanërisht në qytetet e mëdha me shumë godina të larta e të mëdha, shpërndarja me presionin e duhur është një sfidë jo për t'u nënvleftësuar, për të cilën nevojitet një rrjet tepër i madh shpërndarës në tubacione.

Menaxhim efikas i presionit në stacionin qendror të ujit deri tek konsumatorët

Për të garantuar standardin e jetës dhe shëndetin e popullsisë është e nevojshme që furnizimi me ujë të jetë funksional, i besueshëm e i qëndrueshëm. Shpesh tubacionet e vjetëruara janë problem, pasi bëhen poroze në kushtet e presionit të vazhdueshëm të ujit. Si pasojë mund të krijohen çarje, nga të cilat uji shkon dëm. Për të parandaluar këto humbje të ujit, sistemi i tubacioneve kontrollohet vazhdimisht me ndihmën e pajisjeve elektronike. Një tjetër mënyrë për parandalimin e presionit të lartë në tuba është zgjedhja e pompës së duhur me një menazhim efikas të presionit. Pompat e besueshme dhe inteligjente të Wilo, garantojnë gjithmonë presionin e dëshiruar nga konsumatori fundor si dhe minimizojnë humbjet dhe kostot përkatëse.

Druckerhöhung Trinkwasserversorgung aus dem öffentlichen Netz
Druckerhöhung Trinkwasserversorgung aus dem öffentlichen Netz

Shpërndarja e ujit dhe rritja e presionit në qytet

Brenda godinave, impiantet për rritjen e presionit janë pjesë e sistemit të shpërndarjes së ujit. Ata garantojnë në çdo kat presionin e nevojshëm të ujit të pijshëm, ujit të përdorshëm dhe atij që përdoret për fikjen e zjarrit. Përdorimi i tyre është veçanërisht i nevojshëm në godinat e larta dhe ndërtesat që ndodhen në zona të veçanta, pasi presioni i furnizimit të stacionit qendror të ujit nuk është i mjaftueshëm ose ligji parashikon një tjetër vlerë të presionit të ujit. Për këtë, Wilo ofron zgjidhje të përshtatshme për çdo lloj sfide në shpërndarjen e ujit dhe rritjen e presionit. Krahas përdorimit në brendësi të godinave, impiantet për rritjen e presionit përdoren edhe jashtë për të komanduar lartësinë e rrjeteve të shpërndarjes së ujit, që ndodhen në zona me lartësi të ndryshme natyrore. Për shkak të kërkesës së lartë dhe ngarkesës së përbërësve, rekomandohet një mirëmbajtje çdo gjashtë muaj, për të garantuar një funksionim të sigurt dhe afatgjatë.