Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Isar MODH1-1 | Wilo

Wilo-Isar MODH1-1

Sistem efikas kompakt për zbatime në ujin e pijshëm.

Avantazhet tuaja
Wilo-ISAR MODH1-1

Sistem efikas kompakt për zbatime në ujin e pijshëm.

Wilo-Isar MODH1 është një impiant i rritjes së presionit me pompa me shumë helika, horizontale, me shpejtësi konstante, i cili me konstruksionin e tij kompakt që kursen hapësirë, mund të përdoret për shpërndarjen e ujit dhe rritjen e presionit në ndërtesa të vogla tregtare. Ai është i ndërtuar në mënyrë modulare dhe mund të pajiset sipas nevojës me një, dy ose tre pompa të llojit Wilo-Medana CH1-L. Komponentët në kontakt me lëngjet janë të përshtatshëm edhe për zbatime në ujin e pijshëm. Lidhjet fleksibël, nevoja për pak hapësirë, komponentët e tij hidraulikë të lehtë për shërbim dhe Easy Controller e bëjnë instalimin, vënien në punë dhe mirëmbajtjen shumë të thjeshtë.

Shërbimet e rekomanduara


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Siguri e lartë pune përmes instalimit të impiantit me një, dy a tri pompa CH1-L me shumë helika, me sistem hidraulik prej inoksi
  • Instalim dhe mirëmbajtje e thjeshtë falë lidhjeve speciale dhe fleksibël të tubave kolektorë
  • Vënie e thjeshtë në punë dhe funksionim me Easy Controller
  • Miratim për ujin e pijshëm (ACS dhe KTW) për pompat me pjesë prej inoksi në kontakt me lëngun
Përshkrimi i serive
Wilo-ISAR MODH1

Konstruksioni

Impiant për rritjen e presionit me 1 pompë centrifugale të presionit të lartë prej inoksi, jo vetëthithëse

Përdorimi

  • Furnizim me ujë plotësisht automatik dhe me rritës presioni, ose nga rrjeti i ujësjellësit komunal ose nga një depozitë për përdorime private, biznesi, industriale dhe komunale (p.sh. banesa, zyra, ndërtesa administrative, hotele, spitale, punishte, industriale, ndërmarrje ujësjellësi).
  • Pompim i ujit të pijshëm, ujit të proceseve të punës, ujit ftohës apo ujërave të tjera industriale, të cilat nuk kanë efekt mbi materialet e përdorura as kimikisht, as mekanikisht dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • 1 pompë CH1-L për çdo impiant
  • Pjesët përbërëse në kontakt me lëngun e pompuar janë rezistente ndaj korrozionit
  • Bazament i zinkuar me galvanizim me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për izolim të zhurmës nga trupi
  • Valvul bllokuese në çdo pompë në anën e thithjes dhe të presionit
  • Valvul moskthimi, në anën e presionit
  • Sensor presioni, në anën e presionit fundor
  • Manometër, opsional, në anën e thithjes
  • Manometër, në anën e presionit fundor
  • Pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit, opsionale
  • Rregullator EC me kasë plastike IP54, i përbërë prej ushqyesit të brendshëm elektrik, mikroprocesorit, moduleve analoge dhe dixhitale të hyrjse dhe të daljes

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Isar MODH1-1CH1-L-202/EC

Wilo

Marka

Isar

Impiant i rritjes së presionit me shumë helika

MOD

Seria komerciale

H

Grup pompimi për rritjen e presionit me pompë horizontale

1

Niveli i produktit (1 = bazë, 3 = standard, 5 = premium)

1

Numri i pompave

CH1-L

Seria e pompave

2

Kapaciteti nominal i prurjes [m3/h] i pompës teke

02

Numri i shkallëve të pompave teke

EC

Panel komandimi (Easy Controller)

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 3~400 V ±10 %, 50 Hz; 3~380/440 V ±10 %, 60 Hz, në varësi të llojit, edhe 1~230 V, 50/60 Hz (versione të mëtejshme me kërkesë)
  • Temperatura maks. e lëngut 50 °C (70 °C opsionale)
  • Temperatura maks. e mjedisit 40 °C
  • Presioni i funksionimit 10 bar
  • Presioni i hyrjes 6 bar
  • Diametri nominal i lidhjes, ana e dërgimit R 2"/DN 100
  • Diametri nominal i lidhjes, ana e hyrjes R 2"/DN 100
  • Klasa e mbrojtjes IP54
  • Siguresat mbrojtëse, A, AC 3 në anën e ushqimit në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU
  • Lëngje të lejuara (lëngjet e tjera me kërkesë). Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra
  • Uji i ftohtë
  • Uji i pijshëm dhe uji i procesit të punës

Materiale

Pompa teke:

  • Helikat, dhomat e shkallëve dhe trupi i pompës prej inoksi 1.4301/1.4404
  • Boshti prej inoksi 1.4404
  • Guarnicion EPDM (EP851)/FKM (Viton)
  • Bllokues mekanik prej karbiti volframi/karboni
  • Kushineta volfram-karbid
  • Këmba e pompës prej alumini

Konstruksioni

  • Bazamenti: i zinkuar me galvanizim dhe me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme, për izolim të plotë të zhurmës nga trupi; versionet e tjera me kërkesë
  • Tubacioni: komplet tubacion prej inoksi, i përshtatshëm për lidhje me të gjitha materialet e tubacioneve që përdoren zakonisht në administrimin e ndërtesave; përmasat e tubacionit duhet të përkojnë me fuqinë hidraulike gjithsej të impiantit të rritjes së presionit
  • Pompë: 1 pompë e serisë CH1-L 2.., 4.., 6.., 10.., 16..; të gjitha pjesët përbërëse të pompës në kontakt me lëngun që pompohet janë të prodhuara prej inoksi 1.4301/1.4404
  • Rubinetat: secila pompë është e pajisur me një valvul bllokuese ose valvul mbyllëse rrethore dhe me një valvul moskthimi në anën e thithjes dhe të presionit
  • Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 10 në anën e dërgimit me diafragmë gome butili, tërësisht e sigurt sipas rregulloreve për sigurinë ushqimore; për qëllime testimi dhe inspektimi, me valvul bllokuese me sferë, si dhe shkarkim dhe saraçineskë prurjeje sipas DIN 4807
  • Sensor presioni: 4 deri 20 mA, në anën e dërgimit për aktivizimin e rregulluesit qendror CE
  • Paraqitja e presionit: Manometër (ø 63 mm) në anën e dërgimit; paraqitje shtesë dixhitale e presionit përfundimtar në ekranin alfanumerik të rregulluesit EC
  • Rregullatori: impianti është i pajisur, si standard, me një rregullues EC

Dorëzim

  • Impiant i rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar që në fabrikë, i testuar për funksionimin dhe hermecitetin
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

Linja të tjera ushqyese me kërkesë

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Isar MODH1, Wilo-Isar MODV1

Numri i artikullit 2552079
Botim 2023-09
Numri i faqeve 72
Language en
PDF (19 MB)

Wilo-Medana CH1-L, Wilo-Medana CH3-LE

Numri i artikullit 4234327
Botim 02/2022
Numri i faqeve 24
Language en
PDF (5 MB)

Wilo-Control EC/ECe-Booster

Numri i artikullit 2549070
Botim 2023-08
Numri i faqeve 56
Language en
PDF (9 MB)