Wastewater transport

Zgjidhje sistemi të besueshme dhe të qëndrueshme për transportimin e ujërave të zeza

Përqindja e mbetjeve të ngurta në ujërat e ndotura rritet vazhdimisht, ajo është bërë më agresive dhe me përmbajtje më të madhe yndyrash. Kjo kërkon teknologji inovative për të transportuar ujërat e zeza. Pompa të forta dhe me afat të gjatë shërbimi nga Wilo kujdesen për drenazhim të shpejtë, komod dhe të besueshëm.

Sisteme fleksible për një zhvillim të qëndrueshëm

Gjatë asgjësimit të ujërave të zeza nga ndërtesës me shumë familje ose ndërtesat publike duhet të mbahen parasysh sasi hyrjesh që luhaten shumë dhe një përqindje e ndryshme mbetjesh të ngurta. Përveç kësaj, legjislatori parashikon kufij të ngushtë gjatë konfigurimit të zgjidhjeve teknike. Kjo vendos kërkesa të larta për fleksibilitetin e sistemeve.

Stacioni i ndërmjetëm i pompave dhe stacioni i pompave të grumbullimit

Pavarësisht nëse dërgoni ujëra të zeza në një stacion të pompave të grumbullimit nëpërmjet tubacioneve të drenazhit me rrjedhje të lirë dhe nga aty direkt në impiantin për pastrimin e ujit, ose dëshironi të përmirësoni efikasitetin nëpërmjet stacionit të ndërmjetëm të pompave: Te ne gjeni zgjidhjen e duhur për çdo nevojë. Pompë zhytëse për ujëra të zeza të serisë Wilo-EMU FA, me ftohje automatike dhe të montuara në të dhatë ose brenda në ujë, garantojnë transportin e besueshëm të sasive të mëdha të pompimit. Konstruksione hidraulike inovative përballojnë përqindjen në rritje të mbetjeve të ngurta. Dhe me Wilo-RexaBloc, në dispozicionin tuaj keni edhe një zgjidhje tërheqëse për sa u përket kostove për pompa të montuara në thatë me motor standard.