Industry

Shumë ekonomik dhe efikas

Te Wilo ne e dimë: çdo fushë e industrisë ka kërkesat e saj të larta për teknikën e prodhimit dhe për materialin e të gjithë përbërësve të përfshirë. Prandaj ne zhvillojmë për partnerët dhe klientët tanë zgjidhje dhe produkte industriale individuale dhe garantojmë besueshmëri, fleksibilitet dhe efikasitet.

Larmi përdorimi

Produktet Wilo në të gjithë globin gjejnë zbatimin e tyre në shumë përdorime.

Industria ushqimore

Kur bëhet fjalë për produkte ushqimore, kërkesat e larta mund të mos jenë të mjaftueshme. Sepse këtu bëhet fjalë direkt për shëndetin tonë. Për këtë arsye, kjo sferë vendos gjithashtu kërkesa jashtëzakonisht të larta për teknologjinë dhe materialet e përdorura për të gjitha pjesët përbërëse. Në çdo stad të procesit duhet që parametrat e prodhimit, si temperatura dhe hermeciteti, të mbahen saktësisht në nivelin e duhur me qëllim që të garantohen normat e cilësisë dhe të higjienës. Kështu që pompat duhet të demonstrojnë çdo ditë funksionalitetin dhe besueshmërinë e tyre.

Industria metalurgjike

Çeliku është sot një pjesë përbërëse themelore e zhvillimit teknik. Për këtë arsye, prodhimi i çelikut futet në ato degë të industrisë që kanë nevojë maksimale për energji dhe ujë - dhe që ofron njëkohësisht një potencial të jashtëzakonshëm kursimi. Furnizimi dhe njëkohësisht largimi i sigurt i ujit në procesin e prodhimit është me rëndësi vendimtare. Ngarkesa e madhe e ujit të ftohjes me substanca agresive dhe gërryese vendos kërkesat më të larta për sistemet e pompimit në përdorim. Këtu pompat Wilo punojnë me efektivitet të lartë në çdo kohë dhe arrijnë jetëgjatësi maksimale në punë.

Minierë

Metalet si argjendi dhe bakri janë jashtëzakonisht përçuese dhe sot përdoren në të gjitha sferat e industrisë elektronike. Nxjerrja e mineralit është e kushtueshme: Shpesh rezervat ndodhen disa qindra metra nën tokë. Në gërmimin e mineralit në këtë thellësi, uji - në këtë rast uji i ndotur dhe uji nëntokësor që rrjedh më pas - përbën një sfidë të madhe. Pompat me seksion unazor Wilo janë mjaft ideale për përdorim industrial me presione të larta, si për shembull në largimin e ujit në miniera.

Industria energjetike

Energjia është njësia themelore e jetës. Njerëzit, kafshët, bimët, që të gjithë kanë nevojë për energji - dhe e konsumojnë atë. Prandaj, kërkesa botërore për energji rritet vazhdimisht dhe me shpejtësi të jashtëzakonshme. Kështu që një nga detyrat më të rëndësishme të zhvillimit teknologjik është shfrytëzimi me efikasitet i energjisë dhe i prodhimit të saj.

Një kontribut të çmueshëm këtu japin pompat me trup tubolar nga Wilo, të cilat përdoren, për shembull, në pompimin e ujit të ftohjes. Nëpërmjet përdorimit të materialeve dhe të teknologjive bashkëkohore në pompa, arrihet një efektivitet hidraulik i jashtëzakonshëm prej rreth 90 për qind, gjë e cila i zvogëlon ndjeshëm kostot për energji.