Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
RAIN3-24 EM | Wilo
Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Presioni maksimal i funksionimit PN 8 bar
Dalja e presionit G 1
Impianti i rimbushjes -
Vëllimi i rrjedhës maks. Qmax 5,3 m³/h
Vëllimi optimal i rrjedhës Qopt 3,0 m³/h
Lartësia maks. e dërgimit Hmax 38,9 m
Lartësia optimale e dërgimit Hopt 23,91 m
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 3 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 30 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 5 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 1~230 V, 50 Hz
Fuqia e boshtit P2(Q=max.) t. helikës së zgj. * numri i pompave 400 W
Shpejtësia e dhënë n 2900 1/min
Rryma nominale IN 2,7 A
Mënyra e mbrojtjes Motori X4
Klasa e izolimit F
Materiale
Trupi i pompës PA6T/6I-GF40
Helika PPE/PS-GF30
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik BVPFF
Materiali i dhomës së shkallëve PPE/PS-GF30
Përmasa e instalimit
Vëllimi bruto i depozitës V 10 l
Vëllimi bruto i enës së zgjerimit me membranë V 0 l
Lidhja e tubit në pjesën thithëse G 1
Lidhja e tubit në anën e presionit G 1

RAIN3-24 EM

Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit RAIN3-24 EM
Numri i artikullit 2551471
Numri EAN 4048482967943
Ngjyra i/e bardhë/e zezë/i zi
Sasia minimale e porostijes 1
Disponueshmëria e tregut 2020-02-20
Paketimi
Lloji i paketimit Karton
Tipi i paketimit Paketim për shitje
Numri për paletë 4
Sasia për shtresë 1
Përmasat dhe peshat
Masa e gjatësisë me ambalazhin 777 mm
Gjatësia L 642 mm
Masa e lartëtesisë me ambalazhin 908 mm
Lartësia H 715 mm
Masa e gjerësisë me ambalazhin 295 mm
Gjerësia W 260 mm
Pesha bruto afërisht m 28,5 kg
Pesha neto afërisht m 25,5 kg
Përshkrimi tekstit

Wilo-RAIN3 është një pajisje për përdorimin e ujit të shiut për kursimin e ujit të pijshëm, për furnizimin me ujë p.sh. të depozitave të banjës apo për ujitjen e kopshteve. Falë konstruksionit të tij kompakt dhe të standardizuar në përputhje me EN 1717 dhe DIN 1989, si dhe opsioneve të tij të ndryshme të lidhjeve hidraulike, çdo instalim apo zëvendësim i radhës bëhet më thjesht e më shpejt. Për më tej, ndërfaqja intuitive e ekranit LCD me prekje, së bashku me funksionet e shumta inteligjente si p.sh. rutinat e vetëmbrojtjes, sjellin lehtësi përdorimi dhe qëndrueshmëri të lartë.

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Instalim i thjeshtë falë sistemit të gatshëm për përdorim dhe konstruksionit kompakt me mundësi të ndryshme të lidhjes hidraulike
  • Komoditet i lartë operimi dhe mundësi të thjeshta rregullimi nëpërmjet një kombinimi unik nga operimi me intuitë përmes ekranit me prekje dhe funksionet e shumta
  • Besueshmëri e lartë falë rutinës së integruar të vetëmbrojtjes
  • Siguri higjienike nëpërmjet valvulës së moskthimit dhe rezervuarit të rimbushjes sipas DIN 1989 dhe EN 1717
  • Funksionim më i qetë në instalimin pranë ambienteve të banimit
  • Niveli i lartë i komoditetit të zbatimit falë kontrollit të përditësuar nëpërmjet Wifi për shërbimin Wilo

Tërësia e pajisjeve/funksionet

Modul gati për lidhje në konstruksion kompakt, i përbërë nga:

  • Pompë centrifugale vetëthithëse HiMulti 3 P, e montuar mbi një kornizë bazë me zbutës të vibrimeve
  • Rezervuari i rimbushjes 11 l për sahat matës uji, me valvul me galexhant
  • Valvulë me tre rrugë
  • Mbulesë me kapak përpara dhe pas
  • lidhja në anën e presionit, zorrë G 1”
  • lidhja në anën e thithjes, zorrë G 1”
  • Lidhja për sistemin e ujësjellësit komunal për furnizim me ujë G ¾”, makslimalisht 6 bar
  • Linja ushqyese 3 m dhe spinë
  • Sensor niveli 4 ... 20 mA me kabllo 20 m për monitorimin e nivelit të ujit të shiut në depozitën e ujit
  • Tregues presioni 4…20 mA
  • Sensor tejmbushjeje i instaluar në rezervuarin e rimbushjes
  • Alarm akustik
  • Disponohet kontakt pa tension për alarmin e jashtëm opsional ose sinjalizim defekti
  • Çelës komandues elektronik me ekran LCD me prekje dhe me ngjyra

Operimi / ekrani

  • Paraqitje në ekran LCD me prekje, me ngjyra
  • Ekran tregues i përhershëm për nivelin e mbushjes së cisternës, për presionin e funksionimit të sistemit në anën e presionit (automatike - manuale), statusin e punës së ndërfaqes së komandimit (ujë shiu - rubinet)
  • Regjistrim të 10 gabimeve më të fundit

Komandimi

Kontroll tërësisht i automatizuar për:

  • Pompë centrifugale vetëthithëse HiMulti 3 P
  • Presion i rregullueshëm i veprimit
  • Modalitetet e funksionimit të sistemeve (manuale ose automatike)
  • Kthim i valvulës me 3 rrugë ndërmjet funksionimit për ujin e shiut dhe rrjetit komunal të furnizimit me ujë
  • Mbikëqyrje e nivelit të mbushjes për cisternën
  • Zbulim i tejmbushjes së rezervuarit të rimbushjes
  • Mbrojtje kundër punës pa ujë të pompave
  • Mbështetje me vetëthithje
  • Shkëmbim automatik periodik i ujit në rezervuarin e rimbushjes (cikli mund të përzgjidhet)
  • Sinjalizime pune dhe defektesh
  • Alarm i jashtëm ose sinjalizim defekti opsional
  • Pompë opsionale me motor të zhytur (pompë për cisternat)

Mbikëqyrja

  • Niveli i ujit të shiut në depozitën e ujit falë sensorit 4...20 m
  • Presioni aktual i ushqimit
  • Mbrojtje kundër punës pa ujë të pompave
  • Monitorim i vazhduar i kabllove të sensorëve
  • Mbrojtje e furnizimit të tensionit të rrjetit të pompës përmes relesë diferenciale me mbrojtje
  • Tejmbushje e rezervuarit të rimbushjes

Ndërfaqet

  • Rele për pompë opsionale me motor të zhytur
  • Disponohet kontakt pa tension për alarm të jashtëm ose sinjalizim defekti në BMS
  • Kontakt pa tension për sensorin për zbulimin e tejmbushjes ose të prapakthimit

Lidhje elektrike shtesë në pajisjen e kontrollit

Rregullimi i pajisjeve opsionale ose të përdorshme për komunikim:

  • Lidhja e një pompe për cisternat:
    • Në rast të ndonjë problemi të thithjes të shkaktuar nga tejkalimi i lartësisë maksimale të shtytjes së pompës kryesore (p.sh. çisterna shumë e thellë ose tubat shumë të gjatë), një pompë për çisternat (pompë zhytëse, 230 V, maks. 3 A) duhet të lidhet me pajisjen e kontrollit. Pompat për këto raste zbatimi ofrohen nga Wilo. Pyesni specialistin.
  • kontakti pa tension si një sinjalizim difekti
  • Sensor për zbulimin e tejmbushjes ose të prapakthimit
Materiale
Trupi i pompës PA6T/6I-GF40
Boshti Çelik inoks
Helika PPE/PS-GF30
Të dhënat e funksionimit
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 3 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 30 °C
Presioni maksimal i funksionimit p 8,0 bar
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 1~230 V, 50 Hz
Shpejtësia e dhënë n 2900 1/min
Rryma nominale IN 2,7 A
Mënyra e mbrojtjes Motori X4
Klasa e izolimit F
Përmasa e instalimit
Lidhja për mbushjen e tepërt Ø19-PN0
Lidhja e tubit në pjesën thithëse G 1
Lidhja e tubit në anën e presionit G 1
Informacione për bërjen e porosisë
Pesha neto afërisht m 25,5 kg
Marka Wilo
Emërtimi i produktit RAIN3-24 EM
Numri i artikullit 2551471
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-RAIN3

Numri i artikullit 4232897
Botim 2024-02
Numri i faqeve 132
Language de, en, fr, nl
PDF (17 MB)

Wilo-RAIN3 - Quick Start Guide

Numri i artikullit 4263496
Botim 2024-02
Numri i faqeve 16
Language de, en, fr, nl
PDF (10 MB)
BIM/CAD
Aksesor

Filtër notues në thithje (15)

Pompë për cisternat (11)

Tërheqje afër tokës (11)

Rubinetat (1)

Zorrë, lidhjet e zorrës (5)

Montim/instalim (1)

Montim i tubit (1)

Enë e zgjerimit me presion (3)

Filtër thithjeje (4)

Kontrolli i nivelit/aksesorë (1)

Aksesorët për sensor niveli
Aksesorët për sensor niveli
Kuti e kompensimit të presionit
    

Kuti e kompensimit të presionit për pajisjet për përdorimin e ujit të shiut (p.sh. Wilo-RAIN3, Wilo-RainSystem AF 150) për rastin, nëse kabllo e sensorit të nivelit të mbushjes e tejkalon një gjatësi prej 20 m.

Kutia mundëson një lidhje të sigurt të kabllos së sensorit dhe mbron kapilarët nëpërmjet mbrojtjes së vazhdueshme (IP65) nga depozitimet, pluhuri dhe kondensimi.

Lidhja elektrike midis impiantit dhe kutisë duhet vendosur me një kabllo pa kapilarë, për shkëmbimin atmosferik të presionit.

Për një përdorim optimal dhe ekonomik montojeni kutinë sa më afër që të jetë e mundur në sipërfaqen e lëngut matës.

Services

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Asistenti direkt i Wilo
Shërbimi Wilo-Live Assistant
    
2216415

Wilo-Live Assistant ndodhet në dispozicionin tuaj gjatë shërbimit të pompës si këshillues teknik. Me Wilo-Live Assistant ju i mbështetni këshilluesit tanë të specializuar në sferën e kaldajave ose impianteve me anë të transmetimit video – direkt dhe në kohë reale. Ju tregoni me smartfonin tuaj konfigurimin e instalimit, ndërkohë që eksperti i Wilo ndjek çdo gjë në ekran. Ju mund të shihni si komponentët, ashtu edhe detajet e tjera dhe kështu ju përcaktoni se ku krijohet gabimi ose defekti. Ne parandalojmë kohët e defektit dhe kujdesemi për sigurinë e funksionimit të pompave dhe sistemeve tuaja!

Wilo-Live Assistant përfshin:

  • Mbështetje live interaktive përmes video-bisedës
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me një ekspert
  • Zgjidhje në kohën e duhur, për të garantuar një siguri funksionimi maksimale për pompat dhe sistemet tuaja
Mirëmbajtje
Mirëmbajtja BASIC RainSystem AF22/Basic/Comfort
    
2160460

Për sigurimin dhe garantimin e sigurisë së funksionimit të pompave/impianteve, sugjerojmë që të bëhet një inspektim dhe mirëmbajtje konform DIN-së nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Punimet kryhen sipas DIN 31051/DIN EN 13306. Në punime përfshihen pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli pamor i pompave/impianteve
  • Kontroll mekanik
  • Kontroll elektrik
  • Kontrolli i enëve ekzistuese të zgjerimit me membranë, nëse ka
  • Verifikimi dhe përshtatja e parametrave të impianteve
  • Mbajtja e procesverbalit të mirëmbajtjes

Programimi i datave dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtje disponohen me kërkesë. Çmimi për mirëmbajtjen është i vlefshëm brenda Gjermanisë.

-NETO-

Mirëmbajtja COMFORT RainSystem AF22/Basic/Comfort
    
2160475

Për sigurimin dhe garantimin e sigurisë së funksionimit të pompave/impianteve, sugjerojmë që të bëhet një inspektim dhe mirëmbajtje konform DIN-së nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Punimet kryhen sipas DIN 31051/DIN EN 13306. Në punime përfshihen pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli pamor i pompave/impianteve
  • Kontroll mekanik
  • Kontroll elektrik
  • Kontrolli dhe, nëse nevojitet, mbushja e enëve ekzistuese të zgjerimit me membranë
  • Verifikimi dhe përshtatja e parametrave të impianteve
  • Mbajtja e procesverbalit të mirëmbajtjes
  • Çmimi i kontratës nuk përfshin materialet e konsumit
  • Kostot e pagës dhe të udhëtimit gjatë ndërhyrjeve midis intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit) nuk përfshihen

Programimi i datave dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtje disponohen me kërkesë. Çmimi për mirëmbajtjen është i vlefshëm brenda Gjermanisë.

-NETO-

Mirëmbajtja PREMIUM RainSystem AF22/Basic/Comfort
    
2160490

Për sigurimin dhe garantimin e sigurisë së funksionimit të pompave/impianteve, sugjerojmë që të bëhet një inspektim dhe mirëmbajtje konform DIN-së nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Punimet kryhen sipas DIN 31051/DIN EN 13306. Në punime përfshihen pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli pamor i pompave/impianteve
  • Kontroll mekanik
  • Kontroll elektrik
  • Kontrolli dhe, nëse nevojitet, mbushja e enëve ekzistuese të zgjerimit me membranë
  • Verifikimi i parametrave të impianteve
  • Mbajtja e procesverbalit të mirëmbajtjes
  • Çmimi i kontratës nuk përfshin materialet e konsumit
  • Kostot e pagës dhe të udhëtimit gjatë ndërhyrjeve midis intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit) nuk përfshihen
  • Përditësime softuer
  • Pjesët e amortizuara, të përfshira

Programimi i datave dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtje disponohen me kërkesë. Çmimi për mirëmbajtjen është i vlefshëm brenda Gjermanisë.

-NETO-

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për AF/RAIN
    
2219702

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për AF/RAIN
    
2219673

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit S për AF/RAIN
    
2219644

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa S e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Basic
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Mbështetje për projektin
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin për RAIN
    
2219326

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Instalim
Instalimi i RAIN
    
2219361

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Vënia në punë
Vënie në punë RAIN1/RAIN3
    
2160445

Për funksionimin pa probleme të pompës (pompave) /impiantit (impianteve), sugjerojmë që vënia në punë të bëhet nga Shërbimi për Klientët i WILO SE. Në këtë mënyrë garantohet rregullimi optimal dhe një funksionim i leverdishëm i impiantit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit (impianteve) sipas listës së kontrollit
  • Vendosje e parametrave dhe rregullimi i panelit të komandimit
  • Kontrolli dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve të zgjerimit me membranë (mbushja deri në dhe përfshirë 80 litra)
  • Kontrolli i funksionimit të impiantit të montuar (impianteve të montuara)
  • Instruksione të orientuara nga praktika për përdorimin
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë zbatohet për impiantin (impiantet) që e instaluar në përputhje me manualin e mënyrës së punës dhe stadit të teknikës. Në të nuk përfshihen kosto për materiale që mund të nevojiten.

-NETO-

Optimizim i impianteve
Optimizimi i impianteve RAIN
    
2219256

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions RAIN
    
2219291

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i AF/RAIN
    
2219615

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit