Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-DrainLift SANI-L | Wilo

Wilo-DrainLift SANI-L

Impianti kompakt i pompimit me pompë dyshe për banesat me shumë familje dhe ndërtesat tregtare.

Avantazhet tuaja
Wilo-DrainLift SANI-L

Impianti kompakt i pompimit me pompë dyshe për banesat me shumë familje dhe ndërtesat tregtare.

Në sajë të vëllimit të tij të madh të pompave dhe mundësisë së zgjedhjes së mënyrave të funksionimit të motorit, funksionimit të vazhdueshëm dhe funksionimit periodik, impianti kompakt i dyfishtë për pompimin e fekaleve Wilo-DrainLift SANI-L është zgjidhja ideale për një funksionim me pak zhurmë në banesat me shumë familje dhe në ndërtesat tregtare me marrje të pakontrolluar të ujërave të zeza. Me kalimin e lirë sferik 44 mm ose 65 mm, me hyrjet me zgjedhje të lirë dhe versionin opsional për lëngje veçanërisht agresive, ajo është fleksibël në përdorim dhe është e lehtë për t’u instaluar. Një valvul moskthimi me sustë minimizon nivelin e zhurmës në fund të çdo cikli të pompës. Konstruksioni i lehtë për përdorim e bën mirëmbajtjen veçanërisht të thjeshtë.

Shërbimet e rekomanduara


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Montim dhe transport më i thjeshtë në sajë të konstruksionit kompakt dhe peshës së vogël
  • Siguri e lartë funksionimi në sajë të sistemit me dy pompa, numrit të madh të takim-stakimeve, mbrojtjes termike të motorit dhe alarmit të pavarur nga rrjeti
  • Dizajni që nuk përson korrozion me plastika teknologjike dhe inoks ofron besueshmëri të lartë
  • Lidhje me zgjedhje të lirë për fleksibilitet maksimal në montim
  • Mundësi përdorimi universal në sajë të disa varianteve me dy dimensione kalimi të lirë sferik (44/65 mm), mënyrës së punës për funksionim të vazhdueshëm ose funksionim periodik, si dhe të versionit për lëngje agresive
  • Mirëmbajtje dhe pastrim i thjeshtë në sajë të kapakut transparent të depozitës dhe të vrimës së pastrimit të valvulës së moskthimit
  • Valvul moskthimi me sustë me pak zhurmë të kapakut në përfundim të një cikli të pompës për një funksionim me zhurmë të ulët
Përshkrimi i serive
Wilo-DrainLift SANI-L

Konstruksioni

Kompakt, gati për lidhje dhe me pajisje shkarkuese me pompë dyshe tërësisht të zhytur, për pompimin e ujërave të ndotura me përmbajtje fekalesh.

Përdorimi

Pompimi i ujërave të ndotura me përmbajtje fekalesh:

  • Në rastet kur ujërat e zeza nuk mund të derdhen direkt në sistemin e ujërave të zeza nëpërmjet një pjerrësie zbritëse të natyrshme
  • Për drenazhim rezistent ndaj lëngut kthyes në rastet kur pika e shkarkimit është nën nivelin e lëngut kthyes

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti elektrik dhe sinjalizim kolektiv të defekteve
  • I gatshëm për përdorim
  • Depozitë me dritare kontrolli dhe kapak transparent
  • Matje analoge e nivelit (4 … 20 mA)
  • Valvul moskthimi me dritare kontrolli
  • Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik

Çelësi tip

Shembull:

DrainLift SANI-L.17T/4C

DrainLift

Familja e produkteve

SANI

Sistemi i ngritjes së ujërave të zeza

L

Madhësia

17

Lartësia maks. e pompimit

T

Linja ushqyese elektrike:

  • M = 1~
  • T = 3~

4

Versioni me motor dhe panel komandimi:

  • 1 = Mënyra e punës: S3, Paneli i komandimit: Control MS-L
  • 4 = Mënyra e punës: S1, Paneli i komandimit: Control EC-L

C

Versioni për lëngjet agresive

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese elektrike: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
  • Mënyra e punës: S3 10% ose S1
  • Temperatura e lëngut: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F), maks. 65 °C (149 °F) për 5 min
  • Temperatura maks. e mjedisit: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
  • Vëllimi i depozitës: 122 l (32 US.liq.gal.)
  • Vëllimi maks. i përdorshëm në rezervuar sipas lartësisë së hyrjes*: 60 l/16 US.liq.gal. (180 mm*)/76 l/20 US.liq.gal. (250 mm*)/91 l/24 US.liq.gal. (315 mm*)
  • Dalja e presionit: DN 80, PN 10
  • Lidhja në hyrje: DN 100/150 (110/160 mm)
  • Lidhja e ajrimit: DN 65 (75 mm)
  • Klasa e mbrojtjes së panelit të komandimit: IP54
  • Klasa e mbrojtjes së pajisjes shkarkuese: IP68 (2 mWG/7 d)
  • Niveli i zhurmës: 70 dB(A)

Materiale

  • Trupi i motorit: 1.4404 (AISI 316L)
  • Sistemi hidraulik: PP-GF30
  • Helika: PP-GF30 ose 1.4408 (AISI 316)
  • Depozita: PE
  • Valvula e moskthimit: PPS

Konstruksioni

Rezervuar mbledhës hermetik ndaj ujit dhe gazit, me dysheme të pjerrët në një kënd dhe dritare kontrolli me kapak transparent.Hyrje me zgjedhje sipas dëshirës brenda zonave të shënuara.Matja e nivelit kryhet me një sinjal daljeje analoge 4... 20 mA.Dalje presioni e montuar me valvul moskthimi, përfshirë edhe një dritare kontrolli.

Motor me ftohje sipërfaqësore (ajër) ose vetë-ftohës (këmishë për ftohje të detyruar) me monitorim termik të motorit.

Panele komandimi të instaluar paraprakisht për funksionim automatik:

Wilo-Control MS-L

  • Sinjalizim kolektiv i defekteve me kontakt pa tension
  • Alarmi i integruar dhe i pavarur nga rrjeti elektrik
  • Kohë e ndryshueshme veprimi
  • 1,5 m kabllo elektrike me spinë të montuar

Wilo-Control EC-L

  • Operim nëpërmjet ekranit dhe menysë alfanumerike të bazuar në ikona
  • Sinjalizim kolektiv i defekteve me kontakt pa tension
  • Sinjalizim individual i defekteve me kontakt pa tension
  • Ndërfaqe ModBus
  • Alarmi i integruar dhe i pavarur nga rrjeti elektrik
  • Kohë e ndryshueshme veprimi
  • 1,5 m kabllo elektrike me spinë të montuar

Dorëzim

  • Pajisje shkarkuese me panel komandimi dhe kabllo elektrike me spinë
  • Rakord flanxhë DN 80 (90 mm)/DN 100 (110 mm)
  • Fasheta metalike DN 100 (110 mm) për tubin shkarkues
  • Prizë e dyfishtë HT DN 65 (75 mm) për lidhjen e ajrimit
  • Prizë e dyfishtë HT DN 40 (50 mm) për lidhjen e shkarkimit
  • Komplet hyrjeje me sharrë rrethore për hapje vrimash 124 mm (5 in) dhe permistop DN 100 (110 mm)
  • Komplet për montimin në dysheme
  • Tapet izolues i zhurmës
  • Bateri e rikarikueshme 9 V
  • Manuali i instalimit dhe përdorimit

Opsione

  • Versioni për lëngjet agresive me lidhje ModBus
  • Versioni për funksionimin S1 (punë e përhershme) dhe me lidhje ModBus
Dokumente

Broshura e certifikimit

Wilo-DrainLift SANI-S#Wilo-DrainLift SANI-M#Wilo-DrainLift SANI-L#Wilo-DrainLift SANI-XL

Numri i artikullit 6088777
Botim 2020-06
Numri i faqeve 40
PDF (2 MB)