Kudo ku njerëzit jetojnë nëpër godina, grumbullohen ujëra të zeza, të cilat mund të ndahen në kategoritë e ujërave të ndotur dhe ujërave të shiut. Ujërat e ndotur normalisht shkojnë në kanalizime dhe së fundi në një impianti për pastrimin e ujit, për t'u kthyer në ciklin riqarkullues të ujit. Nga ana tjetër, uji i shiut mund të shkarkohet veçmas përmes një sistemi ndarës ose së bashku me ujërat e ndotur, nëpërmjet një sistemi përzierës. Pronarët dhe përdoruesit këshillohen të ndërtojnë gjithmonë një plan drenazhimi me një specialist planifikimi, për të shmangur të papritura në të ardhmen.

Në mënyrë që stacioni i drenazhimit të ruhet gjithmonë në gjendje funksionale, çdo element si pajisja e shkarkimit të ujrave të ndotura, drenazhimet e sigurta të mbetjeve dhe tubacionet, duhet të mirëmbahen dhe të pastrohen në intervale të rregullta. Në rasin e bodrumeve të përmbytura nga rreshjet e mëdha, shpesh problemi është mungesa e një mekanizmi
bllokues të vendeve të drenazhimit. Duke qenë se një sasi jo e konsiderueshme e kanalizimeve të ndërtuara në godina ka rrjedhje ose fillon të rrjedhë me kalimin e kohës, rekomandohen kontrolle periodike të rrjedhjeve, në mënyrë që pajisja e shkarkimit të ujërave të zeza të mos pompojë ujëra të ndotur në mur duke shkaktuar dëme masive. Si prodhuesi Premium i sistemeve pompuese me cilësi të lartë, Wilo është pika juaj e parë e kontaktit për shërbimet e orientuara ndaj klientit dhe zgjidhjeve tërësore të sistemit.
Drenazhimi i tokës dhe i godinave
Për pjesën më të madhe të qytetarëve, mënjanimi funksional i ujërave të zeza është një proces që merret i mirëqënë. Rëndësia e funksionimit të stacioneve të drenazhimit të godinave dhe terrenit, kuptohet më mirë kur uji nuk shkarkohet më siç duhet.
Në shumicën e rasteve, problemet në stacionet e drenazhimit shkaktohen nga tubacione të dëmtuar ose të çarë, nga ku ujërzat e zeza dhe terreni i gërmuar mund të hyjnë në ujërat nëntokësorë. Kjo sjell një ndotje që ka kosto tepër të larta për shkak të kohëve të gjata të punës së pompave në impiantet e pastrimit të ujit. Erozioni i fortë dhe shpëlarja e tokës nën rrugë, mund të vënë në rrezik infrastrukturat në afërsi. Për këtë arsye, pronarët e tokave duhet të ruajnë e mirëmbajnë stacionet e drenazhimit. Me anë të këshillimit për kujdesin dhe mirëmbajtjen, ju asistojmë me kënaqësi si një partner kompetent.
Aplikimet e sistemeve të drenazhimit
Stacionet e drenazhimit gjejnë zbatim si në përdorim private shtëpiake dhe të tokës ashtu edhe në struktura publike. Pompat e drenazhimit Wilo janë përdorur prej vitesh me sukses në sferën e inxhinierisë civile, ndërtimit të godinave, hapësirave të gjelbra dhe objekteve sportive. Përveç kësaj, pompat tona përdoren për nxjerrjen e ujit nga liqenet dhe lumenjtë, për ruajtjen e thatësirës dhe në drenazhime të ndryshme.
