Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-FLA Compact-1 Helix V | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-FLA Compact

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Impiant i kompakt me pompë centrifugale e presionit të lartë, prej inoksi, Helix FIRST V sipas DIN 1988 dhe DIN 14462 (redundancë te sistemi me 2 pompa)
  • Sistem kompleks me depozitë të rrumbullakët (miratim TZW), i lidhur direkt në lidhjen e thithjes të pompës
  • Fuqi hidraulike brenda serisë deri 18 m3/h për lartësi dërgimi 100 m
  • Mund të rregullohet pa problem dhe me siguri funksionimi falë aparatit të komandimit FLA (e certifikuar me TÜV)
  • Rrjedhje e bajpasit e rregulluar paraprakisht, për të mbrojtur pompën në rastin e prurjes së ulët
Përshkrimi i serive
FLA

Konstruksioni

Impiantet për rritjen e presionit të ujit për përdorim MKZ sipas DIN 14462 për lidhje direkte.

Me pompë centrifugale presioni e presionit të lartë, me shumë helika, në montim vertikal, versioni me motor me ftohje me ajër dhe depozitë uji.

Përdorimi

Furnizim me ujë për sisteme për mbrojtjen kundër zjarrit me hidrantë muri të llojit "F", në mënyrë tërësisht automatike, në ndërtesat e banimit, zyrave dhe administratës, hotele, spitale, supermerkato dhe sisteme industriale

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Një pompë e serisë Helix FIRST V 16, 22, e pajisur me motorë IE3
  • Komandim automatik i pompave nëpërmjet panelit të operimit FLA
  • Pjesët që janë në kontakt me lëngun e pompuar janë të qëndrueshme kundër korrozionit
  • Skeleti bazë prej çelikut të galvanizuar me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese kundër zhurmave
  • Tubi kryesor përmbledhës prej inoksi 1.4301
  • Valvul bllokuese me sferë në anën e presionit
  • Valvul kryesore në hyrje midis pompës dhe depozitës së ujit
  • Valvul moskthimi, në anën e dërgimit
  • Valvul e rregulluar paraprakisht në dalje të pompës për rrjedhje minimale të bajpasit
  • Çelës presioni, në anën e presionit
  • Manometër, në anën e presionit
  • Enë zgjerimi me membranë 8 L, PN 16, e radhitur në anën e presionit
  • Depozitë uji e ajrosur në atmosferë sipas DIN 14462 shkarkim i lirë sipas EN 13077, tip AB sipas DIN EN 1717
  • Depozitë e rrumbullakët PEHD me tregues të nivelit të ujit
  • Drenazhi
  • Galexhant elektrik si dhënës sinjali për uljen e nivelit të ujit
  • Ajrim dhe bllokim me valvul në formë disku
  • Hapja e kontrollit me mbulesë, e cila mund të izolohet pa përdorur vegla
  • Mure akustike në brendësi, për të reduktuar shpejtësinë e prurjes së lëngut
  • Hyrja, lidhja e nxjerrjes
  • Tejmbushja si shkarkim i lirë, tip AB sipas DIN EN 1717 me prerje tërthore jo në formë rrethi

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-FLA Compact–1 Helix V 1604 DS8

FLA

Sistem për fikjen e zjarrit

Compact

me depozitë uji

1

Numri i pompave

Helix V

Seria e pompave

16

Vëllimi nominal i rrjedhës [m3/h]

04

Numri i shkallëve të pompës

DS8

Rregullimi i presionit deri 8 bar (në varësi të llojit të pompës)

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
  • Temperatura e lëngjeve maks. +50 °C
  • Presioni nominal 16 bar
  • Presioni i funksionimit deri 16 bar
  • Presioni i hyrjes nga depozita e ujit < 1 bar
  • Diametri nominal i lidhjes, në anën e presionit R 11/2" - R 2"
  • Diametri nominal i lidhjes së galexhantit elektrik në depozitën e ujit G2"
  • Klasa e mbrojtjes e pajisjes së operimit IP54
  • Depozitë e rrumbullakët uji (540 l)

Materiale

  • Helikat, difuzorët, foleja e helikave prej inoksi 1.4307
  • Trupi i pompës me veshje EN-GJL-250 KTL
  • Boshti prej inoksi 1.4057
  • 1.4404 unazë mbrojtëse e permistopit
  • Guarnicione rrethore prej EPDM (guarnicion FKM me kërkesë)
  • Depozitë e rrumbullakët prej PE-HD
  • Tubi kryesor përmbledhës prej inoksi 1.4301

Konstruksioni

  • Skeleti bazë: E prodhuar nga çelik i galvanizuar dhe zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme e pajisur me veshje të plotë izoluese kundër zhurmave; versione të tjera me kërkesë
  • Tubi kryesor përmbledhës: I gjithë tubacioni kryesor përmbledhës është prej inoksi 1.4301, i përshtatur për lidhjen me të gjitha materialet e tubave të zakonshme; tubacioni është konfiguruar në përputhje me fuqinë e përgjithshme hidraulike të sistemit për rritjen e presionit FLA
  • Pompat: Pompa e serisë Helix FIRST V 16, 22; të gjitha komponentët e pompës në kontakt me lëngun janë prej inoksi/me veshje EN-GJL-250 KTL. Informacione të tjera lidhur me pompën i merrni në pjesën e katalogut "Pompat centrifugale të presionit të lartë"
  • Valvulat: Në skajin e sipërm të pjesës hidraulike të pompës gjendet një valvul speciale prej tunxhit për rikthimin e volumit të rrjedhës së bajpasit në depozitën e ujit. Kjo valvul dhe valvulat e kontrollit janë të hermetizuara dhe të siguruara nga rregullimi i paautorizuar
  • Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN16 e montuar në anën e dërgimit. Për qëllime kontrolli dhe rishikimi, e pajisur me valvul speciale prurjeje, e cila bën të mundur bllokimin dhe shkarkimin e enës së zgjerimit me membranë
  • Çelësi i presionit: Një çelës dërgimi në anën e dërgimit për të aktivizuar rregulluesin qendror FLA
  • Paraqitja e presionit: Manometër (ø 63 mm) në anën e dërgimit; paraqitje shtesë dixhitale e presionit të funksionimi dhe parametrat e rregullimit të rregulluesit FLA
  • Pajisja e kontrollit/rregulluesi: Impianti është i pajisur, sipas standardit, me një rregullues specifik FLA
  • Depozitë uji: Impianti dërgohet me një depozitë uji (540 l). Ajo ka një galexhant mekanik dhe një pajisje të veçantë e ujit të spërkatjes me miratim TZW, për të garantuar respektimin e rregullores për ujin e pijshëm

Dorëzim

  • Sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar në vendin e montimit, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
  • Depozitë uji gati për lidhje
  • Paketimi
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Këshilla për projektim

Pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit

Sipas DIN 14462, rele të mbrojtjes kundër punës pa ujë, p.sh. për lidhje të galexhantëve elektrikë për mungesën e ujit nga depozitat e ujit WILO FLA, elektroda të nivelit, etj. Gjendja e mungesës së ujit vetëm për sinjalizimin e defekteve. Në funksionin e provës, mbrojtje nga ulja e nivelit të ujit është aktive. Kontaktet e galexhantit elektrik të kërkuar duhet të lidhen me konektorë në rregullues.

Depozitë uji e ajrosur në atmosferë sipas DIN 14462 për lidhjen direkte të një sistemi për mbrojtjen kundër zjarrit në furnizimin publik me ujë të pijshëm sipas DIN 1988-600, ndarje e sistemit nëpërmjet pajisjes së sigurisë sipas EN 13077 (shkarkim i lirë), tip AB sipas DIN EN 1717.

Gjatë zbatimit duhen respektuar DIN 1988 - 600 dhe kërkesat e ndërmarrjes lokalet të furnizimit me ujë.

Me rëndësi:

Përçuesit e lidhjes që disponohen në vendin e montimit duhet të lidhen në mënyrë të tillë që ato të jenë pa tension dhe jo të ngarkuara me peshë!

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Helix V, .. FIRST V, ..2.0-VE 2-4-6-10-16

Numri i artikullit 4143727
Botim 2023-03
Numri i faqeve 24
Language en
PDF (5 MB)

Wilo-Helix V, FIRST V, 2.0-VE 22-36-52

Numri i artikullit 4120943
Botim 02/2022
Numri i faqeve 28
Language en
PDF (7 MB)

Wilo-FLA Compact

Numri i artikullit 2537431
Botim 2019-07
Numri i faqeve 96
Language de, en, fr, nl
PDF (4 MB)