SiClean
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Largim i grimcave magnetike dhe jomagnetike nga lëngu ajrimi i mikroflluskave
- Efikasitet i lartë pastrimi falë efekteve fizike (forca e rëndesës, fitrimi, efekte magnetike, efekti i reduktimit të presionit)
- Përdorim i lehtë nëpërmjet instalimit të lehtë, mirëmbajtjes dhe rregullimeve të thjeshtuara
- Rezistues ndaj korrozionit falë veçuesit të grimcave prej inoksi
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Veçues kompakt grimcash i dorëzuar si kit dhe i lehtë për t'u instaluar. Kiti përbëhet nga komponentë mekanikë dhe hidraulikë: Pompë qarkullimi, veçues grimcash, valvul shkarkimi, kufizues automatik i vëllimit të rrjedhës, njësia e ajrimit, panel elektrik për monitorimin e pompës së qarkullimit. Për montim në mur ose vendosje në dysheme (në varësi të llojeve). Lidhje e thithjes dhe presionit dhe lidhja me rrjetin bëhen në vendin e montimit. Shkarkim manual i sistemit.
Përdorimi
Wilo-SiClean largon grimcat magnetike dhe jo magnetike nga sistemet ngrohëse nëpërmjet fenomeneve natyrore dhe fizike. Përveç kësaj, nëpërmjet njësisë së ajrimit mund të largohen mikroflluskat. Për instalim në objektet e biznesit (ndërtesat e administratës, hotele, spitale, qendra tregtare, shkolla,…) dhe në sistemet e ngrohjes qendrore të qytetit.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Lloji i pompës së qarkullimit: Wilo-Yonos PICO (SiClean 0,5/1/2/3/4), Wilo-Yonos MAXO (SiClean 5)
- Komponentë hidraulikë, prej inoksi, anti-korrozion
- Zorra me material të përforcuar të lidhura në hyrje dhe në dalje të veçuesit të grimcave. Zorra të lidhura në tubin e kthimit në bajpas për lidhje të vogla dhe të leverdishme dhe me humbje të vogla presioni
- Njësi ajrimi e montuar paraprakisht për largimin e mikroflluskave
- Shufra magnetike të lëvizshme për veçimin efikas të grimave të hekurit të oksiduar
- Kufizues i vëllimit të rrjedhës për përshtatje automatike të vëllimit të rrjedhës
- Valvul manuale pastrimi për shkarkimin e lehtë dhe të shpejtë të grimcave të grumbulluara
- Panel elektrik për monitorimin e pompës qarkullimit
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-SiClean 2 |
SiClean | Versioni standard, me operim manual, me një pompë qarkullimi në seri me teknologjinë e rotorit të lagur |
2 | Madhësia e kitit |
Dorëzim
- Veçuesi i grimcave Wilo-SiClean (kit i montuar paraprakisht)
- Panel elektrik
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës Wilo-SiClean
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës i pompës së qarkullimit