Wilo-Drain TS/TSW 32
Veçoritë/avantazhet e produktit
- E lehtë për përdorim – peshë e vogël, version i gatshëm për përdorim (Plug&Pump)
- Ideale për përdorim të lëvizshëm – trup inoksi i fortë, rezistent ndaj goditjeve
- E sigurt në funksionim – motor me kapsulë inoksi me këmishë për ftohje të detyruar, bllokues mekanik dhe fole permistopi
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Pompë me motor të zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë. Pompë me galexhant elektrik të montuar për funksionim të plotë automatik.
Lëngje
Për pompim në zonat shtëpiake të:
- Ujra të ndotura pa fekale
- Ujë i ndotur (me sasi të pakta rëre dhe zhavorri)
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Mbikëqyrje termike e motorit me vetëveprim
- Kondensator i integruar
- Galexhant elektrik i integruar
Çelësi tip
Shembull: | Drain TSW 32/8-A/B 10M KA |
TS | Seria |
W | Versioni:
|
32 | Diametri nominal i lidhjes së presionit |
8 | Lartësia maks. e dërgimit në m |
A | Versioni me galexhant elektrik dhe spinë |
B | Numri i rishikimit |
10M KA | Gjatësia e kabllos së lidhjes |
Të dhënat teknike
- Lidhja elektrike: 1~230 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur: S3 25%
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
Materiale
- Trupi i pompës: 1.4301 (AISI 304)
- Helika: PCL
- Rrjetë filtruese mbrojtëse: Çelik inoks
- Trupi i motorit: 1.4301 (AISI 304)
- Permistopi:
- Në anën e pompës: C/SiC (BQ1PFF)
- Në anën e motorit: NBR
- Statike: NBR
- Skaji i boshtit: 1.4301 (AISI 304)
Konstruksioni
Drain TS
Pompë e ujërave të zeza me helikë të hapur disa-kanaleshe dhe lidhje vertikale e filetuar. Trupi i pompës dhe rrjeta filtruese mbrojtëse prej inoksi, helika prej materiali kompozit. Motor 1~ (me ftohje me këmishë) me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Karkasë e motorit prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë: në anën e motorit është një unazë mbajtëse e premistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik i montuar. Kabllo e lidhjes elektrike me galexhant elektrik dhe spinë të integruar (CEE 7/7).
Drain TSW
Pompë e ujërave të zeza me pajisje gjeneruese turbulencash, të integruar (funksioni Twister), helikë të hapur disa-kanaleshe dhe lidhje vertikale të filetuar. Trupi i pompës dhe rrjeta filtruese mbrojtëse prej inoksi, helika prej materiali kompozit. Motor 1~ (me ftohje me këmishë) me kondensator pune të integruar dhe monitorim termik të motorit, me vetëveprim automatik. Karkasë e motorit prej inoksi. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me premistop të dyfishtë: në anën e motorit është një unazë mbajtëse e premistopit, në anën e pompës një bllokues mekanik i montuar. Kabllo e lidhjes elektrike me galexhant elektrik dhe spinë të integruar (CEE 7/7).
Funksioni Twister garanton një pështjellim të vazhdueshëm në zonën e thithjes së pompës. Pështjellimet parandalojnë rënien dhe ngurtësimin e pjesëve që bien në fund të ujit. Në këtë mënyrë arrihet një pusetë shkarkimi më e pastër dhe reduktohet krijimi i erërave.
Dorëzim
- Pompë
- Valvul moskthimi e montuar paraprakisht
- Bashkues tubi fleksibël, i ofruar
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Broshura e certifikimit
Wilo-Drain TS 32, Wilo-Drain TSW 32
Numri i artikullit | 3121539 |
Botim | 2022-05 |
Numri i faqeve | 16 |
Language | bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, mk, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk |
Standard Conformity
Emërtimi i produktit | Dalja e presionit | Fuqia nominale e motorit P2 | Gjatësia e kabllos së lidhjes | Linja ushqyese | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|---|
Drain TS 32/9-A | Rp 1¼ | 0,3 kW | 10 m | 1~230 V, 50 Hz | 6043943 | |
Drain TS 32/12-A | Rp 1¼ | 0,6 kW | 10 m | 1~230 V, 50 Hz | 6043945 | |
Drain TSW 32/8-A | Rp 1¼ | 0,3 kW | 10 m | 1~230 V, 50 Hz | 6045167 | |
Drain TSW 32/11-A | Rp 1¼ | 0,6 kW | 10 m | 1~230 V, 50 Hz | 6045166 |