Domestic hot water

Shfrytëzoni ujin e pijshëm aq të çmueshëm

Uji është një produkt ushqimor për të cilin zbatohen kërkesa të larta cilësie. Kjo vlen edhe për teknikën që rregullon dhe garanton furnizimin me ujë të pijshëm. Pompat e qarkullimit Wilo kanë zgjidhje për të gjithë ata që vendosin kërkesa maksimale për materialin, operimin dhe komfortin.

Uji është një nga lëndët e para më të rëndësishme në mbarë botën. Për këtë arsye, përdorimi i qëndrueshëm i këtij burimi është veçanërisht i rëndësishëm. Më shumë se 70 përqind e sipërfaqes së tokës është e mbuluar me ujë, por vetëm një pjesë e kësaj sasie është e përshtatshme për t'u shfrytëzuar si ujë i pijshëm. Sepse 70 përqind e ujit që përdoret si ujë i pijshëm, përftohet nga ujërat nëntokësore dhe burimet.

Komfort i ujit të ngrohtë që ia vlen

Mungesa e qarkullimit ose një distancë e largët e tubacionit janë shpesh përgjegjës që nga rubineti del ujë u ftohtë dhe që temperatura e ujit rritet më pas. Derisa uji të ngrohet në temperaturën e dëshiruar, në shkarkim rrjedhin disa litra ujë i pijshëm. Për ta ulur shpërdorimin e ujit të pijshëm në shtëpi ia vlen të blihet një pompë qarkullimi. Edhe në përdorimin komercial, furnizimi i besueshëm me ujë të pijshëm qëndron para një sfide. Pompat e qarkullimit Wilo përmbushin kërkesat më të larta të cilësisë në lidhje me produktin ushqimor ujë, kujdesen për një funksionim pa defekt dhe janë veçanërisht efikase dhe, në këtë mënyrë, kursejnë energji. Pasi një teknologji inteligjente mund t'i realizojë të dyja: Ajo kujdeset për furnizimin e shpejtë me ujë të ngrohtë dhe njëkohësisht kursen energjinë dhe burimet.

Cilësia e ujit të pijshëm

Cilësia e ujit rregullohet dhe menaxhohet kryesisht me ligj, me anë të rregulloreve, udhëzimeve të ndryshme, rekomandimeve dhe politikave specifike. Shija e ujit të pijshëm ndryshon në rajone të ndryshme, për shkak të mineraleve të ndryshëm që ndodhen në tokën dhe shkëmbinjtë e këtyre rajoneve, të cilat treten në ujë. Një ujë i pijshëm i shëndetshëm dhe i pastër është pa ngjyrë dhe i kthjellët, nuk ka shije, aroma dhe është i patëmetë.

Furnizimi me ujë të pijshëm përfshin proceset e nxjerrjes së ujit, trajtimit të tij dhe shpërndarjes së ujit të pijshëm. Mirëmbajtja e barrierave kundër ndotjes, gjatë gjithë zinxhirit të proceseve të furnizimit me ujë të pijshëm, ka një rëndësi të madhe, për të minimizuar në maksimum nevojën e një trajtimi teknik. Në sistemet e shpërndarjes të instaluar mirë nga ana teknike, të cilat mirëmbahen dhe përdoren në mënyrë profesionale, nuk ka papastërti të shkaktuara nga materialet, substancat ose legionelat. Komponenti vendimtar për një cilësi të lartë të ujit të pijshëm është një menaxhim i shkëlqyer i sistemeve, gjë për të cilën janë përgjegjës furnizuesit e ujit dhe pronarët ose vetë përdoruesit e godinave. Për këto procese, Wilo ofron zgjidhje individuale dhe me vlerë të lartë, tek e cila mund të mbështeteni.

Rohwasserentnahme Trinkwassergewinnung aus Grundwasser
Trinkwasser Trinkwasser-Zirkulation

Mundësimi i furnizimit me ujë

Veçanërisht godinat e vjetra hasin shpesh problemin e një presioni shumë të ulët në tubacionet e ujit. Një presion më i lartë i ujit është i nevojshëm për të garantuar shfrytëzimin e rregullt të gjithë pajisjeve. Wilo ka një gamë të gjerë produktesh të sistememeve të pompimit, të cilat i parandalojnë problemet e tilla. Sigurisht, këtu përfshihet edhe një gamë e gjerë modelesh për furnizimin me ujë të pijshëm. Produktet tona premtojnë një cilësi të shkëlqyer të ujit, që përputhet me gjithë rregulloret përkatëse. Kjo falë njohurive dhe përvojës tonë specifike për vite me radhë, pavarësisht nëse uji vjen nga sipërfaqja tokës apo nëntoka.

Falë përvojës sonë të gjerë me projekte në fushën e shërbimeve të mirëmbajtjes së ndërtesave, mund të ndjeheni të sigurt të mbështeteni tek ne si në planifikimin, ashtu dhe në zbatimin praktik të projekteve tuaja.

Instalimi i saktë i ujit të pijshëm

Ndërmarrjet e ujësjellësit garantojnë cilësinë e shkëlqyer të ujit deri në instalimet e shtëpisë tuaj. Megjithatë, janë pronarët ose përdoruesit e godinave që janë përgjegjës për ruajtjen e cilësisë së ujit derisa ky i fundit të dalë në rubinetët e përdoruesve fundorë. Për ta përmbushur këtë detyrë duke respektuar kufijtë e parashikuar, zgjedhja dhe instalimi i mirëmenduar i tubacioneve dhe pompave të instaluara është diçka thelbësore.

Instalimi në mënyrë profesionale

Instalimi në mënyrë profesionale i sistemeve të pompimit nga një profesionist i certifikuar ose nga një kompani e specializuar mund të shmangë probleme të mëdha që e mbrojnë ujin e pijshëm dhe parandajlojnë ndotjet. Për ofrimin e shërbimeve, kompania instaluese duhet të përdorë vetëm produkte me vulën e certifikimit nga një certifikues i akredituar. Këtu mund të ndjeheni të sigurt me produktet e Wilo.

Trinkwarmwasser, Trinkwasserzirkulation

Rekomandet tona

  • Proceset e instalimit të ujit të pijshëm duhet të kryhen vetëm nga kompani të specializuara.
  • Një përdorim i kujdesshëm dhe i qëndrueshëm i ujit të ngrohtë kursen para dhe energji.
  • Për të ruajtur dhe mbrojtur burimet tona të ujit të pijshëm, nuk duhet të hidhni substanca helmuese ose mbeturina nëpër kanalizimet e ujërave të zeza.
  • Riparimi i një rubineti uji që pikon nuk do të shpëtojë vetëm nervat tuaja, por edhe portofolin tuaj e njëkohësisht edhe mjedisin. Një rubinet që rrjedh mund të çojë dëm mbi 1000 litra ujë të pijshëm brenda një viti.
  • Uji i ndenjur që formohet nga periudhat e gjata të qëndrimit të ujit nëpër tuba, mund të përdoret lehtësisht për ujitjen e luleve.