Ndarësit e Voda Air
Separator ajri për më shumë komoditet dhe fuqi më të lartë.
Wilo-Voda Air 1"
Separator ajri për më shumë komoditet dhe fuqi më të lartë.
Wilo-Voda Air është zgjidhja ideale për ajrimin e vazhdueshëm të sistemeve të mbyllura qarkulluese të ngrohjes dhe të ujit ftohës në ndërtesat tregtare. Separatori i ajrit mundëson nxjerrjen e plotë të ajrit nga sistemet e mëdha e të mbyllura të ngrohjes dhe të ujit të ftohjes dhe duke zgjatur në këtë mënyrë jetëgjatësinë e pompave, të pajisjeve komanduese dhe aksesorëve të tjerë të sistemit. Wilo-Voda Air ofron gjithashtu avantazhe në përdorimin në sistemet e vjetra ose gjatë konvertimit të një sistemi të hapur në një sistem të mbyllur.
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Efektivitet i lartë i impianteve të ujit të ngrohjes dhe të ftohjes falë parimit inteligjent «Hapur - Mbyllur» të valvulës me galexhant
- Besueshmëri dhe shpenzime të ulëta për mirëmbajtjen falë nxjerrjes jashtë nga impianti të ajrit të lirë
- Asnjë rrezik për ndotjen e ujit në sajë të formës konike dhe distancës së madhe midis nivelit të ujit dhe valvulës së ajrimit
- Nivel i reduktuar i zhurmave falë ajrimit me efikasitet
Konstruksioni
Separatorët e ajrit me lidhje me flanxhë.
Përdorimi
- Sistemet e ngrohjes
- Sistemet e ftohjes
Çelësi tip
Shembull | Voda Air 50F |
Voda Air | Emërtimi i produktit Separatorët e ajrit |
F | Lidhje me flanxhë |
50 | Lidhja (DN) |
Të dhënat teknike
- Presioni maksimal i punës: 10 bar
- E përshtatshme për impiante me një temperaturë maksimale të prurjes prej 120°C
- Teknologjia “Dual Zone” mund të përballojë shpejtësi të lëngut të transportuar me deri në 3 m/s. Për një performancë efikase të ndarjes
duhet të ruhet një shpejtësi maksimale prej 1,5 m/s
- E përshtatshme për shtimin deri në 50% të antifrizës me bazë glikoli
- Sipas direktivës për pajisjet nën presion 2014/68/EU