Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Rexa FIT-S | Wilo

Wilo-Rexa FIT-S

Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës, për një drenazhim të besueshëm nën presion në aplikimet në pasuritë e paluajtshme tregtare

Avantazhet tuaja
Wilo-Rexa-FIT-S

Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës, për një drenazhim të besueshëm nën presion në aplikimet në pasuritë e paluajtshme tregtare

Pompa me grirës Wilo-Rexa FIT-S03 kujdeset për një drenazhim të besueshëm nën presion sipas standardit EN 12050-1 në aplikimet në ambiente tregtare. Grirësi radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë copëton lëndët e ngurta në mënyrë të sigurt. Bllokimet parandalohen dhe garantohet një funksionim i sigurt. Gjithashtu kostot e përgjithshme zvogëlohen ndjeshëm: Nga njëra anë, sistem hidraulik i optimizuar sjell një efektivitet të lartë në të njëjtën kohë me një lartësi pompimi më të madhe. Nga ana tjetër mund të lidhet sasia minimale e mundshme e tubave. Motori i cilësisë së lartë prej inoksi mirëmbahet në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë. Nga ana tjetër, motori është jashtëzakonisht rezistent ndaj korrozionit, edhe kur motori nuk është i zhytur. Permistopi i cilësisë së lartë me dy bllokues mekanikë siguron një jetëgjatësi të madhe.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Siguri e jashtëzakonshme kundër bllokimit në sajë të një grirësi radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
  • Optimizim i kombinimit sistem hidraulik-grirës për një mbulim të gjerë të lartësive të pompimit
  • Kosto të ulëta të instalimit të përgjithshëm si rezultat i përdorimit minimal të mundshëm të tubave
  • Zhvilluar për një zgjedhje të lehtë për kërkesat për llojet e ndryshme të ndërtesave
  • Jetëgjatësi e madhe në sajë të një motori të cilësisë së lartë me dy bllokues mekanikë dhe monitorimit opsional të folesë së permistopit
  • Qëndrueshmëri e lartë ndaj korrozionit, edhe me motorin jo të zhytur, në sajë të trupit të pompës prej inoksi
Përshkrimi i serive
Wilo-Rexa FIT-S

Konstruksioni

Pompë me mekanizëm grirës tërësisht e zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë në funksionim me ndërprerje.

Lëngje

Për pompim në zonat tregtare të:

  • Ujëra të zeza me fekale
  • Ujë i ndotur (me sasi të vogël rëre)

Pompim i ujërave të zeza sipas (DIN) EN 12050

Pompat plotësojnë kërkesat sipas EN 12050-1.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
  • Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
  • Motor njëfazor me rrymë alternative me monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik
  • Kablloja elektrike në versione të ndryshme:
    • Versioni "P": me spinë
    • Versioni "A": me galexhant elektrik dhe spinë
    • Versioni "O": me skaje të lira të kabllos
    • Motor njëfazor me rrymë alternative me panel elektrik të ndarë të kondensatorit

Çelësi tip

Shembull:

Rexa FIT-S03-123A/21M015-523/P

Rexa

Pompë zhytëse për ujërat e zeza

FIT

Seria

S

Grirës

03

Diametri nominal i lidhjes së presionit: DN 32/40

123

Përcaktimi i sistemit hidraulik

A

Versioni i materialit: Standard

2

Numri i poleve

1

Kategoria IE

M

Versioni i linjës ushqyese:

  • M = Rrymë alternative njëfazore (1~)
  • T = Rrymë alternative trefazore (3~)

15

Vlera/10 = Fuqia nominale e motorit P në kW

-

Pa autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit

5

Frekuenca e rrjetit: 5 = 50 Hz/6 = 60 Hz

23

Çelësi për tensionin e matur

P

Pajisje elektrike shtesë:

  • O = me skaje kabllosh të lira
  • P = Me spinë (CEE 7/7)
  • A = Me galexhant elektrik dhe spinë (CEE 7/7)

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Mënyra e punës, jo e zhytur: S2-15 min; S3 10 %
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Klasa e izolimit: F
  • Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
  • Temperatura e lëngut, maks.: 60 °C (140 °F) për 3 min

Materiale

  • Trupi i pompës: EN-GJL-250 (ASTM A48 klasa 35/40B)
  • Helika: EN-GJL-250 (ASTM A48 klasa 35/40B)
  • Grirës: 1.4528/59 HRC (AISI 440B+Co)
  • Karkasa e motorit: 1.4301 (AISI 304)
  • Boshti: 1.4401 (AISI 316)
  • Premistopi, në anën e motorit: C/MgSiO
  • Premistopi, në anën e lëngut: SiC/SiC
  • Premistopi, statik: NBR (Nitril)

Konstruksioni

Rexa FIT-S ... /M ... /P

Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori dhe spinë (CEE 7/7).

Rexa FIT-S ... /M ... /A

Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit me vetëveprim. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori, galexhant elektrik dhe spinë (CEE 7/7).

Rexa FIT-S ... /T ... /O

Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 3~ me ftohje të sipërfaqeve, me monitorim termik të motorit. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trup i motorit prej inoksi. Kabllo e lidhjes, e çmontueshme me skaje kabllosh të lira.

Dorëzim

  • Pompë
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Aksesorë

  • Kabllo elektrike me gjatësi fikse të kabllos:
    • Motori 1~: deri në maks. 30 m (98 ft).
    • Motori 3~: deri në maks. 50 m (164 ft).
  • Elektrodë e jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit
  • Pajisje e varjes për montim brenda në ujë
  • Këmbë pompe për instalim të transportueshëm
  • Kontrolle të nivelit
  • Fiksim me prixhioner shtrëngues
  • Aksesorë fiksimi dhe zinxhir
  • Panele komandimi, rele dhe spinë
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Rexa FIT-S

Numri i artikullit 6092602
Botim 2024-04
Numri i faqeve 24
Language en
PDF (5 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-Rexa FIT

Numri i artikullit 6069823
Botim 2021-03
Numri i faqeve 12
Language gjuhë neutrale
PDF (3 MB)

Broshura

Wilo grinder pumps - Chopping solids for more operational reliability.

Numri i faqeve 12
Language en
PDF (3 MB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 7