Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-DrainLift XXL | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-DrainLift XXL

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Zbatim fleksibël nëpërmjet përdorimit të një ose dy depozitave
  • Zbrazje optimale e depozitës falë thellësisë së thithjes
  • Siguri pune falë spektrit të lartë të fuqisë dhe identifikimit të besueshëm të nivelit
  • Punë e përhershme (S1), e përshtatshme nëpërmjet përdorimit të motorëve me ftohje automatike

Shërbimet e rekomanduara

Përshkrimi i serive
DrainLift XXL

Konstruksioni

Sistem ngritës i ujërave të zeza si sistem me pompë dyshe me dy pompa të montuara veç në të thatë

Përdorimi

Pompim i ujërave të zeza me përmbajtje fekalesh (sipas DIN EN 12050-1), të cilat nuk mund të futen në sistemin e kanalizimit vetëm me rënie natyrale, si dhe për drenazhin e sigurt të mbetjeve të vendeve të daljes poshtë nivelit të lëngut kthyes (sipas DIN EN 12056-1).

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Këmishë për ftohje të detyruar
  • Mbikëqyrja termike e motorit dhe mbikëqyrësi i rrjedhjeve
  • Komandimi i nivelit me sensor niveli
  • Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti dhe barrierë Zener në trup
  • Kontakte pa tension
  • Kabllo e pompës e çmontueshme
  • Lidhje me zorrë për ajrim
  • Lidhje me zorrë për pompë dore me membranë
  • Material fiksimi

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-DrainLift XXL 1080-2/8,4

XXL

Sistem ngritës i ujërave të zeza për objekte të mëdha

10

10 = dalja e presionit DN 100 8 = dalja e presionit DN 80

80

80 = vëllimi total 800 l 40 = vëllimi total 400 l

2

Sistem me dy pompa

/8,4

Fuqia P2 për çdo pompë [kW]

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
  • Fuqia e instaluar P1 në varësi të llojit nga 2,3 deri 10,0 kW
  • Gjatësia e kabllos së sistemit deri te paneli i komandimit 10 m
  • Mënyra e punës S1, S3
  • Temperatura e lëngjeve maks. 40 °C, për kohë të shkurtër 65 °C
  • Temperatura e mjedisit maks. 40 °C
  • Kalim i lirë sferik sipas llojit 78 mm deri 95 mm
  • Bashkues me presion sipas llojit DN 80 ose DN 100
  • Lidhje në hyrje 3 x DN 100/150, 1 x DN 100
  • Lidhje ajrimi DN 70 mm
  • lartësia min. e hyrjes (niveli i montimit deri në mes të hyrjes) 700 mm
  • Klasa e mbrojtjes (pa panel komandimi) IP 68
  • Vëllimi bruto i depozitës 400/800 l
  • Volumi i takim-stakimeve 200/400 l

Materiale

  • Karkasa e motorit: Inoks 1.4404 (AISI 316L)
  • Sistemi hidraulik: Plastikë PUR
  • Depozita: Plastikë PE

Konstruksioni

Sistem ngritës i ujërave të zeza, gati për lidhje, që zhytet plotësisht (lartësia e përmbytjes: 2 mWs, koha e përmbytjes: 7 ditë) me rezervuar mbledhës të izoluar ndaj gazit dhe ujit. E pajisur me dy pompa të ujërave të zeza të serisë Wilo-Drain TP 80 ose TP 100 (materiali: inoks dhe komponim). Trajtim i lehtë falës peshës së vogël të impiantit, p.sh. sistem me dy pompa me pompë TP 80 vetëm 160 kg (pesha më e madhe individuale: pompa 62 kg). Zbrazje optimale e depozitës falë thellësisë së thithjes.

Vini re: Paneli i komandimit nuk mund të zhytet dhe duhet të radhitet i siguruar ndaj përmbytjes.

Dorëzim

Sistem ngritës i ujërave të zeza, gati për lidhje, me panel komandimi, përfshirë:

  • Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti
  • 1x fashetë metalike për lidhjen e pompës së dorës me membranë
  • 1x lidhje në hyrje DN 150
  • 1x fashetë metalike për lidhjen e ajrimit DN 70
  • 1x kit për lidhje të depozitës dhe pompës

Vini re: Valvulat e nevojshme për instalim, të tilla si zorra plastike, valvula kryesore në hyrje dhe valvula e moskthimit, duhet të porositen si aksesorë!

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-DrainLift XXL

Numri i artikullit 2532170
Botim 1010
Numri i faqeve 29
Language en
PDF (2 MB)