Domestic hot water

Shfrytëzoni ujin e pijshëm aq të çmueshëm

Uji është një produkt ushqimor për të cilin zbatohen kërkesa të larta cilësie. Kjo vlen edhe për teknikën që rregullon dhe garanton furnizimin me ujë të pijshëm. Pompat e qarkullimit Wilo kanë zgjidhje për të gjithë ata që vendosin kërkesa maksimale për materialin, operimin dhe komfortin.

Komfort i ujit të ngrohtë që ia vlen

Mungesa e qarkullimit ose një distancë e largët e tubacionit janë shpesh përgjegjës që nga rubineti del ujë u ftohtë dhe që temperatura e ujit rritet më pas. Derisa uji të ngrohet në temperaturën e dëshiruar, në shkarkim rrjedhin disa litra ujë i pijshëm. Për ta ulur shpërdorimin e ujit të pijshëm në shtëpi ia vlen të blihet një pompë qarkullimi. Edhe në përdorimin komercial, furnizimi i besueshëm me ujë të pijshëm qëndron para një sfide. Pompat e qarkullimit Wilo përmbushin kërkesat më të larta të cilësisë në lidhje me produktin ushqimor ujë, kujdesen për një funksionim pa defekt dhe janë veçanërisht efikase dhe, në këtë mënyrë, kursejnë energji. Pasi një teknologji inteligjente mund t'i realizojë të dyja: Ajo kujdeset për furnizimin e shpejtë me ujë të ngrohtë dhe njëkohësisht kursen energjinë dhe burimet.