Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
SiClean | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-SiClean

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Largim i grimcave magnetike dhe jomagnetike nga lëngu ajrimi i mikroflluskave
  • Efikasitet i lartë pastrimi falë efekteve fizike (forca e rëndesës, fitrimi, efekte magnetike, efekti i reduktimit të presionit)
  • Përdorim i lehtë nëpërmjet instalimit të lehtë, mirëmbajtjes dhe rregullimeve të thjeshtuara
  • Rezistues ndaj korrozionit falë veçuesit të grimcave prej inoksi
Përshkrimi i serive

Konstruksioni

Veçues kompakt grimcash i dorëzuar si kit dhe i lehtë për t'u instaluar. Kiti përbëhet nga komponentë mekanikë dhe hidraulikë: Pompë qarkullimi, veçues grimcash, valvul shkarkimi, kufizues automatik i vëllimit të rrjedhës, njësia e ajrimit, panel elektrik për monitorimin e pompës së qarkullimit. Për montim në mur ose vendosje në dysheme (në varësi të llojeve). Lidhje e thithjes dhe presionit dhe lidhja me rrjetin bëhen në vendin e montimit. Shkarkim manual i sistemit.

Përdorimi

Wilo-SiClean largon grimcat magnetike dhe jo magnetike nga sistemet ngrohëse nëpërmjet fenomeneve natyrore dhe fizike. Përveç kësaj, nëpërmjet njësisë së ajrimit mund të largohen mikroflluskat. Për instalim në objektet e biznesit (ndërtesat e administratës, hotele, spitale, qendra tregtare, shkolla,…) dhe në sistemet e ngrohjes qendrore të qytetit.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Lloji i pompës së qarkullimit: Wilo-Yonos PICO (SiClean 0,5/1/2/3/4), Wilo-Yonos MAXO (SiClean 5)
  • Komponentë hidraulikë, prej inoksi, anti-korrozion
  • Zorra me material të përforcuar të lidhura në hyrje dhe në dalje të veçuesit të grimcave. Zorra të lidhura në tubin e kthimit në bajpas për lidhje të vogla dhe të leverdishme dhe me humbje të vogla presioni
  • Njësi ajrimi e montuar paraprakisht për largimin e mikroflluskave
  • Shufra magnetike të lëvizshme për veçimin efikas të grimave të hekurit të oksiduar
  • Kufizues i vëllimit të rrjedhës për përshtatje automatike të vëllimit të rrjedhës
  • Valvul manuale pastrimi për shkarkimin e lehtë dhe të shpejtë të grimcave të grumbulluara
  • Panel elektrik për monitorimin e pompës qarkullimit

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-SiClean 2

SiClean

Versioni standard, me operim manual, me një pompë qarkullimi në seri me teknologjinë e rotorit të lagur

2

Madhësia e kitit

Dorëzim

  • Veçuesi i grimcave Wilo-SiClean (kit i montuar paraprakisht)
  • Panel elektrik
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës Wilo-SiClean
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës i pompës së qarkullimit
Përzgjedhja e produktit