Wilo-Padus MINI3
Drenazh fleksibël i shtëpive dhe terreneve private.
Drenazh fleksibël i shtëpive dhe terreneve private.
Pompa kompakte me motor të zhytur Wilo-Padus MINI3 është ideale për t'u montuar brenda në ujë për drenazhimin e shtëpive me një dhe dy familje dhe terreneve. Ajo transporton në mënyrë të sigurt ujin e ndotur si edhe ujëra të ndotura pa përmbajtje fekalesh në përputhje me DIN EN 12050-2 dhe mund të përdoret në mënyrë stacionare ose në mënyrë të lëvizshme, fleksibël në puset e pompave. Një sistem hidraulik i optimizuar i përbërë nga materiale lidhëse mundëson përdorimin në lëngje nga më të ndryshmet. Për përzgjedhjen ka dy variante të sistemit hidraulik, një variant me shumë kanale me efektivitet të lartë dhe një variant Vortex me kalim të madh të lirë sferik.
Falë kompaktësisë së saj instalimi është shumë i thjeshtë dhe është i mundur gjithashtu edhe në gropa të ngushta drenazhi. Konstruksioni i saj mundëson intervale të mëdha mirëmbajtjeje. Punimet e mirëmbajtjes mund të kryhen nëpërmjet aksesit direkt në komponentë nga më të rëndësishmit, për më tepër shumë komod.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Sistem hidraulik i optimizuar me fuqi të përmirësuar
- Siguri e lartë funksionimi/përdorim jetëgjatë nëpërmjet qëndrueshmërisë së lart kundër korrozionit, edhe me motorin jo të zhytur, në sajë të trupit të pompës prej inoksi dhe sistemit hidraulik prej materialeve lidhëse
- Instalim i thjeshtë edhe në gropa të ngushta drenazhi falë dizajnit kompakt, kondensuesit të integruar, peshës së lehtë si dhe lidhjes së filetuar me valvul moskthimi
- Intervale të gjata mirëmbajtjeje falë folesë me vëllim të madh të permistopit dhe permistopit të dyfishtë
- Mirëmbajtje e shpejtë dhe komode falë aksesit direkt në folenë e permistopit dhe në trupin e pompës
Konstruksioni
Pompë e zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë në funksionim të përhershëm.
Lëngje
Për pompim në zonat shtëpiake të:
- Ujra të ndotura pa fekale
- Ujë i ndotur (me sasi të pakta rëre dhe zhavorri)
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Mbikëqyrje termike e motorit me vetëveprim
- Motor njëfazor me rrymë alternative me kondensues të integruar
- Galexhant elektrik i integruar (versioni A)
Çelësi tip
Shembull: | Padus MINI3-M04.10/M05-523/A-10M |
Padus | Pompë drenazhi e zhytur për ujë të ndotur |
MINI3 | Seria |
M | Lloj i helikës
|
04 | Diametri nominal i bashkuesit me presion G 1½ IG |
10 | Lartësia maks. e dërgimit në m |
M | Versioni i linjës ushqyese:
|
05 | Vlera/10 = Fuqia nominale e motorit P në kW |
5 | Frekuenca e rrjetit:
|
23 | Çelësi për tensionin e matur |
A | Pajisje elektrike shtesë:
|
10M | Gjatësia e kabllos së lidhjes |
Të dhënat teknike
- Lidhja elektrike: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur: S3 20%
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
Materiale
- Trupi i sistemit hidraulik: PP-GF30
- Helika: Material kompozit (PK-GF30)
- Trupi i motorit: 1.4301 (AISI 304)
- Permistopi:
- Në anën e pompës: C/MgSi (BXPFF)
- Në anën e motorit: NBR
- Statike: NBR
- Skaji i boshtit: 1.4301 (AISI 304)
Konstruksioni
Padus MINI3-V … -P
Pompë drenazhimi me helikë me shtjellë dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale plastike. Motor 1~ me ftohje të sipërfaqeve, me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Trup motori prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me permistop të dyfishtë: në krahun e motorit është montuar një unazë mbajtëse e permistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik. Kabllo e lidhjes elektrike e çmontueshme me spinë të integruar (CEE 7/7).
Padus MINI3-V … -A
Pompë drenazhimi me helikë me shtjellë dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale plastike. Motor 1~ me ftohje të sipërfaqeve, me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Trup motori prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me permistop të dyfishtë: në krahun e motorit është montuar një unazë mbajtëse e permistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik. Kabllo e lidhjes elektrike e çmontueshme, me galexhant elektrik dhe spinë të integruar (CEE 7/7).
Padus MINI3-V … -O
Pompë drenazhimi me helikë me shtjellë dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale plastike. Motor 3~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Trup motori prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me permistop të dyfishtë: në krahun e motorit është montuar një unazë mbajtëse e permistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik. Kabllo e lidhjes elektrike e çmontueshme me skaj kablloje të lira, për lidhje fikse në komandimet në vendin e montimit. Pompë pa galexhant dhe spinë!
Padus MINI3-M … -P
Pompë drenazhimi me helikë gjysmë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale plastike. Motor 1~ me ftohje të sipërfaqeve, me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Trup motori prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me permistop të dyfishtë: në krahun e motorit është montuar një unazë mbajtëse e permistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik. Kabllo e lidhjes elektrike e çmontueshme me spinë të integruar (CEE 7/7).
Padus MINI3-M … -A
Pompë drenazhimi me helikë gjysmë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale plastike. Motor 1~ me ftohje të sipërfaqeve, me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Trup motori prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me permistop të dyfishtë: në krahun e motorit është montuar një unazë mbajtëse e permistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik. Kabllo e lidhjes elektrike e çmontueshme, me galexhant elektrik dhe spinë të integruar (CEE 7/7).
Padus MINI3-M … -O
Pompë drenazhimi me helikë gjysmë të hapur disa-kanalëshe dhe lidhje të filetuar vertikale. Trupi i sistemit hidraulik dhe helika janë nga materiale plastike. Motor 3~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Trup motori prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me permistop të dyfishtë: në krahun e motorit është montuar një unazë mbajtëse e permistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik. Kabllo e lidhjes elektrike e çmontueshme me skaj kablloje të lira, për lidhje fikse në komandimet në vendin e montimit. Pompë pa galexhant dhe spinë!
Dorëzim
- Pompë
- Valvul moskthimi e montuar paraprakisht
- Bashkues tubi fleksibël, i ofruar
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës