Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Plavis 013-C | Wilo

Wilo-Plavis 013-C

Pajisja shkarkuese kompakte e kondensimit për kaldajat e kondensimit, impiantet e ftohjes dhe ato të ajrit të kondicionuar në përdorime private.

Avantazhet tuaja
Wilo-Plavis 013-C

Pajisja shkarkuese kompakte e kondensimit për kaldajat e kondensimit, impiantet e ftohjes dhe ato të ajrit të kondicionuar në përdorime private.

Wilo-Plavis 013-C është e besueshme falë konsumit të ulët të energjisë, instalimit të thjeshtë dhe mirëmbajtjes së shpejtë. Versioni i gatshëm për përdorim, së bashku me alarmin vizual të matjes së besueshme të nivelit të mbushjes, si dhe kontakti i rregullueshëm i alarmit (hapje/mbyllje) ofron siguri të lartë funksionimi për prodhuesin e nxehtësisë. Falë konstruksionit të saj kompakt, dizajnit modern dhe funksionimit pa zhurmë, ajo integrohet në mënyrë perfekte në hapësirën e banimit të shtëpive me një ose dy familje.

Shërbimet e rekomanduara


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Siguri e lartë pune nëpërmjet alarmit pamor të integruar dhe një kontakt alarmi (takues/stakues)
  • Matje e besueshme e nivelit nëpërmjet çelësit të nivelit elektrodë
  • Instalim i thjeshtë falë sistemit «Plug & Pump» me hyrje që mund të përshtatet dhe mbulesë që mund të rrotullohet
  • Mirëmbajtje e shpejtë dhe e thjeshtë falë mbulesës së mirëmbajtjes që mund të çmontohet dhe valvulës sferike të moskthimit të integruar
  • Kursim i energjisë nëpërmjet konsumit të ulët të rrymës (≤ 20 W)
  • Integrim perfekt në mjedisin e klientit falë konstruksionin modern dhe kompakt dhe funksionimit të qetë (≤ 40 dBA)
Përshkrimi i serive

Konstruksioni

Paisje pompimi automatike për ujin kondensat

Përdorimi

  • Teknologjia e kondensimit
  • Sisteme të ajrit të kondicionuar dhe të ftohjes (p.sh. frigoriferë dhe avullues)

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Kabllo elektrike me spinë (1,5 m, mund të blihen versione me spinë britanike)
  • Mbulesë e lëvizshme e mirëmbajtjes për mirëmbajtje të thjeshtë; valvul moskthimi me sferë e integruar
  • Kablloja e alarmit (1,5 m), kontakt alarmi
  • Zorra e presionit (5 m, Ø 8)
  • Përdorimi i përshtatshëm i gominës në lidhjen në hyrje, Ø 2 deri Ø 32

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Plavis 013-C-2G/GB

Plavis

Sistem ngritës i ujërave të ndotura

01

Numri i serive në serinë Plavis

3

Niveli i serisë (1 = bazë, 3 = standard, 5 = premium)

C

Zbatimi te kondensati

-2G

2. Prodhim

/GB

[..] = spinë BE GB = spinë MB

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 1~ 100 – 240 V, 50/60 Hz
  • Fuqia: P1 < 20 W
  • Temperatura e lëngjeve nga +5 °C deri +60 °C
  • Temperatura e mjedisit nga +5 °C deri +40 °C
  • Klasa e mbrojtjes: IPX4
  • Lidhja për nxjerrjen e kondensatit: Ø 8 mm deri Ø 10 mm
  • Lidhja e integruar në hyrje: Ø 18 mm deri Ø 40 mm
  • Përdorimet e gominës në lidhjen në hyrje: Ø 2 mm deri Ø 32 mm
  • të përshtatshme për kondensate me vlerë pH ≥ 2,5
  • Vëllimi i depozitës: 1,1 l
  • Vëllimi i dobishëm: 0,4 l
  • Koha për shkarkimin e depozitës*: 15 s
  • *për konfigurimin e pikës së punës (3,2 m/120 l/min) me gjatësi dalje 5 m

Materiale

  • Depozita: ABS
  • Mbulesa e depozitës: ABS
  • Valvul moskthimi: ABS
  • Moduli i pompave: PP dhe ABS

Dorëzim

  • Pajisje pompimi për ujin kondensat me sensor niveli elektrodë
  • Depozita mbulesa dhe mbulesa e mirëmbajtjes
  • kabllo elektrike 1,5 m e gjatë
  • Zorra plastike në anën e presionit (Ø 8 mm, 5 m)
  • Hyrje që përshtaten (2x gomina Ø 2/32 mm)
  • Vida (Ø 4) dhe upa (2x) për montim në mur
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Aksesorë

  • Zorra e presionit (25 m, Ø 10 mm)
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Plavis

Numri i artikullit 4210255
Botim 2021-10
Numri i faqeve 64
Language cs, de, en, fr, hu, it, nl, pl, ru, sv, tr
PDF (3 MB)
Përzgjedhja e produktit
Emërtimi i produktitLidhja e tubitPresioni maksimal i funksionimit PNLinja ushqyesePesha bruto afërisht mNumri për paletëNumri i artikullit
Plavis 013-C
Ø 18-40mm
1 bar
1~100-240 V, 50 Hz
1 kg
105
2548552
Plavis 013-C
Ø 18-40mm
1 bar
1~100-240 V, 50 Hz
1 kg
105
2548595