Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Comfort-Vario COR-1 MVIE...-GE | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-Comfort-Vario COR-1 MVIE...-GE

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Sistem i fortë me pompa centrifugale me presion të lartë prej inoksi të serisë MVIE me ndryshues frekuence të integruar me ftohje me ajër
  • Gjerësi me madhësi tejproporcionale e rrezes rregulluese të ndryshuesit të frekuencës
  • Kursim më i lartë i energjisë në sajë të rregullimit optimal të ngarkesës nëpërmjet rregullimit të ndryshueshëm të presionit (p-v)
  • Mbrojtje e plotë e integruar e motorit nëpërmjet PTC-së
  • Identifikim i integruar i punimit në të thatë me çaktivizim automatik në rastin e mungesës së ujit nëpërmjet fushës së dallimit të fuqisë të elektronikës kontrolluese të motorit

Shërbimet e rekomanduara

Përshkrimi i serive
Wilo-Comfort-Vario COR-1 MVIE...-GE

Konstruksioni

Impiant i furnizimit me ujë gati për lidhje, me një pompë centrifugale të presionit të lartë, jo vetëthithëse, e pozicionuar vertikalisht, e serisë MVIE 70 ose 95, e pajisur me ndryshues frekuence të integruar me ftohje me ajër.

Përdorimi

Impiant plotësisht automatik i furnizimit me ujë dhe i rritjes së presionit në regjimin e furnizimit nga një depozitë për zbatime private, biznesi, industriale dhe komunale (duhet parashikuar një pompë rezervë sipas kërkesave të standardit DIN 1988 dhe DIN EN 806).

Në përgjithësi, fluidet e lejuara që pompohen janë ujërat, të cilat nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata, si:

  • Uji i pijshëm (në varësi nga miratimet për ujin e pijshëm, ju lutemi të kontrolloni seksionin Materialet)
  • Uji i pastër
  • Uji i ftohtë
  • Uji i procesit të punës
  • Ujë për përdorim MKZ (përveç sistemeve për fikjen e zjarrit sipas DIN 14462 dhe me autorizim të autoriteteve lokale për mbrojtjen kundër zjarrit)

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

1 pompë e serisë MVIE (70 bzw. 95) me rregullim të shpejtësisë nëpërmjet ndryshuesit të integruar të frekuencës, e montuar në një bazament çeliku të galvanizuar me rregullim të lartësisë.

të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngun janë rezistuese ndaj korrozionit

në anën e presionit:

  • Saraçineskë bllokuese
  • Valvul moskthimi
  • Valvul moskthimi
  • Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16
  • Sensor presioni 4..20 mA
  • Manometër

në anën e thithjes:

  • Sensor presioni 4..20 mA
  • Manometër

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-COR-1 MVIE 7002/GE

CO

Sistem kompakt i rritjes së presionit

R

Rregullimi nëpërmjet ndryshuesit të frekuencës

1

Me një pompë

MVIE

Seria e pompave

70

Vëllimi nominal i rrjedhës i pompës teke [m3/h]

02

Numri i shkallëve të pompave teke

GE

Njësia bazë, pa aparat kontrollues

Të dhënat teknike

  • Lidhjet me rrjetin:
    • 3~400 V ± 10 %, 50 Hz
    • 3~380 V ±10 %, 60 Hz
  • Temperatura maks. e lëngut +60°C (+70°C opsionale)
  • Temperatura e mjedisit: maks. 40 °C
  • Presioni i funksionimit 16 bar (25 bar opsionale)
  • Presioni i hyrjes 10 bar
  • Diametri nominal i lidhjes DN 100
  • Diapazoni i shpejtësisë së rrotullimit 1500 – 3500 1/min
  • Klasa e mbrojtjes IP54

Materiale

MVIE 10": 70-95 m3/h:

  • Trupi i pompës prej EN-GJL-250, prej gize të hirtë me veshje kataforike me miratim ACS
  • Sistem hidraulik në 1.4307 [AISI 304L]
  • Guarnicion EPDM
  • Me fishek

Versione të tjera të dorëzueshme, me kërkesë:

  • PN 25
  • Guarnicion FKM (Viton)

Konstruksioni

Skeleti bazë: Çelik i galvanizuar, me zbutës të vibrimeve me rregullim të lartësisë për izolimin gjithëpërfshirës kundër zhurmave, si dhe me pika për ngritje të integruara.

Tubi kryesor përmbledhës: tub i plotë prej inoksi në anën e presionit, i përshtatshëm për lidhje me të gjitha materialet e linjave të tubave të përdorur në shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës; tubi është projektuar në përputhje me fuqinë e përgjithshme hidraulike të impiantit të rritjes së presionit.

Pompat: Përdoret 1 pompë e serive MVIE 70 dhe MVIE 95.

Ndryshuesit e frekuencës me ftohje me ajër të montuar në motorin e pompës bëjnë të mundur funksionin rregullues me kontroll të vazhdueshëm për të gjitha pompat e këtyre serive, midis 25 Hz dhe maks. 60 Hz. Të gjitha pjesët e pompës me inoks/gizë të hirtë në kontakt me lëngjet kanë veshje mbrojtëse kataforike me miratim ACS (ju lutemi kontrolloni seksionin Përshkrimi i materialeve).

Valvulat: pompa është e pajisur me një saraçineskë bllokimi me etiketën e kontrollit DVGW në anën e presionit ose me një valvul mbyllëse rrethore dhe me një valvul moskthimi me miratimin DVGW.

Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 16 e montuar në anën e dërgimit me një membranë gome butili, me miratim DVGW/KTW, e sigurt në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e produkteve ushqimore; për qëllimet e testimit dhe të kontrollit ka të integruar një valvul bllokuese me sferë me shkarkim dhe saraçineskë prurjeje me miratim DVGW/KTW sipas DIN 4807.

Mbikëqyrja e presionit: 2 sensorë presioni 4..20 mA, të vendosur në anën e thithjes dhe të presionit.

Paraqitja e presionit: Manometër i rregulluar në anën e thithjes dhe në anën e dërgimit.

Versione të tjera me kërkesë

Dorëzim

  • Impiant i rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar në vendin e punës në fabrikë, dhe i kontrolluar për funksionim dhe hermecitet
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

Linja të tjera ushqyese me kërkesë

Këshilla për projektim

Reduktor presioni

Luhatja e presionit të hyrjes kompensohet nëpërmjet rregullimit të shpejtësisë të integruar në çdo pompë teke, nëse luhatja e presionit nuk është më e madhe se diferenca midis presionit të vlerës së caktuar dhe prurjes në nivelin zero të pompës teke në shpejtësi minimale. Nëse luhatja e presionit është më e madhe, atëherë para impiantit duhet të instalohet një valvul reduktuese e presionit.

Rele mbrojtëse diferenciale

Gjatë instalimit të çelësave mbrojtës diferencialë në lidhje me ndryshuesit e frekuencave duhet të mbahet parasysh që të parashikohen vetëm çelësa mbrojtës diferencialë të ndjeshëm ndaj të gjitha rrymave sipas DIN/VDE 0664.

Presioni i hyrjes

Gjatë konfigurimit të impianteve, duhet të mbani parasysh presioni maks. të hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maks. në hyrje llogaritet nga presioni maks. i funksionimit të impiantit minus prurjen maks. të pompës me Q = 0

Vetëm për impiantet për mbrojte kundër zjarrit

Versioni sipas DIN 1988 (EN 806), pjesa 5+6

Kjo nuk bazohet për impiantet e mbrojtjes kundër zjarrit sipas DIN 14462. Lutemi, pyetni në veçanti për këtë!

Për zbatimin dhe funksionimin e impiantit për rritjen e presionit, në përgjithësi, duhen marrë parasysh dispozitat e DIN 1988 (EN 806).

Pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit (WMS)

Lloji i pompës së instaluar Helix VE disponon një identifikues të integruar të punimit në të thatë si pajisje sigurie për pompën

Detajet elektronike/të pajtueshmërisë elektromagnetike

  • Sistem me pompë teke duke përfshirë fuqinë e motorit deri në 7,5 KW:
    • Interferenca e emetuar sipas dispozitave të EN 61000-6-3
    • Rezistenca ndaj interferencës sipas dispozitave të EN 6100-6-1
  • Grupet e presionit me një pompë me fuqi motori 11-22 kW:Produkti është në përputhje me kriteret e EN 61800-3 dhe për interferencën e emetuar përmbush kërkesat për sektorin e banimit dhe kërkesat e sektorit industrial për sa i përket rezistencës ndaj interferencës. Në përdorimin në sektorin e banimit duhet të parashikohet edhe një filtër shtesë për eliminimin e interferencave radio për pajtueshmërinë elektromagnetike, për eliminimin e interferencave nga rrjeti sipas EN 61800-3 të klasës B1.

Shënim: Në rastin e zbatimit në ndërtesa banimi, instalimi duhet të bëhet nga personel i trajnuar lidhur me pajtueshmërinë elektromagnetike.

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-MultiVert-MVIE 2G

Numri i artikullit 4090994
Botim 0305
Numri i faqeve 22
Language en
PDF (1 MB)

Wilo-Helix VE 22-36-52

Numri i artikullit 4151995
Botim 1601
Numri i faqeve 39
Language en
PDF (8 MB)

Wilo-Helix VE 2-4-6-10-6

Numri i artikullit 4151993
Botim 1601
Numri i faqeve 38
Language en
PDF (7 MB)

Wilo-SiBoost 2.0 Smart 1, Wilo-SiBoost Smart 1, Wilo-Comfort-Vario COR-1...-GE, Wilo-Comfort-Vario COR/T-1…-GE

Numri i artikullit 2535459
Botim 2023-08
Numri i faqeve 72
Language en
PDF (31 MB)