Wilo-SiBoost Smart 1 MVISE
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Sistem që punon pothuajse pa zhurmë nëpërmjet pompave centrifugale të presionit të lartë, prej inoksi, me rotor të lagur, me ndryshues frekuence të integruar
- Deri në 20 dB[A] më pak zhurmë sesa sistemet konvencionale me kapacitet hidraulik të krahasueshëm
- Kursim më i lartë i energjisë në sajë të rregullimit optimal të ngarkesës nëpërmjet rregullimit të ndryshueshëm të presionit (p-v)
- I thjeshtë për t'u instaluar dhe me siguri funksionimi falë serisë së përdorur të pompave MVISE me identifikues të integruar të punimit në të thatë dhe çaktivizimit automatik kur ka mungesë uji
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Impiant i furnizimit me ujë që bën pak zhurmë dhe gati për lidhje, me një pompë centrifugale të presionit të lartë prej inoksi, jo vetëthithëse, e pozicionuar vertikalisht, e serisë MVISE, në versionin e pompës me rotor të lagur, e pajisur me ndryshues frekuence të integruar me ftohje me ujë.
Përdorimi
Furnizim me ujë plotësisht automatik dhe me rritje të presionit në regjimin e furnizimit nëpërmjet pompës nga rrjeti publik i ujësjellësit ose nga një depozitë në një lartësi të paktën 0,5 m, për përdorime private, biznesi, industriale dhe komunale (duhet parashikuar një pompë rezervë sipas kërkesave të standardit DIN 1988 dhe DIN EN 806).
Në përgjithësi, fluidet e lejuara që pompohen janë ujërat, të cilat nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata, si:
- Ujë i pijshëm
- Uji i ftohtë
- Uji i procesit të punës
- Ujë për përdorim MKZ (përveç sistemeve për fikjen e zjarrit sipas DIN 14462 dhe me autorizim të autoriteteve lokale për mbrojtjen kundër zjarrit)
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
1 pompë e serisë MVISE me motor me rotor të lagur dhe rregullim të shpejtësisë nëpërmjet ndryshuesit të integruar të frekuencës, e montuar mbi një bazament çeliku të galvanizuar me rregullim të lartësisë.
Të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngun e pompuar janë të qëndrueshme kundër korrozionit.
në anën e presionit:
- Saraçineskë bllokuese
- Valvul moskthimi
- Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16
- Sensor presioni 4..20 mA
- Manometër
në anën e thithjes:
- Sensor presioni 4..20 mA
- Manometër
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-SiBoost Smart 1 MVISE 206 |
SiBoost Smart | Impiant kompakt për rritjen e presionit me rregullim të integruar të numrit të rrotullimeve |
1 | Numri i pompave |
MVISE | Seria e pompave |
2 | Sasia e kërkuar nominale/[m³/h] e pompës teke |
06 | Numri i shkallëve të pompave teke |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
- Temperatura maks. e lëngjeve: +50°C
- Temperatura e mjedisit: maks. 40 °C
- Presioni i funksionimit 16 bar
- Presioni i hyrjes 6 bar
- Diametrat nominalë të lidhjes Rp 1¼ - Rp 1½
- Diapazoni i numrit të rrotullimeve 1100 – 2750 1/min
- Klasa e mbrojtjes IP44
Materiale
MVISE 2-8 m³/h
- Trupi i pompës prej 1.4301 (AISI 304)
- Sistem hidraulik prej 1.4301 [AISI 304]
- Guarnicion EPDM
Konstruksioni
Skeleti bazë: Çelik i galvanizuar, me zbutës të vibrimeve me rregullim të lartësisë për izolimin gjithëpërfshirës kundër zhurmave, si dhe me pika për ngritje të integruara
Tubi kryesor përmbledhës: Tubi kryesor përmbledhës në anën e presionit komplet prej inoksi, i përshtatshëm për lidhje me të gjitha materialet e linjave të tubave të përdorur në shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës. Tubi kryesor përmbledhës është projektuar në përputhje me fuqinë e përgjithshme hidraulike të impiantit të rritjes së presionit.
Pompat: Përdoret 1 pompë e serisë MVISE 2, 4, 8. Ndryshuesit e frekuencës me ftohje me ujë të montuar në motorin e pompës bëjnë të mundur funksionin e kontrollit të vazhdueshëm për të gjitha pompat e kësaj serie, midis 20 Hz dhe maks. 50 Hz. Të gjitha pjesët e pompës në kontakt me lëngun janë prej inoksi.
Valvulat: pompa është e pajisur me një saraçineskë bllokimi me etiketën e kontrollit DVGW në anën e thithjes dhe të presionit, dhe me një valvul moskthimi me autorizim DVGW
Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 16 e montuar në anën e dërgimit me një membranë gome butili, me miratim DVGW/KTW, e sigurt në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e produkteve ushqimore; për qëllimet e testimit dhe të kontrollit është e pajisur me një valvul bllokuese me sferë me shkarkim dhe saraçineskë prurjeje me miratim DVGW/KTW sipas DIN 4807.
Mbikëqyrja e presionit: 2 sensorë presioni: 4..20 mA, vendosur në anën e presionit dhe të thithjes.
Paraqitja e presionit: Manometër i vendosur në anën e thithjes dhe në anën e dërgimit
Versione të tjera me kërkesë
Dorëzim
- Sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar në vendin e montimit, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
Linja të tjera ushqyese me kërkesë
Këshilla për projektim
Presioni i hyrjes
Gjatë konfigurimit të impianteve, duhet të mbani parasysh presioni maks. të hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maks. i lejuar në hyrje llogaritet nga presioni maks. i funksionimit të impiantit minus prurjen maks. të pompës me Q = 0.
Për zbatimin dhe funksionimin e impiantit për rritjen e presionit, në përgjithësi, duhen marrë parasysh dispozitat e DIN 1988 (EN 806).
Reduktor presioni
Luhatja e presionit të hyrjes kompensohet nëpërmjet rregulluesit të numrit të rrotullimeve, të integruar në pompë, nëse luhatja e presionit nuk është më e madhe se diferenca midis presionit të caktuar dhe të prurja në nivelin zero të pompës teke me numër minimal të rrotullimeve (puna 20 Hz ose 25 Hz). Nëse luhatja e presionit është më e madhe, atëherë para impiantit duhet të instalohet një valvul reduktuese e presionit.
Rele mbrojtëse diferenciale
Gjatë instalimit të çelësave mbrojtës diferencialë në lidhje me ndryshuesit e frekuencave duhet të mbahet parasysh që të parashikohen vetëm çelësa mbrojtës diferencialë të ndjeshëm ndaj të gjitha rrymave sipas DIN/VDE 0664.
Pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit Wilo-WMS
Pompa e përdorur e serisë Helix VE është e pajisur paraprakisht me identifikues të punimit në të thatë si pajisje sigurie e pompës.
Të dhëna për elektronikën/EMC-në
Sistem me pompë teke me fuqi motori deri në 7,5 KW (të përfshirë):
- Interferenca e emetuar në përputhje me EN 61000-6-3
- Rezistenca ndaj interferencës në përputhje me EN 6100-6-1
Shënim: Në rastin e zbatimit në ndërtesa banimi, instalimi duhet të bëhet nga personel i trajnuar lidhur me pajtueshmërinë elektromagnetike.
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Wilo-MVISE-3G
Numri i artikullit | 4230106 |
Botim | 2020-04 |
Numri i faqeve | 258 |
Language | de, en, es, fr, nl, ru, tr, uk |
Wilo-SiBoost 2.0 Smart 1, Wilo-SiBoost Smart 1, Wilo-Comfort-Vario COR-1...-GE, Wilo-Comfort-Vario COR/T-1…-GE
Numri i artikullit | 2535459 |
Botim | 2023-08 |
Numri i faqeve | 72 |
Language | en |
Certifikata
AH_ZESTAWY SiBoost Smart FC MVISE EXCEL HELIX VE COE-2 EMHIL
Numri i faqeve | 1 |
Language | gjuhë neutrale |
Emërtimi i produktit | Lidhja e tubit në pjesën thithëse | Lidhja e tubit në anën e presionit | Numri i pompave Q | Presioni maksimal i funksionimit PN | Pesha bruto afërisht m | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
SiBoost Smart 1MVISE206 | G 1 | G 1 | 4 m³/h | 16 bar | 71 kg | 2550736 | |
SiBoost Smart 1MVISE210 | G 1 | G 1 | 4 m³/h | 16 bar | 77 kg | 2550737 | |
SiBoost Smart 1MVISE404 | G 1¼ | G 1¼ | 8 m³/h | 16 bar | 71 kg | 2550738 | |
SiBoost Smart 1MVISE406 | G 1¼ | G 1¼ | 8 m³/h | 16 bar | 72 kg | 2550739 | |
SiBoost Smart 1MVISE410 | G 1¼ | G 1¼ | 8 m³/h | 16 bar | 78 kg | 2550740 | |
SiBoost Smart 1MVISE803 | G 1½ | G 1½ | 14 m³/h | 16 bar | 74 kg | 2550741 | |
SiBoost Smart 1MVISE806 | G 1½ | G 1½ | 14 m³/h | 16 bar | 79 kg | 2550742 |