Irrigation

Në bujqësi, përdorimi i vazhdueshëm i ujit është një kusht thelbësor për prodhimin e produkteve ushqimore natyrore, në kushtet vazhdimisht të ndryshueshme të motit. Ndryshimet e klimës ndikojnë ndjeshëm në këto prodhime, në shumë rajone të botës. Në këto kushte, vaditja është e nevojshme, për të garantuar prodhimtarinë. Kushte të tjera, si reshjet e pakëta ose luhatjet e ndjeshme të reshjeve, e bëjnë vaditjen të nevojshme, për të balancuar furnizimin natyral me ujë. Kështu, nëpërmjet vaditjes është e mundur të krijohen sipërfaqe të mëdha të shfrytëzueshme dhe pjellore, të cilat përndryshe do të ishin të thata dhe jopjellore. Për këtë arsye, mbi 150 milionë hektarë tokë menaxhohen me ndihmën e vaditjes artificiale.

Sisteme vaditëse moderne për agrobiznesin

Me modernizimin e sistemeve vaditëse të fushave, ekzistojnë mënyra të ndryshme për të furnizuar me ujë të mjaftueshëm sistemet rrënjore. Nevoja për ujë varet shumë nga llojet e kulturave të mbjella si dhe nga kushtet e terrenit dhe të klimës.

Zbatimet në bizneset bujqësore

Për vaditjen e mjaftueshme të të gjitha bimëve nevojiten pompa dhe sisteme të ndryshme vaditëse. Pikërisht në zonat e thata lind nevoja që të siguruar dhe dërguar më tej ujin në mënyrën më efektive të mundshme për vaditjen e fushave. Wilo zotëron njohuritë e nevojshme dhe ofron teknologjitë e përshtatshme. Për shembull, pompat e pusit dhe turbinat Wilo sigurojnë nxjerrjen e ujit nga toka ose nga tubacionet e ujit, në mënyrë që të sigurohet furnizimi i nevojshëm. Jo të gjithë fermerët kanë kushte të njëjta për të pompuar ujin. Prandaj, Wilo ka zhvilluar pompa që bëjnë të mundur zgjedhjen e lirshme të vendndodhjes së pompës. Kështu, ato mund të vendosen për shembull, në mënyrë mjaft praktike mbi një përrua, për ta pompuar ujin nga lumi ose liqeni.

Pompat me rotor të thatë nga Wilo e kanë dëshmuar besueshmërinë e tyre në praktikë. Me to mund të thithni sasinë e nevojshme të ujit dhe ta transportoni pikërisht aty ku ju nevojitet, pavarërisht nivelit përkatës të ujit.

Gjithashtu, në sipërfaqet e mëdha të rrafshëta mungon shpesh presioni i nevojshëm i ujit për një furnizim të sigurt - veçanërisht me nivelet e luhatshme të ujit. Në këtë rast janë të përshtatshme impiantet për rritjen e presionit me efektivitet të lartë të Wilo. Me to jeni të sigurt që me presionin e duhur të ujit, të gjitha bimët në fushë vaditen mjaftueshëm. Në këtë mënyrë garantohet një furnizim me presion konstant edhe kur ka luhatje të nivelit të ujit - dhe kjo me një kursim energjie sa më të madh të mundshëm.