Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Rexa MINI3-S | Wilo

Wilo-Rexa MINI3-S

Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës për drenazhimin e truallit dhe të shtëpisë në banesat me një dhe dy familje.

Avantazhet tuaja
Wilo-Rexa MINI3-S

Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës për drenazhimin e truallit dhe të shtëpisë në banesat me një dhe dy familje.

Pompa me grirës Wilo-Rexa MINI3-S kujdeset për një drenazhim të sigurt të truallit dhe të shtëpisë. Konstruksioni kompakt dhe grirësi radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë mundësojnë një shkarkim të sigurt të puseve të vogla të pompave, të tilla si pusetat septike ose puset grumbulluese. Përveç kësaj, kostot e instalimit ulen në sajë të përdorimit minimal të mundshëm të tubave. Motori i cilësisë së lartë ka një permistop të dyfishtë dhe mirëmbahet në mënyrë të lehtë. Trupi i motorit prej inoksi është rezistent ndaj korrozionit, edhe në rastin e funksionimit jo të zhytur. Instalimi i pompave njëfazore është fare i thjeshtë në sajë të peshës së vogël dhe të spinës së integruar: Thjesht lidheni në prizën ekzistuese. Në pompat me galexhant elektrik të integruar vënia në punë bëhet në mënyrë automatike. Pompat ndizen dhe fiken në varësi nga niveli i mbushjes.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Siguri e jashtëzakonshme kundër bllokimit në sajë të një grirësi me efektin e teheve prerës të dyfishtë
  • Optimizim i kombinimit sistem hidraulik-grirës për një mbulim të gjerë të lartësive të pompimit me kërkesën më të vogël të fuqisë, për lidhje në rrjetin elektrik të shtëpisë
  • Kosto të ulëta të instalimit të përgjithshëm si rezultat i përdorimit minimal të mundshëm të tubave
  • Përdorim i thjeshtë në sferën shtëpiake në sajë të peshës së vogël
  • Jetëgjatësi e madhe në sajë të motorit të cilësisë së lartë me permistop të dyfishtë
  • Qëndrueshmëri e lartë ndaj korrozionit, edhe me motorin jo të zhytur, në sajë të trupit të pompës prej inoksi
Përshkrimi i serive
Wilo-Rexa MINI3-S

Konstruksioni

Pompë me mekanizëm grirës tërësisht e zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë në funksionim me ndërprerje.

Lëngje

Për pompim në zonat shtëpiake të:

  • Ujëra të zeza me fekale
  • Ujë i ndotur (me sasi të vogël rëre)

Pompim i ujërave të zeza sipas (DIN) EN 12050

Pompat plotësojnë kërkesat sipas EN 12050-1.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
  • Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
  • Motor njëfazor me rrymë alternative me monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik
  • Kablloja elektrike në versione të ndryshme:
    • Versioni "P": me spinë
    • Versioni "A": me galexhant elektrik dhe spinë
    • Versioni "O": me skaje të lira të kabllos
    • Motor njëfazor me rrymë alternative me panel elektrik të ndarë të kondensatorit

Çelësi tip

Shembull:

Rexa MINI3-S03/M008-523/A

Rexa

Pompë zhytëse për ujërat e zeza

MINI3

Seria

S

Grirës

03

Diametri nominal i lidhjes së presionit: DN 32/40

M

Versioni i linjës ushqyese:

  • M = rrymë alternative njëfazore (1~)
  • T = rrymë alternative trefazore (3~)

008

Vlera/10 = Fuqia nominale e motorit P në kW

-

Pa autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit

5

Frekuenca e rrjetit: 5 = 50 Hz/6 = 60 Hz

23

Çelësi për tensionin e matur

A

Pajisje elektrike shtesë:

  • O = me skaje kabllosh të lira
  • P = me spinë (CEE 7/7)
  • A = me galexhant elektrik dhe spinë (CEE 7/7)

Të dhënat teknike

  • Lidhja elektrike: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Mënyra e punës, jo e zhytur: S3 10%
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Klasa e izolimit: F
  • Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)

Materiale

  • Trupi i sistemit hidraulik: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
  • Helika: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
  • Grirësi: 1.4528/59 HRC (AISI 440B+Co)
  • Trupi i motorit: 1.4301 (AISI 304)
  • Permistopi:
    • Në anën e pompës: SiC/SiC (QQPGG)
    • Në anën e motorit: NBR
    • Statike: NBR
  • Skaji i boshtit: 1.4401 (AISI 316)

Konstruksioni

Rexa MINI3-S ... /M ... /P

Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori dhe spinë (CEE 7/7).

Rexa MINI3-S ... /M ... /A

Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori, galexhant elektrik dhe spinë (CEE 7/7).

Rexa MINI3-S ... /T ... /O

Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 3~ me ftohje të sipërfaqeve, me monitorim termik të motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo e lidhjes, e çmontueshme me skaje kabllosh të lira.

Dorëzim

  • Pompë
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Aksesorë

  • Kabllo elektrike me gjatësi fikse të kabllos:
    • Motori 1~: deri në maks. 30 m (98 ft).
    • Motori 3~: deri në maks. 50 m (164 ft).
  • Pajisje e varjes për montim brenda në ujë
  • Aksesorë fiksimi dhe zinxhir
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 3
Emërtimi i produktitMënyra e punës (e thatë)Dalja e presionitFuqia nominale e motorit P2Gjatësia e kabllos së lidhjesMbrojtja kundër shpërthimitNumri i artikullit
Rexa MINI3-S03/M008-523/A
S2-15 min.
DN 32/40
0,75 kW
10 m
jo
6093591
Rexa MINI3-S03/M008-523/P
S2-15 min.
DN 32/40
0,75 kW
10 m
jo
6093590
Rexa MINI3-S03/T008-540/O
S2-15 min.
DN 32/40
0,75 kW
10 m
jo
6093592