Heating

Zgjidhje individuale për projektin tuaj

Si ofruesi kryesor në të gjithë botën i pompave dhe sistemeve të pompimit për shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës, ne ju ofrojmë produkte sipas përmasës me efekt të lartë sistemi dhe kursim maksimal të energjisë. Kërkesa jonë është gjithmonë ta mbajmë zgjidhjen tonë për ju aq individuale sa nevojitet dhe aq efikase që të jetë e mundur.

Me përvojën tonë disavjeçare nga projekte në shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës, ne ju mbështesim si në planifikimin, ashtu dhe në zbatimin e projekteve tuaja.

Me efiktivitet energjetik dhe të besueshëm

Ngrohja është zemra e një shtëpie – qoftë për kaloriferë klasikë, ose për ngrohje nën dysheme. Pompat me efektivitet të lartë Wilo e kthejnë çdo dhomë në një zonë të ndjesisë së mirë. Ato kujdesen jo vetëm për ngrohtësi dhe pajtueshmëri, por ndihmojnë edhe për të kursyer energji dhe kosto. Të lehta në instalim, mirëmbajtje e thjeshtë dhe shumë të besueshme – këto duhet të prisni në çdo kohë nga pompat Wilo. Edhe për fushat industriale të zbatimit përshtaten pompat tona me efektivitet të lartë dhe reduktojnë ndjeshëm kostot e energjisë. Kaldajat e kondensimit që qëndrojnë poshtë nivelit të lëngut kthyes, për largimin e kondensimit kanë nevojë për një pajisje pompimi për ujin kondensat. Wilo ofron zgjidhje individuale dhe me vlerë të lartë pikërisht për këtë zbatim.