Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-EMU FA (i konfiguruar) | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-EMU FA (customized)

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • E personalizueshme saktësisht sipas kërkesave tuaja. Për një pompim të besueshëm dhe efikas të ujërave të ndotura dhe ujërave të pastruara paraprakisht dhe të ujërave të zeza të papërpunuara.
  • Larmi përdorimi. Pompim gjithmonë opmtimal i lëngjeve të ndryshëm me forma të ndryshme të helikave.
  • Efikas në energji me teknologji opsionale motori-IE3 të disponueshme
  • E mbrojtur nga fërkimi dhe korrozioni përmes veshjes prej Cerami dhe materialeve të veçanta
  • E përshtatshme për përdorimin me dhe pa zhytje, edhe në funksion të përhershëm
Përshkrimi i serive
Wilo-EMU FA 08 - FA 15 (e personalizuar) [50 Hz, 180x100 mm]

Konstruksioni

Pompë zhytëse për ujra të zeza, pa dhe me sistem ftohës aktiv, për funksionim të përhershëm në montime stacionare dhe të transportueshme brenda në ujë dhe për montim në të thatë stacionar.

Përdorimi

Pompim i

  • Ujëra të zeza të papërpunuara, me fekale dhe pjesë me fibra
  • Ujëra të zeza me fekale
  • Ujëra të zeza të pastruara paraprakisht pa fekale dhe pjesë me fibra
  • Uji i procesit të punës
  • Ujëra të ndotura

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Version i fortë dhe i rëndë prej gize të hirtë
  • Motor me ftohje sipërfaqësore ose motorë me vetëftohje, me 1 ose 2 sisteme dhome
  • Opsionale me mbrojtje-Ex, sipas ATEX ose FM
  • Mekanizma mbikëqyrës në varësi të motorit:
    • Temperatura e pështjellës
    • Monitorimi i lagështirës në folenë e premistopit und dhomën e motorit/kapëseve
    • Temperatura e magazinimit të motorit
  • Aksesor i montuar sipas dëshirës së klientit

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-EMU FA 20.54E + FK 17.1-6/16KEx

Sistemi hidraulik:

FA 20.54E

FA

Pompë zhytëse për ujërat e zeza

20

x10 = diametri nominal i bashkueses me presion p.sh. DN 200

54

Kodi i fuqisë

E

Lloji i helikës:

W = Helikë me shtjellë

E = Helikë me një kanal

Z = helike me dy kanale

D = helikë me tre kanale

V = helikë me katër kanale

Motori:

FK 17.1-6/16KEx

FK

Lloji i motorit:

T = Motor me ftohje sipërfaqësore pa sistem ftohës

FK, FKT, HC = Motor me vetëftohje me sistem ftohës aktiv

17.1

Madhësia e konstruksionit

6

Numri i poleve

16

x10 = gjatësia e paketës në mm

K

Versioni i permistopit:

H = unazë mbajtëse e premistopit/bllokues mekanik

G = dy bllokues mekanikë të ndarë

K = kasetë hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë

Ex

Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 3~400 V, 50 Hz
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Mënyra e punës, jo e zhytur: S1 ose S2
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Klasa e izolimit: H
  • Temperatura e lëngjeve: 3…40 °C, temperatura më të larta me kërkesë
  • Kalim i lirë sferik prej 45...130 mm
  • Thellësia maks. e zhytjes: 20 m

Materiale

  • Pjesët e trupit: EN-GJL ose EN-GJS
  • Helika: EN-GJL ose EN-GJS
  • Guarnicione statike: NBR ose FPM
  • Guarnicioni në anën e motorit: Bllokues mekanik SiC/SiC
  • Premistopi në anën e motorit:
    • Unazë mbajtëse e premistopit prej NBR
    • Bllokues mekanik prej SiC/SiC ose karboni qeramike
  • Boshti: Çelik inoks 1.4021

Konstruksioni

Pompë zhytëse për ujra të zeza si monobllok i zhytur për montim stacionar ose të transportueshëm në ujë dhe në të thatë.

Sistemi hidraulik

Dalje në anën e presionit, e zbatuar si lidhje horizontale me fllanxhë. Substanca e thatë maksimale është 8 %, në varësi me sistemin hidraulik dhe llojit të helikës. Përdoren format e mëposhtme të helikave:

  • Helikë me shtjellë (W)
  • Helikë me një kanal (E)
  • Helikë me dy kanale (Z)
  • Helikë me tre kanale (D)
  • Helikë me katër kanale (V)

Sistemet hidraulike të kanaleve janë të pajisura me një unazë fiksuese të përhershme prej materiali të forcuar. Ato garantojnë në mënyrë afatgjatë një efiçencë konstante të agregatit dhe minimizojnë kostot e mirëmbajtjes.

Motori

Motorët e me ftohje sipërfaqësore (motori T) nuk kanë sistem të vetin ftohës dhe e transmetojnë nxehtësinë e tyre direkt në lëngun përreth nëpërmjet pjesëve të trupit. Motorët mund të zbatohen të zhytur në funksion të përhershëm. Në varësi të madhësisë mund të përdoren gjithashtu edhe në punim për kohë të shkurtër jo të zhytur.

Motorët me vetëftohje (motor FK, FKT, HC) kanë një sistem ftohës aktiv dhe e transmetojnë nxehtësinë e tyre në lëngun e pompuar nëpërmjet një shkëmbyesi nxehtësie të integruar. Kështu, këta motorë janë të përshtatshëm për funksion të përhershëm në gjendje të zhytur ose jo të zhytur, edhe për montimin në të thatë.

Te të gjithë motorët, për ta mbrojtur motorin nga hyrja e lëngut, disponohet një fole e permistopit. Ajo aksesohet nga jashtë dhe mund të mbikëqyret në mënyrë optimale me një elektrodë. Të gjitha lëngjet mbushëse që përdoren, nga ana biologjike mund të shpërbëhet potencialisht dhe nuk dëmton mjedisin.

Kablli lidhës ka skaje të lira dhe një gjatësi prej 10 m si standard ose gjatësi të kabllit sipas kërkesës së klientit. Hyrja e kabllove të motorëve T, HC dhe FKT është derdhur në mënyrë hermetike ndaj ujit.

Permistopi

Në varësi të llojit të motorit, janë të mundura variantet e mëposhtme për izolimin në anën e lëngjeve dhe të motorit:

  • Varianti H: permistopi në anën e lëngjeve ka një bllokues mekanik, në anën e motorit një bllokues mekanik radial
  • Varianti G: dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur
  • Varianti K: Kasetat hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur

Motorë me efikasitet të lartë

Krahas motorëve standardë janë të disponueshëm edhe motorët me efikasitet të lartë me klasifikim-IE3 (në mbështetje të IEC 60034-30). Duke qenë se ata bazohen në të njëjtat të dhëna bazë si motorët standardë, tërësia e pajisjeve të tyre dhe funksioni është i njëjtë. Janë gjithashtu të disponueshëm edhe të njëjtat sisteme hidraulilke.

Autorizimi-Ex

Motorët merren në dorëzim bashkë me autorizimin-Ex, sipas ATEX dhe FM.

Dorëzim

  • Pompë zhytëse për ujra të zeza gati për lidhje
  • Kablli lidhës me skaje kabllosh të lira
  • Aksesor i montuar
  • Manuali i punës dhe mirëmbajtjes

Opsione

  • Tensione të veçanta
  • Mbikëqyrja e pështjellës me sensor temperature PTC
  • Mekanizëm mbikëqyrës për
    • Foleja e premistopit
    • Dhoma e motorit/kapëseve
    • Temperatura e magazinimit
  • Veshje Cerami për mjetet gërryese
  • Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX ose FM

Aksesorë

  • Pajisje varëse ose këmbë pompe
  • Dalje të ndryshme presioni dhe çiftime Storz
  • Zinxhirë
  • Fiksim me prixhioner shtrëngues
  • Panele komandimi, rele dhe spinë

Vënia në punë

Funksionim në montimin në ujë me motor jo të zhytur

Tek motorët me vetëftohje (motorët FK, FKT, HC) është gjithmonë i mundur ndërrimi i motorit gjatë funksionit të përhershëm.

Te motorët me ftohje sipërfaqësore (motor T) shkëmbimi i motorit lejohet vetëm nëse jepet mënyra e punës për punën jo të zhytur! Kohëzgjatja maksimale e punës me motor jo të zhytur, varet nga temperatura e lëngut dhe e mjedisit. Të dhënat e sakta për mënyrën e punës duhet të merren tek pllaka e të dhënave.

Mbrojtje kundër punës pa ujë

Për të evituar thithjen e ajrit, trupi i sistemit hidraulik duhet të jetë gjithmonë i zhytur. Niveli luhatës duhet të shkaktojë një çaktivizim automatik në momentin që arrihet mbulimi minimal me ujë.

Instalimi horizontal

Instalimi horizontal është i mundur vetëm me këshillim të shërbimit të klientit-Wilo!

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-EMU FA

Numri i artikullit 6074814
Botim 2018-01
Numri i faqeve 196
Language de, en, es, fr, it, ru
PDF (4 MB)

Wilo Motor FK 17.1, FK 202, FK 34, FK 42 + EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6074704
Botim 2019-01
Numri i faqeve 52
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor FKT 50.1, 57, 63.1, 63.2 + EMU FA

Numri i artikullit 6074701
Botim 2019-01
Numri i faqeve 56
Language en
PDF (5 MB)

Wilo Motor HC 20.1 + EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6073324
Botim 2019-01
Numri i faqeve 52
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor T 12 ... 72 + EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6067561
Botim 2019-01
Numri i faqeve 64
Language en
PDF (5 MB)

Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086016
Botim 2019-10
Numri i faqeve 104
Language en, zh
PDF (4 MB)

Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086012
Botim 2019-10
Numri i faqeve 56
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6088784
Botim 2019-10
Numri i faqeve 108
Language en, zh
PDF (4 MB)

Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086014
Botim 2019-10
Numri i faqeve 60
Language en
PDF (3 MB)

Wilo DDI-I

Numri i artikullit 6086017
Botim 2023-06
Numri i faqeve 108
Language en
PDF (8 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-EMU FA

Numri i artikullit 6074690
Botim 1606
Numri i faqeve 32
Language gjuhë neutrale
PDF (679 KB)

Wilo FKT motor + EMU FA#Wilo FKT motor + Rexa SUPRA#Wilo FKT motor + Rexa SOLID

Numri i artikullit 6074691
Botim 2021-07
Numri i faqeve 96
Language gjuhë neutrale
PDF (9 MB)

Wilo FK motor + EMU FA#Wilo FK motor + Rexa SUPRA

Numri i artikullit 6074692
Botim 2021-07
Numri i faqeve 60
Language gjuhë neutrale
PDF (7 MB)

Wilo T motor + EMU FA#Wilo T motor + Rexa SUPRA#Wilo T motor + Rexa SOLID

Numri i artikullit 6072704
Botim 2021-07
Numri i faqeve 116
Language gjuhë neutrale
PDF (10 MB)