Wilo-Varios PICO-STG


Pompa zëvendësuese më e gjithanshme e të gjitha kohërave.
Pompa zëvendësuese më e gjithanshme e të gjitha kohërave.
Wilo-Varios PICO-STG është zgjidhja universale në fushën e ngrohjes, kondicionerëve dhe ftohjes për banesat me një dhe dy familje. Ajo mundëson një modalitet kontrolli standard dhe të jashtëm, ndërsa me ndihmën e Sync assistant mund të transferohen lehtë cilësimet e pompës së ndërruar. Dizajni i tyre kompakt, adoptimi i tipareve të pompave të vjetra me një funksion të ri sinkronizimi e bën instalimin dhe vënien në punë tejet të thjeshtë. Dhe me teknologjinë e butonit të gjelbër, operueshmëria është tepër komode.
Shërbimet e rekomanduara

Veçoritë/avantazhet e produktit
- Zgjidhja më e pajtueshme e ndërrimit për një sërë përdorimesh, tani edhe për energjinë diellore dhe gjeotermike falë konstruksionit të saj kompakt, mënyrave të reja të kontrollit (si p.sh. iPWM) dhe Sync assistant
- Lehtësia më e lartë në përdorim falë ekranit LED dhe teknologjisë ë butonit të gjelbër me një shtypje të butonit për kontroll të punës dhe një shtypje butoni për rregullimin e pompës.
- Instalim i thjeshtë falë konstruksionit kompakt, lidhjeve elektrike që mund të përshtaten dhe funksione mirëmbajtjeje të tilla si ajrimi
- Siguri maksimale funksionimi dhe operimi falë një teknologjie të provuar
Konstruksioni
Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar, motor EC me rrymë elektrike vetëmbrojtëse dhe rregullues elektronik fuqie.
Përdorimi
Ngrohje me ujë të ngrohtë për të gjitha sistemet, rastet e përdorimit me kondicioner, sistemet e qarkullimit industrial, qarqet kryesore në impiante energjie diellore dhe gjeotermike.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e punës
- Diferenca e presionit konstante (3 kurba të pompës të përcaktuara paraprakisht)
- Diferenca e presionit e ndryshueshme (3 kurba të pompës të përcaktuara paraprakisht)
- Numër konstant i rrotullimeve (3 shkallë shpejtësie)
- Kontroll i jashtëm nga sinjali iPWM
- iPWM GT (ngrohje/energji gjeotermike, jo te Varios PICO-STG .../1-13)
- iPWM ST (energji diellore)
Funksionet manuale
- Rregullimi i mënyrës së punës sipas zbatimit
- Rregullimi i rendimentit të pompës (kurba)
- Rregullim i numrit konstant të rrotullimeve
- Aktivizim i funksionit Sync dhe kodifikimit LED
- Funksioni i ajrimit
- Rinisje manuale
Funksionet automatike
- Rinisje automatike
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Paraqitja e llojit të zgjedhur të rregullatorit
- Shfaqja e karakteristikës së zgjedhur brenda modalitetit të kontrollit apo tipit iPWM
- Paraqitja funksionit Sync të aktivizuar dhe kodifikimit LED
- Paraqitja e statusit të rinisjes manuale ose të funksionit të ajrimit
- Treguesit e punës dhe të gabimeve
Tërësia e pajisjeve
- Trupi i pompës i trajtuar me veshje mbrojtëse kataforetike
- Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës
- Kabllo elektrike me spinë pompe 3-polëshe dhe Wilo-Connector
- lidhja iPWM
- Funksioni i ajrimit
- Rinisje manuale
- Motor me rrymë elektrike vetëmbrojtëse
- Filtër grimcash
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Varios PICO-STG 25/1-8-130 |
Varios PICO | Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar), e rregulluar elektronikisht |
-STG | E pajtueshme e zbatime ngrohjeje, diellore dhe gjeotermike |
25/ | Diametri nominal i lidhjes |
1-8 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
130 | Gjatësia e instalimeve |
Të dhënat teknike
- Temperatura e lëngut: -20°C deri +110°C
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz
- Klasa e mbrojtjes: IPX4D
- Bashkues i filetuar: Rp ½, Rp 1 dhe Rp 1¼
- Presioni maks. i funksionimit: 10 bar
Materiale
- Trupi i pompës: Gizë e hirtë (EN-GJL-200)
- Helika: Plastikë (PP - 40 % GF)
- Boshti i pompës: Çelik inoks
- Kushineta: Karbon, me metal të ngopur
Dorëzim
- Pompë
- Kabllo me spinë pompe 3-polëshe dhe lidhje Wilo-Connector
- Wilo-Connector
- Guarnicione
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Versionet Varios PICO-STG ...- 130 me gjatësi të shkurtër instalimi prej 130 mm
Aksesorë
- Bashkuesit e filetuar
- Pjesë përshtatëse
- Izolimi termik
- Kablloja e sinjalit iPWM
- Wilo-Connector me 2 m kabllo lidhjeje dhe spinë Schuko
- Spinë këndore me 2 m kabllo lidhjeje
Emërtimi i produktit | Lidhja e tubit | EEI | Gjatësia e instalimit l0 | Presioni maksimal i funksionimit PN | Linja ushqyese | Pesha bruto afërisht m | Numri për paletë | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Varios PICO-STG 15/1-7 | G 1 | ≤0,20 | 130 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 1,8 kg | 198 | 4215540 | |
Varios PICO-STG 15/1-8 | G 1 | ≤0,23 | 130 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 2 kg | 198 | 4232742 | |
Varios PICO-STG 15/1-13 | G 1 | ≤0,23 | 130 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 2 kg | 198 | 4232746 | |
Varios PICO-STG 15/1-13-180 | G 1 | ≤0,23 | 180 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 2,1 kg | 198 | 4232747 | |
Varios PICO-STG 25/1-7 | G 1½ | ≤0,20 | 180 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 2,1 kg | 198 | 4215542 | |
Varios PICO-STG 25/1-7-130 | G 1½ | ≤0,20 | 130 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 1,9 kg | 198 | 4215541 | |
Varios PICO-STG 25/1-8 | G 1½ | ≤0,23 | 180 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 2,3 kg | 198 | 4232743 | |
Varios PICO-STG 25/1-8-130 | G 1½ | ≤0,23 | 130 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 2 kg | 198 | 4232744 | |
Varios PICO-STG 30/1-8 | G 2 | ≤0,23 | 180 mm | 10 bar | 1~230 V, 50/60 Hz | 2,4 kg | 198 | 4232745 |