Wilo-DrainLift XXL
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Zbatim fleksibël nëpërmjet përdorimit të një ose dy depozitave
- Zbrazje optimale e depozitës falë thellësisë së thithjes
- Siguri pune falë spektrit të lartë të fuqisë dhe identifikimit të besueshëm të nivelit
- Punë e përhershme (S1), e përshtatshme nëpërmjet përdorimit të motorëve me ftohje automatike
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Sistem ngritës i ujërave të zeza si sistem me pompë dyshe me dy pompa të montuara veç në të thatë
Përdorimi
Pompim i ujërave të zeza me përmbajtje fekalesh (sipas DIN EN 12050-1), të cilat nuk mund të futen në sistemin e kanalizimit vetëm me rënie natyrale, si dhe për drenazhin e sigurt të mbetjeve të vendeve të daljes poshtë nivelit të lëngut kthyes (sipas DIN EN 12056-1).
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Këmishë për ftohje të detyruar
- Mbikëqyrja termike e motorit dhe mbikëqyrësi i rrjedhjeve
- Komandimi i nivelit me sensor niveli
- Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti dhe barrierë Zener në trup
- Kontakte pa tension
- Kabllo e pompës e çmontueshme
- Lidhje me zorrë për ajrim
- Lidhje me zorrë për pompë dore me membranë
- Material fiksimi
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-DrainLift XXL 1080-2/8,4 |
XXL | Sistem ngritës i ujërave të zeza për objekte të mëdha |
10 | 10 = dalja e presionit DN 100 8 = dalja e presionit DN 80 |
80 | 80 = vëllimi total 800 l 40 = vëllimi total 400 l |
2 | Sistem me dy pompa |
/8,4 | Fuqia P2 për çdo pompë [kW] |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
- Fuqia e instaluar P1 në varësi të llojit nga 2,3 deri 10,0 kW
- Gjatësia e kabllos së sistemit deri te paneli i komandimit 10 m
- Mënyra e punës S1, S3
- Temperatura e lëngjeve maks. 40 °C, për kohë të shkurtër 65 °C
- Temperatura e mjedisit maks. 40 °C
- Kalim i lirë sferik sipas llojit 78 mm deri 95 mm
- Bashkues me presion sipas llojit DN 80 ose DN 100
- Lidhje në hyrje 3 x DN 100/150, 1 x DN 100
- Lidhje ajrimi DN 70 mm
- lartësia min. e hyrjes (niveli i montimit deri në mes të hyrjes) 700 mm
- Klasa e mbrojtjes (pa panel komandimi) IP 68
- Vëllimi bruto i depozitës 400/800 l
- Volumi i takim-stakimeve 200/400 l
Materiale
- Karkasa e motorit: Inoks 1.4404 (AISI 316L)
- Sistemi hidraulik: Plastikë PUR
- Depozita: Plastikë PE
Konstruksioni
Sistem ngritës i ujërave të zeza, gati për lidhje, që zhytet plotësisht (lartësia e përmbytjes: 2 mWs, koha e përmbytjes: 7 ditë) me rezervuar mbledhës të izoluar ndaj gazit dhe ujit. E pajisur me dy pompa të ujërave të zeza të serisë Wilo-Drain TP 80 ose TP 100 (materiali: inoks dhe komponim). Trajtim i lehtë falës peshës së vogël të impiantit, p.sh. sistem me dy pompa me pompë TP 80 vetëm 160 kg (pesha më e madhe individuale: pompa 62 kg). Zbrazje optimale e depozitës falë thellësisë së thithjes.
Vini re: Paneli i komandimit nuk mund të zhytet dhe duhet të radhitet i siguruar ndaj përmbytjes.
Dorëzim
Sistem ngritës i ujërave të zeza, gati për lidhje, me panel komandimi, përfshirë:
- Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti
- 1x fashetë metalike për lidhjen e pompës së dorës me membranë
- 1x lidhje në hyrje DN 150
- 1x fashetë metalike për lidhjen e ajrimit DN 70
- 1x kit për lidhje të depozitës dhe pompës
Vini re: Valvulat e nevojshme për instalim, të tilla si zorra plastike, valvula kryesore në hyrje dhe valvula e moskthimit, duhet të porositen si aksesorë!