Wilo-Stratos GIGA B
Fuqi maksimale me efektivitet të lartë energjetik.
Fuqi maksimale me efektivitet të lartë energjetik.
Wilo-Stratos GIGA B është pompa ideale me efektivitet të lartë për t'u përdorur për ngrohje, ajër të kondicionuar dhe ftohje në godina, ku është e nevojshme të lëvizen sasi të mëdha ajri me pompim në lartësi.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Pompë inovative me efektivitet të lartë për rendimentin më të lartë të efektivitetit me dimensionet kryesore sipas EN 733
- Motor EC me efektivitet të lartë të klasës së efiçencës IE5 sipas IEC 60034-30-2
- Instalim i thjeshtë në sajë të këmbëve të integruara të pompës dhe blloqeve opsionale mbështetëse
- Ndërfaqe optimale për komunikim me magjistralin me module IF që futen në prizë
Konstruksioni
Pompë monobllok me efektivitet të lartë me motor IE5 dhe përshtatje elektronike të fuqisë në llojin e konstruksionit me rotor të thatë. Versioni pompë centrifugale me një helikë e presionit të ulët me bashkues me flanxhë dhe bllokues mekanik.
Përdorimi
Pompimi i ujit të ngrohjes (sipas VDI 2035), e ujit të ftohtë dhe të përzierjeve ujë-glikol pa materiale gërryese në sistemet e ngrohjes, të ujit të ftohtë dhe në sistemet e ftohjes.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e punës
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
- PID-Control
- Mënyra e kontrollit (n=constant)
Nivel komandimi
- Buton i gjelbër dhe ekran
Funksionet manuale
- Rregullim i vlerës së caktuar të diferencës së presionit
- Rregullim i numrit të rrotullimeve (mënyra e kontrollit manual)
- Rregullimi i mënyrës së punës
- Rregullimi i pompës NDEZUR/FIKUR
- Konfigurimi i të gjitha parametrave të punës
- Konfirmim i gabimit
Funksionet e jashtme të komandimit
- Hyrja e komandimit "Përparësia Off"
- Hyrja e komandimit "Shkëmbimi i jashtëm i pompave" (i efektshëm vetëm në mënyrën e punës me pompë dyshe)
- Hyrje analoge 0 – 10 V, 0 – 20 mA për mënyrën e kontrollit (DDC) dhe rregullimin nga distanca të vlerës së caktuar
- Hyrje analoge 2 – 10 V, 4 – 20 mA për mënyrën e kontrollit (DDC) dhe rregullimin nga distanca të vlerës së caktuar
- Hyrje analoge 0 – 10 V për sinjalin e vlerës aktuale të sensorit të presionit
- Hyrje analoge 2 – 10 V, 0 – 20 mA, 4 – 20 mA për sinjalin e vlerës aktuale të sensorit të presionit
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Kolektori i sinjaleve të defekteve SSM
- Kolektori i sinjaleve të punës SBM
Shkëmbimi i të dhënave
- Ndërfaqe me rreze infrakuqe për shkëmbimin pa tel të të dhënave me Monitor-IR/çelës IR
- Fole për module IF Wilo (Modbus, BACnet, CAN, PLR, LON) për lidhjen në automatizimin e ndërtesave
Funksionet e sigurisë
- Mbrojtje e plotë e motorit me rele termike të motorit të integruar
- Bllokim i aksesit
Komandimi i pompave dyshe (2 x pompë teke; vetëm në përdorim të zorrëve prej gome)
- Funksion kryesor/rezervë (shkëmbim automatik të pompave)
- Funksioni kryesor/rezervë për shkëmbimin e pompave pas 24 orësh
- Punim paralel
Çelësi tip
Shembull | Wilo-Stratos GIGA B 40/1-51/4,5 |
Stratos GIGA | Pompë me efektivitet të lartë |
B | Konstruksion monobllok |
40 | Diametri nominal DN i bashkuesit me flanxhë (te Stratos GIGA B: ana e presionit) [mm] |
1-51 | 1 = lartësia e prurjes më e vogla e rregullueshme [m] 51 = lartësia e prurjes më e madhja e rregullueshme [m] |
4,5 | Fuqia nominale e motorit P2 in [kW] |
-xx | Varianti: P.sh. R1 - versioni pa sensor matës të diferencës së presionit |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës së lëngut -20 °C deri +140 °C
- Bllokues mekanik për pompimin e ujit deri në Tmax. = +140 °C. Deri në T ≤ +40 °C lejohet një përzierje glikoli nga 20% deri në 40% të vëllimit. Në përzierjet ujë-glikol me përqindje glikoli > 40% deri në maksimumi 50% të vëllimit dhe me temperaturë lëngu nga > +40 °C deri maksimumi në +120 °C apo në lëngje të tjera të ndryshme nga uji, duhet parashikuar një bllokues mekanik alternativ. Në rastin e përdorimit të përzierjeve ujë-glikol në përgjithësi rekomandohet përdorimi i variantit S1 me bllokuesin mekanik përkatës.
- Linja ushqyese:
- 3~440 V ±10 %, 50/60 Hz
- 3~400 V ±10 %, 50/60 Hz
- 3~380 V -5 % +10 %, 50/60 Hz
Përmbushja e përputhshmërisë elektromagnetike pa masa shtesë:
- Interferenca e emetuar për sektorin e banimit sipas EN 61800-3:2018
- Rezistenca ndaj interferencës për sektorin e industrisë sipas EN 61800-3:2018
- Klasa e mbrojtjes IP55
- Presioni maks. i funksionimit 16 bar deri +120 °C, 13 bar deri +140 °C
Materiale
- Trupi i pompës dhe lanterni: EN-GJL-250
- Helika: PPS-GF40
- Boshti: 1.4122
- Bllokues mekanik: AQEGG; bllokues mekanikë të tjerë, me kërkesë
Dorëzim
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Varianti ...-R1 pa sensor matës i diferences së presionit
- Varianti …-S1 me bllokues mekanikë të posaçëm
Aksesorë
- 1 mbështetëse me material fiksimi për ndërtimin e bazamentit
- Ndihma montimi për bllokuesin mekanik
- Çelës IR
- Moduli IF PLR për lidhje në konvertitorin PLR/e ndërfaqeve
- Moduli IF LON për lidhje në rrjetin LONWORKS
- Moduli IF BACnet
- Moduli IF Modbus
- Moduli IF CAN
- Sistem rregullues VR-HVAC
- Sistem rregullues CCe-HVAC
- Sistem rregullues SCe-HVAC
- Kite sensor matës i diferencës së presionit 0-10 V për pompat në versionin ...-R1