Wilo-EMU RZP 20… – RZP 80-2…
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Mund të montohet vertikalisht ose në tub (në linjë)
- Me mirëmbajtje të lehtë falë turbinave vetëpastruese prej inoksi ose PUR
Shërbimet e rekomanduara
Konstruksioni
Pompë riqarkulluese me operim direkt ose me kuti të ndërrimit të shpejtësisë me një helikë
Përdorimi
Pompim i
- Ujëra të zeza me fekale
- Uji i procesit të punës
- Ujëra të ndotura
- Ujit industrial
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Mbikëqyrja termike e motorit
- Kuti e ndërrimit të shpejtësisë me 1-shkallë (nga RZP 50-3)
- Kontroll i dhomës paraprake (opsionale nga RZP 50-3)
- Autorizim i sigurisë ndaj shpërthimit (opsional)
Çelësi tip
p.sh.: | Wilo-EMU RZP 50-3.25-4/8 S25 |
RZP | Pompë riqarkulluese |
50 | x 10 = diametri nominal i turbinës në mm |
3 | Modeli i konstruksionit |
25 | x 10 = numri i rrotullimeve të turbinës në 1/min |
4 | Numri i poleve |
8 | x 10 = gjatësia e statorit në mm |
S25 | Versioni i turbinës
|
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Temperatura maks. e lëngjeve: 40 °C
- Thellësia maks. e zhytjes: 20 m
Materiale
- Pjesët e trupit: EN-GJL-250
- Turbina: PUR ose inoks 1.4571
- Bucela e turbinës: Çelik inoks 1.4571
- Lidhjet me vida: Çelik inoks 1.4301 ose 1.4571
- Boshti i mekanizmit (nga RZP 50-3): Çelik inoks 1.4462
- Trupi i rrjedhës: Çelik inoks 1.4571
Konstruksioni
Turbinë
Turbinë me 2, 3 ose 4 fletë me diametër nominal 200 mm deri 800 mm. Konstruksion me pak nevojë mirëmbajtjeje falë cepit të lopatës që takon ujin. Turbinat me një diametër deri 400 mm kanë një bucelë të patentuar Helix.
Motori
Motor i zhytur i serisë T (motor me ftohje sipërfaqësore) me lidhje të standardizuar për përshtatje të lehtë dhe efiçente të fuqisë së motorit. Nxehtësia transmetohet direkt në lëngun përreth nëpërmjet trupit të motorit. Pështjella është e pajisur me një mbikëqyrje të temperaturës. Një jetëgjatësi e madhe e kushinetës së motorit garantohet nga kushinetat me dimensione të mëdha të pjerrëta (jo te RZP 80-2) dhe kushinetat me sferë me kanal.
Permistopi
RZP 20 … 40
Bllokues mekanik dysh i boshtit me fole permistopi me vëllim të madh për kapjen e rrjedhjeve të bllokuesit mekanik. Sipas dëshirës, foleja e permistopit mund të pajisjet me një elektrodë shufër të jashtme. Izolimi në anën e lëngut bëhet me bllokues mekanik rezistues ndaj korrozionit dhe kundër konsumimit prej materiali të plotë silic-karbid, në krahun e motorit nga një bllokues mekanik radial. Priza e permistopit garanton qëndrim të përhershëm dhe të mbrojtur nga korrozioni të bllokuesit mekanik.
RZP 50-3 … 80-2
Izolim dyfish i boshtit me fole permistopi me vëllim të madh për kapjen e rrjedhjeve të bllokuesve mekanikë. Sipas dëshirës, dhoma paraprake mund të pajiset me një elektrodë shufër të jashtme. Izolimi në anën e lëngut bëhet me bllokues mekanik rezistues ndaj korrozionit dhe kundër konsumimit prej materiali të plotë silic-karbid. Izolimi midis dy dhomave bëhet me bllokues mekanikë radialë. Priza e permistopit garanton qëndrim të përhershëm dhe të mbrojtur nga korrozioni të bllokuesit mekanik.
Mekanizëm RZP 50-3 … 80-2
Një kuti e ndërrimit të shpejtësisë me 1 shkallë me përkthim të ndërrueshëm. Kushinetat e mekanizmit janë dimensionuar në mënyrë të tillë që forcat rezultuese të absorbohen dhe jo të transmetohen në kushinetën e motorit.
Kabllo
Kabllo lidhës hermetik ndaj ujit i tipit H07 për sforcime të forta mekanike (RZP 20) ose NSSHÖU për sforcime të rënda mekanike. Kablloja e lidhjes futet në vendin ku futet kavoja që është i pa-përshkueshëm nga uji, me mbrojtjen e kabllit nga dëmtimet dhe mbrojtje ndaj palosjes në karkasën e motorit.
Dorëzim
- Pompë riqarkulluese me turbinë të montuar, trup i rrjedhës dhe kabllo
- Gjatësia e kabllos sipas dëshirës së klientit
- Aksesor i montuar sipas llojit të instalimit
- Manuali i punës dhe mirëmbajtjes
Opsione
- Tensione të veçanta
- Mbikëqyrja termike e motorit mit sensor temperature PTC
- Elektroda shufër e jashtme
- për kontrolluesin e folesë së permistopit (deri RZP 40)
- për kontrollin e dhomës paraprake (nga RZP 50-3)
- Veshje Cerami C0 për mjetet gërryese
- Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX ose FM
Aksesorë
- Pajisja ulëse
- Pajisje ngritëse ndihmëse
- Pjesë speciale fiksimi (shufër litari) për përdorim në pajisje ngritëse ndihmëse për shumë agregate
- Shtendosje shtesë e litarit
- Material fiksimi
Vënia në punë
Mënyra e punës S1 - punë e përhershme
Pompa riqarkulluese duhet të punojë e zhytur. Nuk lejohet zhytja e turbinës. Niveli luhatës duhet të shkaktojë një çaktivizim automatik në momentin që kalohet poshtë mbulimit minimal me ujë. Përçuesi i rrymës duhet të instalohet në mënyrë të tillë që të mos tërhiqet në turbinë!
Mënyrat e instalimit
- Instalim fleksibël tek dalja e presionit me pajisje ulëse
- Instalim stacionar tek tubi i presionit me pajisje lidhje me fllanxhë
- Instalim stacionar tek tubi i presionit si version në linjë