Drainage and sewage

Partner i fortë për një teknologji të ujërave të zeza efikase dhe të vetëdijshme për mjedisin

Kërkesat për pompat dhe sistemet e pompave, sidomos për pompimin e ujërave të zeza të papastruara, janë rritur shumë vitet e fundit. Para së gjithash, kjo vjen si rezultat i urbanizimit dhe mungesës së ujit në të gjithë botën. Kushtet e shkarkimit ndryshojnë, përqindja e lëndës së ngurtë në ujërat e ndotura rritet dhe krijohet një kohë më e gjatë qëndrimi në rrjetin e ujërave të zeza. Nëpërmjet kësaj, për përdoruesin fitojnë rëndësi të veçantë edhe kostot e kohëzgjatjes së punës së një pompe lidhur me blerjen, mirëmbajtjen, avaritë dhe riparimet.

Përvoja disavjeçare në biznesin e projektimit për teknologjinë e ujërave të zeza na lejon të sigurojmë ecuri procesi pa probleme dhe zgjidhje të besueshme sistemi. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për pompimin, përzierjen, ajrimin, filtrimin ose dezinfektimin e ujërave (të ndotura), gama jonë e produkteve dhe e zgjidhjeve të sistemit mban në çdo rast gati për ju një zgjidhje të besueshme dhe me efektivitet energjetik. Në varësi të kërkesës, sasisë së pompimit dhe lartësisë së pompimit, te Wilo gjeni pompa për mjedise të ndryshme, të tilla si ujëra të zeza, llumra dhe ujëra llumi, mjedise abrazive ose edhe me fibra. Vëmendje të veçantë në zgjidhjet tona i kushtojmë konsumimit më të vogël të mundshëm dhe pjesëve të forta.

Zgjidhjet tona efikase për një ndërgjegje të pastër

Të gjitha ndërtesat dhe familjet në botë prodhojnë ujëra të zeza, të cilat duhen asgjësuar në mënyrë të besueshme në mënyrë që të përmbushen standardet e higjienës dhe të evitohen shqetësimet e erërave të këqija. Prandaj, aty ku ujërat e zeza nuk shkarkohen pa probleme nëpërmjet tubacionit të rrjedhjes së lirë në sistemin e ujërave të zeza, zbatohen kudo shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës. Për teknologjitë dhe konceptet e ardhshme të ujërave të zeza duhet të mbahen parasysh, në mënyrë të përmbledhur, parimet e mëposhtme bazë:

  • Minimizimi i influksit të lëndës ndotëse në ujërat e zeza
  • Reduktimi i hollimit të ujërave të zeza (ujë që depërton nga jashtë)
  • Zhvendosjen e prurjeve të ujërave të zeza (ujërat e shiut, ujërat e ndotura dhe ujëra e zeza)
  • Reduktimi i mbetjeve nga trajtimi i ujërave të zeza
  • Shfrytëzimi i prurjeve të ujërave të zeza (uji gri, urina, etj.)

Wastewater collection

Wastewater transport


Dewatering/Flood control

Wastewater treatment