Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Comfort CO-/COR-MVI.../CC | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-Comfort CO-/COR-MVI.../CC

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Sistem i rehatshëm sipas DIN 1988
  • 2-6 pompa centrifugale të presionit të lartë, prej inoksi, të vertikale dhe të ndezura në paralel, të serisë MVI
  • Aparat komandimi/kontrolli CC, komode, me komandim me mikrokompjuter, me memorie të programueshme, dhe ekran me prekje me aftësi të plotë grafike, futje e parametrave të punës nëpërmjet menysë, te impiantet COR me ndryshues frekuence për kontroll të vazhdueshëm të pompës që mban ngarkesën kryesore

Shërbimet e rekomanduara

Përshkrimi i serive
Comfort CO(R)

Konstruksioni

Impiant i rritjes së presionit me 2 deri 6 pompa centrifugale të presionit të lartë, jovetëthithëse, në montim paralel

Përdorimi

  • Furnizim me ujë plotësisht automatik në regjimin e furnizimit, në sferën e furnizimit publik me ujë, për rritjen e presionit nga depozitat ose linjat e dërgimit, për përdorime komunale, biznesi, industriale dhe private (p.sh. ndërmarrje të furnizimit me ujë, ndërmarrje artizanale dhe industriale, objekte banimi, zyra dhe institucione publike, ndërtesa administrative, hotele, spitale).
  • Pompimi i ujit industrial, ujit të freskët, ujit për përdorim MKZ (përveç sistemeve për mbrojtjen kundër zjarrit sipas DIN 14462 dhe me leje të autoriteteve lokale të mbrojtjes kundër zjarrit) ose ujërave të tjera industriale ku lëngjet e lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht apo mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • 2-6 pompa të serisë MVI për çdo impiant
  • Komandim automatik i pompave nëpërmjet CC-Controller
  • Pjesët që janë në kontakt me lëngun janë rezistuese ndaj korrozionit
  • Skeleti bazë e galvanizuar zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese kundër zhurmave
  • Valvul e kontrolli në çdo pompë, në anën e thithjes dhe të presionit
  • Valvul moskthimi, në anën e presionit
  • Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16, në anën e presionit
  • Sensor presioni, në anën e presionit fundor
  • Manometër, në anën e përparme të presionit, mund të blihet në mënyrë opsionale
  • Manometër, në anën e presionit fundor
  • Pajisja mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit mund të blihet në mënyrë opsionale

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-COR-4 MVI 804/CC

CO

Sistem kompakt i rritjes së presionit

R

Rregullimi i pompës përkatëse që mban ngarkesën kryesore nëpërmjet ndryshuesit të frekuencës

4

Numri i pompave

MVI

Seria e pompave

8

Vëllimi nominal i rrjedhës i pompës teke [m3/h]

04

Numri i shkallëve të pompës teke

CC

Njësia e rregulluesit; CC = Comfort-Controller

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 3~230 V/400 V ±10 %, 50 Hz
  • Temperatura e lëngjeve: maks. 50 °C (70 °C opsionale)
  • Presioni maks. i funksionimit 16 bar (25 bar opsionale)
  • Presioni i hyrjes 10 bar
  • Diametrat nominal të lidhjes, ana fundore e presionit R 1½" - DN 200
  • Diametrat nominal të lidhjes, ana e thithjes R 1½" - DN 200
  • Shpejtësia nominale 2850 1/min
  • Klasa e mbrojtjes IP54 (aparati i kontrollit CC)
  • Siguresat mbrojtëse AC 3 në anën e ushqimit në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU
  • Lëngje të lejuara (lëngje të tjera me kërkesë):Shënim për lëngjet: Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra
    • Ujë i pijshëm dhe ujë i pijshëm, i ngrohur
    • Uji i ftohtë
    • Ujë për përdorim MKZ

Materiale

MVI 16.. deri 95..

  • Helikat prej inoksi 1.4301/1.4404
  • Dhomat e shkallëve prej inoksi 1.4301/1.4404
  • Trupi i pompës EN-GJL-250/1.4404
  • Boshti prej inoksi 1.4057/1.4404
  • Guarnicioni EPDM (EP 851)/FKM (Viton)
  • Mbulesa e trupit prej inoksi 1.4301/1.4404
  • Pjesa e poshtme e trupit prej inoksi 1.4301/1.4404
  • Bllokuesi mekanik B-karbon/volfram-karbid, SiC/karbon
  • Këmishë presioni prej inoksi 1.4301/1.4404
  • Kushineta volfram-karbid
  • Tubi kryesor përmbledhës prej inoksi 1.4404

Konstruksioni

  • Skeleti bazë: prej çelikut të galvanizuar dhe me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese gjithëpërfshirëse kundër zhurmave; versione të tjera me kërkesë
  • Tubacioni kryesor përmbledhës: tubacion komplet prej inoksi, i përshtatur për lidhjen me të gjitha materialet e përdorura të tubave në shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës; tubacioni është dimensionuar në përputhje me fuqinë e përgjithshme hidraulike të sistemit për rritjen e presionit
  • Pompat: do të përdoren 2 deri 6 pompa të ndezura në paralel, seria MVI 2 deri MVI 95; të gjitha pjesët e këtyre pompave në kontakt me lëngun janë prej inoksi ose prej gize të hirtë (shtresë mbrojtëse kataforetike)
  • Valvulat: secila pompë është e pajisur me një saraçineskë bllokimi me etiketën e kontrollit DVGW ose me valvul mbyllëse rrethore, në anën e thithjes dhe të presionit, dhe në anën e presionit me një valvul moskthimi me autorizim DVGW/KTW
  • Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 16 e montuar në anën e dërgimit me një membranë butil-kauçuk, e padëmshme në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e artikujve ushqimorë për qëllime kontrolli dhe rishikimi, e pajisur me valvul bllokuese me sferë me valvul shkarkimi dhe valvul prurjeje sipas DIN 4807
  • Sensor presioni: 4 deri 20 mA, i montuar në anën e dërgimit për aktivizimin e njësisë qendrore Comfort Controller
  • Paraqitja e presionit: në anën e thithjes dhe të dërgimit me manometër (ø 63 mm); paraqitje e presionit fundor, përveç kësaj, ekran me prekje alfanumerik të Comfort-Controller-it.
  • Panel komandimi/rregullues: impianti është i pajisur, sipas standardit, me një rregullues Comfort CC; COR së bashku me një ndryshues frekuence

Dorëzim

  • sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar që në fabrikë, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
  • Paketimi
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Version standard pa veshje
  • Veshje mbrojtëse kundër zhurmës, me kërkesë
  • Disponueshmëria e grupit të presionit me një pompë, me kërkesë

Këshilla për projektim

Reduktor presioni

Luhatja e presionit të hyrjes kompensohet nëpërmjet rregulluesit të numrit të rrotullimeve, të integruar në çdo pompë teke, nëse luhatja e presionit nuk është më e madhe se diferenca midis presionit të caktuar dhe të prurja në nivelin zero të pompës teke me numër minimal të rrotullimeve (puna 20 Hz ose 25 Hz). Nëse luhatja e presionit është më e madhe, atëherë para impiantit duhet të instalohet një valvul reduktuese e presionit

Rele mbrojtëse diferenciale

Gjatë instalimit të releve mbrojtëse diferenciale së bashku me ndryshuesit e frekuencave duhet të mbahet parasysh që parashikohen vetëm rele mbrojtëse diferenciale të ndjeshëm ndaj të gjitha rrymave sipas DIN/VDE 0664

Presioni i hyrjes gjatë konfigurimit të impianteve duhet mbajtur parasysh presioni maks. në hyrje (shih Të dhënat teknike). Presioni maks. në hyrje llogaritet nga presioni maks. i funksionimit të impiantit minus prurjen maks. të pompës me Q = 0

Vetëm për impiantet për mbrojte kundër zjarrit

Versioni sipas DIN 1988 (EN 806), pjesa 5+6

Për zbatimin dhe funksionimin e impiantit për rritjen e presionit, në përgjithësi, duhen marrë parasysh dispozitat e DIN 1988 (EN 806)!

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-MultiVert-MVI 2.. / 4.. / 8.. / 16..-6

Numri i artikullit 2050778
Botim 1502
Numri i faqeve 15
Language en
PDF (947 KB)

Wilo-Multivert MVI 16../32../52../70../95..

Numri i artikullit 2040502
Botim 1606
Numri i faqeve 14
Language en
PDF (1 MB)

Wilo-MultiVert MVI 16../32../52../70../95..

Numri i artikullit 2040502
Botim 1606
Numri i faqeve 17
Language en
PDF (961 KB)

Wilo-Multivert-MVI 2.. / 4.. / 8.. / 16..-6

Numri i artikullit 2050778
Botim 1502
Numri i faqeve 100
Language en, et, hr, lt, lv, mk, pt, sk, sl, sr, tr, uk
PDF (3 MB)

Wilo-Multivert-MVI 2.. / 4.. / 8.. / 16..-6

Numri i artikullit 2050778
Botim 1502
Numri i faqeve 15
Language en
PDF (841 KB)

Wilo-Comfort CO(R) .. MVI .../ .. MVIS .../ .. Helix V .../.. Helix VE ...

Numri i artikullit 2535456
Botim 2021-09
Numri i faqeve 40
Language en
PDF (6 MB)

Wilo-Control CC-Booster (CC, CC-FC, CCe)

Numri i artikullit 2552577
Botim 2020-12
Numri i faqeve 26
Language en
PDF (2 MB)

Certifikata

Atest PZH Zestawy CO, COR

Numri i faqeve 1
Language gjuhë neutrale
PDF (369 KB)

Battery Test Summary UN38.3 CR2450

Numri i faqeve 1
Language gjuhë neutrale
PDF (111 KB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 64