Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Yonos PICO1.0 | Wilo

Wilo-Yonos PICO1.0

Më shumë komoditet, më pak harxhim energjie.​

Avantazhet tuaja
Wilo-Yonos PICO1.0

Më shumë komoditet, më pak harxhim energjie.​

Shenja e dukshme e gjeneratës së re e pompave me efektivitet të lartë për ajrin e kondicionuar në shtëpitë me një dhe dy familje është butoni i përdorimit, i cili mundëson komoditet maksimal në instalim dhe mirëmbajtje. Parametrat standardë për radiatorin dhe ngrohjen nën dysheme – ilustruar simbolikisht nga piktogramet – kursejnë kohë gjatë vënies në punë. Efektiviteti energjetik i përmirësuar edhe njëherë ul harxhimin e energjisë, e cila gjithashtu mbahet gjithmonë në vështrim dhe nën kontroll me ekran LED. Falë konstruksionit kompakt, shkëmbimi i pompave tani është edhe më i thjeshtë.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Komoditet maksimal i përdorimit falë teknologjisë së butonit të gjelbër me sipërfaqe intuitive të përdoruesit​
  • Efektivitet optimal energjetik falë teknologjisë së motorit EC, parametrave me një saktësi prej 0,1 m dhe treguesve të harxhimit aktual të energjisë​
  • Instalim i thjeshtë dhe i lehtë si dhe zëvendësim pa problem falë konstruksionit të ri, të optimizuar ​
  • Mirëmbajtje e thjeshtë dhe siguri e punës falë funksioneve mbrojtëse si ri-ndezja automatike ose funksioni manual i ajrimit
  • ​Siguri maksimale e funksionimit falë teknologjisë së provuar
Përshkrimi i serive
Wilo-Yonos PICO1.0

Konstruksioni

Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar, motor EC me rrymë elektrike vetëmbrojtëse dhe rregullues elektronik fuqie.

Përdorimi

Sisteme ngrohëse me ujë të nxehtë të të gjitha sistemeve, zbatimet e ajrit të kondicionuar, impiante industriale të qarkullimit.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Llojet e rregullatorëve

  • Δ p-c për diferencë konstante të presionit
  • Δ p-v për diferencë të ndryshueshme të presionit

Funksionet manuale

  • Rregullimi i llojit të rregullatorit
  • Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
  • Funksioni i ajrimit

Funksionet automatike

  • Përshtatje e fuqisë me kontroll të vazhdueshëm në varësi të llojit të rregullatorit
  • Funksion zhbllokues automatik

Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje

  • Paraqitje e fuqisë së instaluar në W
  • Paraqitje e lartësisë aktuale të dërgimit gjatë rregullimit
  • Paraqitje e sinjalizimeve të defekteve (kodet e gabimit)
  • Tregues i funksionit të aktivizuar të ajrimit

Tërësia e pajisjeve

  • Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës
  • Lidhje e shpejtë elektrike me Wilo-Connector
  • Motor me rrymë elektrike vetëmbrojtëse
  • Filtër grimcash

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Yonos PICO1.0 25/1-4-130

Yonos PICO1.0

Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar), e rregulluar elektronikisht

25/

Diametri nominal i lidhjes

1-4

Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m]

130

Gjatësia e instalimeve

Të dhënat teknike

  • Temperatura e lëngjeve -10 °C deri +95 °C
  • Linja ushqyese 1~230 V, 50 Hz
  • Klasa e mbrojtjes IP X4 D
  • Bashkues i filetuar Rp ½, Rp 1 dhe Rp 1¼
  • Presioni maks. i funksionimit 10 bar

Materiale

  • Trupi i pompës: Gizë e hirtë (EN-GJL-200)
  • Helika: Plastikë (PP - 40 % GF)
  • Boshti i pompës: Çelik inoks
  • Kushineta: Karbon, me metal të ngopur

Dorëzim

  • Pompë
  • Wilo-Connector
  • Guarnicione
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Versionet Yonos PICO1.0...130 me gjatësinë më të shkurtër të instalimeve 130 mm

Aksesorë

  • Bashkuesit e filetuar
  • Pjesë përshtatëse
  • Izolimi termik
  • Wilo-Connector me 2 m kabllo lidhjeje dhe spinë Schuko
  • Spinë këndore me 2 m kabllo lidhjeje
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Yonos PICO1.0 - Quick Guide

Numri i artikullit 4245988
Botim 2021-05
Numri i faqeve 64
Language bg, cs, el, en, es, et, hr, hu, it, lt, lv, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, tr, uk
PDF (19 MB)

Wilo-Yonos PICO1.0

Numri i artikullit 4248347
Botim 2021-08
Numri i faqeve 24
Language en
PDF (4 MB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 13