Wilo-Comfort CO-/COR-MVI.../CC
Wilo-Comfort CO-/COR-MVI.../CC
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Sistem i rehatshëm sipas DIN 1988
- 2-6 pompa centrifugale të presionit të lartë, prej inoksi, të vertikale dhe të ndezura në paralel, të serisë MVI
- Aparat komandimi/kontrolli CC, komode, me komandim me mikrokompjuter, me memorie të programueshme, dhe ekran me prekje me aftësi të plotë grafike, futje e parametrave të punës nëpërmjet menysë, te impiantet COR me ndryshues frekuence për kontroll të vazhdueshëm të pompës që mban ngarkesën kryesore
Shërbimet e rekomanduara
Comfort CO(R)
Konstruksioni
Impiant i rritjes së presionit me 2 deri 6 pompa centrifugale të presionit të lartë, jovetëthithëse, në montim paralel
Përdorimi
- Furnizim me ujë plotësisht automatik në regjimin e furnizimit, në sferën e furnizimit publik me ujë, për rritjen e presionit nga depozitat ose linjat e dërgimit, për përdorime komunale, biznesi, industriale dhe private (p.sh. ndërmarrje të furnizimit me ujë, ndërmarrje artizanale dhe industriale, objekte banimi, zyra dhe institucione publike, ndërtesa administrative, hotele, spitale).
- Pompimi i ujit industrial, ujit të freskët, ujit për përdorim MKZ (përveç sistemeve për mbrojtjen kundër zjarrit sipas DIN 14462 dhe me leje të autoriteteve lokale të mbrojtjes kundër zjarrit) ose ujërave të tjera industriale ku lëngjet e lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht apo mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- 2-6 pompa të serisë MVI për çdo impiant
- Komandim automatik i pompave nëpërmjet CC-Controller
- Pjesët që janë në kontakt me lëngun janë rezistuese ndaj korrozionit
- Skeleti bazë e galvanizuar zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese kundër zhurmave
- Valvul e kontrolli në çdo pompë, në anën e thithjes dhe të presionit
- Valvul moskthimi, në anën e presionit
- Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16, në anën e presionit
- Sensor presioni, në anën e presionit fundor
- Manometër, në anën e përparme të presionit, mund të blihet në mënyrë opsionale
- Manometër, në anën e presionit fundor
- Pajisja mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit mund të blihet në mënyrë opsionale
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-COR-4 MVI 804/CC |
CO | Sistem kompakt i rritjes së presionit |
R | Rregullimi i pompës përkatëse që mban ngarkesën kryesore nëpërmjet ndryshuesit të frekuencës |
4 | Numri i pompave |
MVI | Seria e pompave |
8 | Vëllimi nominal i rrjedhës i pompës teke [m3/h] |
04 | Numri i shkallëve të pompës teke |
CC | Njësia e rregulluesit; CC = Comfort-Controller |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese 3~230 V/400 V ±10 %, 50 Hz
- Temperatura e lëngjeve: maks. 50 °C (70 °C opsionale)
- Presioni maks. i funksionimit 16 bar (25 bar opsionale)
- Presioni i hyrjes 10 bar
- Diametrat nominal të lidhjes, ana fundore e presionit R 1½" - DN 200
- Diametrat nominal të lidhjes, ana e thithjes R 1½" - DN 200
- Shpejtësia nominale 2850 1/min
- Klasa e mbrojtjes IP54 (aparati i kontrollit CC)
- Siguresat mbrojtëse AC 3 në anën e ushqimit në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU
- Lëngje të lejuara (lëngje të tjera me kërkesë):Shënim për lëngjet: Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra
- Ujë i pijshëm dhe ujë i pijshëm, i ngrohur
- Uji i ftohtë
- Ujë për përdorim MKZ
Materiale
MVI 16.. deri 95..
- Helikat prej inoksi 1.4301/1.4404
- Dhomat e shkallëve prej inoksi 1.4301/1.4404
- Trupi i pompës EN-GJL-250/1.4404
- Boshti prej inoksi 1.4057/1.4404
- Guarnicioni EPDM (EP 851)/FKM (Viton)
- Mbulesa e trupit prej inoksi 1.4301/1.4404
- Pjesa e poshtme e trupit prej inoksi 1.4301/1.4404
- Bllokuesi mekanik B-karbon/volfram-karbid, SiC/karbon
- Këmishë presioni prej inoksi 1.4301/1.4404
- Kushineta volfram-karbid
- Tubi kryesor përmbledhës prej inoksi 1.4404
Konstruksioni
- Skeleti bazë: prej çelikut të galvanizuar dhe me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese gjithëpërfshirëse kundër zhurmave; versione të tjera me kërkesë
- Tubacioni kryesor përmbledhës: tubacion komplet prej inoksi, i përshtatur për lidhjen me të gjitha materialet e përdorura të tubave në shërbimet e mirëmbajtjes së ndërtesës; tubacioni është dimensionuar në përputhje me fuqinë e përgjithshme hidraulike të sistemit për rritjen e presionit
- Pompat: do të përdoren 2 deri 6 pompa të ndezura në paralel, seria MVI 2 deri MVI 95; të gjitha pjesët e këtyre pompave në kontakt me lëngun janë prej inoksi ose prej gize të hirtë (shtresë mbrojtëse kataforetike)
- Valvulat: secila pompë është e pajisur me një saraçineskë bllokimi me etiketën e kontrollit DVGW ose me valvul mbyllëse rrethore, në anën e thithjes dhe të presionit, dhe në anën e presionit me një valvul moskthimi me autorizim DVGW/KTW
- Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 16 e montuar në anën e dërgimit me një membranë butil-kauçuk, e padëmshme në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e artikujve ushqimorë për qëllime kontrolli dhe rishikimi, e pajisur me valvul bllokuese me sferë me valvul shkarkimi dhe valvul prurjeje sipas DIN 4807
- Sensor presioni: 4 deri 20 mA, i montuar në anën e dërgimit për aktivizimin e njësisë qendrore Comfort Controller
- Paraqitja e presionit: në anën e thithjes dhe të dërgimit me manometër (ø 63 mm); paraqitje e presionit fundor, përveç kësaj, ekran me prekje alfanumerik të Comfort-Controller-it.
- Panel komandimi/rregullues: impianti është i pajisur, sipas standardit, me një rregullues Comfort CC; COR së bashku me një ndryshues frekuence
Dorëzim
- sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar që në fabrikë, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
- Paketimi
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Version standard pa veshje
- Veshje mbrojtëse kundër zhurmës, me kërkesë
- Disponueshmëria e grupit të presionit me një pompë, me kërkesë