Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-RAIN1 | Wilo

Wilo-RAIN1

Përdorimi i ujit të shiut me opsione të shumta lidhjeje.

Avantazhet tuaja
Wilo-RAIN1

Përdorimi i ujit të shiut me opsione të shumta lidhjeje.

Wilo-RAIN1 është një impiant për shfrytëzimin e ujit të shiut për furnizimin me ujë, p.sh. të kasetave të banjave dhe vaditjen e kopshteve. Falë konstruksionit të tij kompakt dhe të standardizuar në përputhje me EN 1717 dhe DIN 1989, si dhe opsioneve të tij të ndryshme të lidhjeve hidraulike, çdo instalim apo zëvendësim i radhës bëhet më thjesht e më shpejt. Përveç kësaj, ndërfaqja intuitive në kombinim me funksionet e shumta inteligjente, si p.sh. rutina e vetëmbrojtjes, mundëson një lehtësi në përdorim dhe një besueshmëri të lartë.

Shërbimet e rekomanduara


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Instalim i thjeshtë falë sistemit të gatshëm për përdorim dhe konstruksionit kompakt me mundësi të ndryshme të lidhjes hidraulike
  • Operim komod dhe funksione me rregullim të lehtë falë ndërfaqes intuitive dhe funksioneve inteligjente
  • Besueshmëri e lartë falë rutinës së integruar të vetëmbrojtjes
  • Siguri higjienike falë valvulës së moskthimit dhe një depozite uji në përputhje me DIN 1989 dhe EN 1717
Përshkrimi i serive
Wilo-RAIN1

Konstruksioni

Impiant i gatshëm për përdorim me pompë teke për përdorimin e ujit të shiut

Përdorimi

Impianti i shfrytëzimit të ujit të shiut është konceptuar për zbatime që nuk kërkojnë furnizim me ujë të pijshëm, si:

  • Depozitë e tualetit
  • Makinat larëse
  • Vaditje e kopshtit

(Ju lutemi verifikoni nëse përdorimi përkon me rregulloret lokale)

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Modul gati për lidhje në konstruksion kompakt, i përbërë nga:

  • Pompë centrifugale vetëthithëse HiMulti 3 P, e montuar mbi një kornizë bazë me zbutës të vibrimeve
  • Depozitë uji 11 l për furnizim me ujë të freskët me valvulë me galexhant
  • Valvulë me tre rrugë
  • Lidhja në anën e presionit, zorrë Rp 1"
  • Lidhja në anën e thithjes, zorrë Rp 1"
  • Lidhja për sistemin e ujësjellësit komunal R ¾"
  • Me kabllo të lidhjes së rrjetit 1,5 m dhe me spinë
  • Galexhant me kabllo 20 m për monitorimin e nivelit të ujit të shiut në depozitën e ujit
  • Disponohet kontakt pa tension për alarmin e jashtëm opsional ose sinjalizim defekti
  • Rele për pompë të zhytur opsionale (pompë për cisternat)
  • Pajisje komanduese elektronike me zbulim të integruar të nivelit zero dhe sensor presioni analog në anën e presionit
  • Ndërfaqe e përdorimit me butona, 7 ekrane me paraqitje të segmentuar dhe llamba LED

Funksionet kryesore:

  • Përdorim i plotë automatik i ujit të shiut
  • Sinjalizime pune dhe defektesh
  • Mbrojtje kundër punës pa ujë të pompave
  • Mbështetje me vetëthithje
  • Depozitë uji me rimbushje automatike
  • Ekran tregues i përhershëm për nivelin e mbushjes së cisternës, matje presioni të sistemit në anën e presionit, gjendje pune të panelit komandues

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-RAIN1-25 EM

Wilo

Emri i markës

RAIN

Impiant për përdorimin e ujit të shiut

1

Niveli i produktit

2

Vëllimi nominal i rrjedhës Q në m³/h

5

Numri i helikave

EM

Njëfazor

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz.
  • Kablloja e linjës ushqyese: Gjatësia 1,5 m
  • Klasa e mbrojtjes: IPX4
  • Motor me sondë për mbrojtje termike të motorit të integruar
  • Presioni maks. i funksionimit: 8 bar
  • Presioni i veprimit: 1,5 bar
  • Lartësia maks. e thithjes: 8 m
  • Temperatura maks. e lëngut: +5°C deri +30°C
  • Temperatura e mjedisit: +5°C deri +40°C
  • Vëllimi i depozitës së ujit 11 litra
  • Diametrat nominalë të lidhjes:
    • Bashkues me presion Rp 1" me dado bashkuese të filetuar
    • Bashkuesit në thithje Rp 1" të filetuar me dado bashkuese
    • Lidhje për rrjetin komunal të furnizimit me ujë në valvul me galexhant R ¾" (fileto e jashtme)

Materiale

HiMulti 3 P:

  • Trupi i pompës prej polimeri teknologjik
  • Helikat dhe këmisha e helikave Noryl 30% GF
  • Mbulesa e pompës dhe boshti prej inoksi
  • Bllokues mekanik qeramikë/karbon

Konstruksioni

Impiant i furnizimit me ujë shiu me një pompë teke, i gatshëm për përdorim, si modul kompakt për shtëpi për një familje dhe ndërtesa të vogla tregtare.

Impianti përmbush kriteret e DIN 1989 dhe EN 1717.

Të gjitha pjesët në kontakt me lëngun e pompuar janë rezistente ndaj korrozionit.

Dorëzim

  • Impiant i shfrytëzimit të ujit të shiut, gati për lidhje, me material fiksimi
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
  • Galexhant elektrik
  • Ngjitës "Mbrojeni nga ngrica"
  • Ngjitës "Jo ujë i pijshëm"

Opsione

  • Pompë për cisternat
    • Për kalimin e humbjeve të presionit për shkak të një distance të lartë të thithjes (në varësi të instalimit) mund të vihet në përdorim një pompë me motor të zhytur në ruajtësin e ujit të shiut.
  • Alarmi i jashtëm
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-RAIN1

Numri i artikullit 4232896
Botim 2020-02
Numri i faqeve 92
Language cs, de, el, en, fr, nl
PDF (7 MB)
Përzgjedhja e produktit
Emërtimi i produktitLinja ushqyeseFuqia nominale e motorit P2Pesha bruto afërisht mNumri i artikullit
RAIN1-24 EM
1~230 V, 50 Hz
0,4 kW
24,1 kg
2551468
RAIN1-25 EM
1~230 V, 50 Hz
0,5 kW
24,5 kg
2551469
RAIN1-45 EM
1~230 V, 50 Hz
0,8 kW
27,6 kg
2551470