Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Rexa SOLID-Q | Wilo

Wilo-Rexa SOLID-Q

Wilo-Rexa SOLID-Q me Nexos-Intelligence – Zgjidhja inteligjente e sistemit për një stacion pompe për ujërat e zeza

Avantazhet tuaja
Wilo-Rexa SOLID

Wilo-Rexa SOLID-Q me Nexos-Intelligence – Zgjidhja inteligjente e sistemit për një stacion pompe për ujërat e zeza

Pompimi i ujërave të papastra është gjithnjë e më i vështirë për shkak të materialeve të shfaqura, të shtuara me lëndë të ngurta dhe me fibra, kështu që kjo çon në kosto të larta operative. Wilo-Rexa SOLID-Q e re me inteligjencën Nexos dallohet nëpërmjet sigurisë së funksionimit, efektivitetit energjetik dhe një mundësisë maksimale të lidhjes në rrjetin dixhital. Kombinimi i zgjuar për rentabilitet të lartë me më shumë rehati në punën e përditshme.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Siguri maksimale pune dhe mirëmbajtje e reduktuar, veçanërisht gjatë pompimit të ujërave të zeza të papërpunuara, dalë veçorisë së saj vetëpastruese
  • Ulje e kostove të energjisë falë efektivitetit të lartë hidraulik dhe teknologjisë së motorit deri në IE5 në montim në të thatë ose brenda në ujë (bazuar në IEC TS 60034-30-2)
  • Mbrojtje kundër korrozionit përmes veshjes Ceram për jetëgjatësi më të madhe në lëngje agresive
  • Ndërfaqja e të dhënave dixhitale Digital Data Interface (DDI) me monitorim të lëkundjeve, regjistrues të dhënash, server uebi dhe pllakë dixhitale e të dhënave për një mbikëqyrje dhe lidhje komode me sistemin
  • Sistem Nexos Intelligence i integrueshëm për optimalizimin e pompimit dhe të sistemit
Përshkrimi i serive
Wilo-Rexa SOLID-Q

Konstruksioni

Pompë zhytëse për ujra të zeza, pa dhe me sistem ftohës aktiv, për pompimin e ujërave të zeza të papërpunuara për funksion të përhershëm në montime stacionare dhe të transportueshme brenda në ujë dhe për montim në të thatë stacionar.

Përdorimi

Pompim i

  • Ujëra të zeza të papërpunuara, me fekale dhe pjesë me fibra
  • Ujëra të zeza me fekale
  • Uji i procesit të punës

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Motor me ftohje sipërfaqësore ose me vetëftohje, me sistem ftohës aktiv
  • Motorët asinkron deri në klasën e efektivitetit IE3
  • Motorët me magnet të përhershëm deri në klasën e efektivitetit IE5
  • Udhëzues kablloje hermetik për së gjati

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Rexa SOLID-Q15-98A + FKT 20.2M-4/32GX-P4

Sistemi hidraulik:

SOLID-Q15-98A

SOLID

Pompë zhytëse për ujra të zeza me sistem hidraulik SOLID

15

x10 = diametri nominal i daljes së presionit p.sh. DN 150

98

Kodi i fuqisë

A

Versioni i materialit

  • A = Standard
  • B = Mbrojtja ndaj korrozionit 1
  • D = Mbrojtja ndaj fërkimit 1

T

Helikë-SOLID

  • T = Helikë me dy kanale e mbyllur
  • G = Helikë me një kanal gjysmë e hapur
  • Q = Helikë me dy kanale gjysmë e hapur

Motori:

FKT 20.2M-4/32GX-P4

FKT

Lloji i motorit:

T = Motor me ftohje sipërfaqësore pa sistem ftohës

FK, FKT, HC = Motor me vetëftohje me sistem ftohës aktiv

20

Madhësia

2

Shifra dalluese

M

Versioni i boshteve

M = Versioni standard

L = Versioni i përforcuar

4

Numri i poleve

32

x10 = gjatësia e paketës në mm

G

Versioni i guarnicionit:

G = dy bllokues mekanikë të ndarë

K = kasetë hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë

X

Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit

P4

Lloji i motorit

  • E = Motor asinkron
  • P = Motor me magnet të përhershëm
  • 4 = Klasa IE (në vijim të ISO 60034-30)

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 3~400 V, 50 Hz
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Mënyra e punës, jo e zhytur: S1 (Motor FK, FKT, HC) ose S2 (Motor-T, në varësi të fuqisë)
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Temperatura e lëngjeve: 3…40 °C, temperatura më të larta me kërkesë
  • Kalim i lirë sferik:
    • Helika T: 78x105…150x150 mm
    • Helika G: 80 ose 90 mm
    • Helika Q: 78 mm
  • Thellësia maks. e zhytjes: 20 m

Materiale

  • Pjesët e trupit: EN-GJL-250 ose EN-GJS-500-7
  • Helika: EN-GJL-250 ose EN-GJS-500-7
  • Guarnicione statike: FPM
  • Permistopi në anën e pompës: SiC/SiC
  • Permistopi në krahun e motorit: FPM, karbon/qeramikë ose SiC/SiC
  • Boshti: Çelik inoks 1.4021

Konstruksioni

Pompë zhytëse për ujra të zeza si monobllok i zhytur për montim stacionar ose të transportueshëm në ujë dhe në të thatë. Instalimi i transportueshëm është i mundur në varësi të tipit.

Sistemi hidraulik

Dalje në anën e presionit, e zbatuar si lidhje horizontale me fllanxhë. Substanca e thatë e mundshme maksimale është 8 %. Zbatohen format e mëposhtme të helikës:

  • T = Helikë me dy kanale e mbyllur
  • G = Helikë me një kanal gjysmë e hapur
  • Q = Helikë me dy kanale gjysmë e hapur

Te helika SOLID-G dhe SOLID-Q hapësira midis portave thithëse dhe helikës mund të rregullohet. Kjo garanton një efiçencë konstante të sistemit hidraulik.

Motori

Për motorin shtytës përdoren motorë me zhytje me ftohje pasive dhe aktive:

  • Motorët-T (motorë me ftohje sipërfaqësore) kanë një ftohje pasive. Ata e transmetojnë nxehtësinë e tyre direkt në lëngun përreth, nëpërmjet pjesëve të trupit. Kështu, motorët mund të përdoren të zhytur në funksion të përhershëm (S1) dhe jo të zhytur në punimin për kohë të shkurtër (S2), në varësi të fuqisë.
  • Motorët FK, FKT dhe HC janë me vetëftohje dhe janë një sistem aktiv ftohjeje. Nxehtësia transmetohet përmes lëngut ftohës (vaj i bardhë ose përzierje uji-glikoli) në një këmbyes nxehtësie të integruar dhe ky e përcjell nxehtësinë në lëngun e pompuar. Kështu, këta motorë janë të përshtatshëm për funksion të përhershëm (S1) në gjendje të zhytur ose jo të zhytur.

Te të gjithë motorët ka një fole të premistopit, për ta mbrojtur motorin nga hyrja e lëngut. Ajo aksesohet nga jashtë dhe mund të mbikëqyret në mënyrë optimale me një elektrodë e dhomës së dendësisë. Të gjitha lëngjet mbushëse që përdoren, nga ana biologjike mund të shpërbëhet potencialisht dhe nuk dëmton mjedisin.

Veç kësaj, në varësi të fuqisë, ka edhe motorë me efektivitet të lartë:

    • Motorët asinkron me klasën e efektivitetit IE3*
    • Motorë me magnet të përhershëm me klasën e efektivitetit IE4/5*

* (IE3/4 = bazuar në IEC 60034-30, IE5 = bazuar në IEC TS 60034-30-2)

Hyrja e kabllove të motorëve është hermetike ndaj ujit për së gjati, gjatësitë e kabllit konfigurohen në mënyrë të personalizuar.

Permistopi

Në varësi të llojit të motorit, janë të mundura variantet e mëposhtme për izolimin në anën e lëngut dhe të motorit:

  • Varianti G: dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur
  • Varianti K: Kasetat hermetike bllokuese me dy bllokues mekanikë që veprojnë në mënyrë të pavarur

Dorëzim

  • Pompë zhytëse për ujërat e zeza
  • Kablli lidhës me skaje kabllosh të lira
  • Aksesor i montuar
  • Manuali i punës dhe mirëmbajtjes

Opsione

  • Tensione të veçanta
  • Mekanizëm mbikëqyrës për
    • Mbikëqyrja e pështjellës me sensor temperature PTC ose Pt100
    • Foleja e permistopit
    • Dhoma e motorit/kapëseve
    • Temperatura e magazinimit
  • Veshje Cerami C0 deri C3 për mjetet gërryese
  • Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX ose FM
  • Nexos Intelligence:
    • Reduktim i kohëve të defektit dhe proceseve të mirëmbajtjes falë identifikimit automatik dhe zgjidhjes së bllokimeve
    • Ulje e kostove të energjisë falë sistemit të integruar automatik të drejtimit për mënyrën optimale të punës sipas impiantit
    • Komandim dhe lidhje e rehatshme me rrjetin e stacionit, përmes serverit të integruar të uebit dhe portës Ethernet, me protokollet standarde të rrjetit në pompë
    • Siguri më e lartë pune në raste defektesh, falë komandimit të integruar redundant e të detajuar
    • Zgjidhje sistemi me funksione dixhitale dhe fole të përshtatshme në varësi të përdorimit

Aksesorë

  • Zinxhirë
  • Pajisje varëse ose këmbë pompe
  • Fiksim me prixhioner shtrëngues
  • Panele komandimi, rele dhe spinë

Vënia në punë

Funksionim me montim brenda në ujë, me motor jo të zhytur:

Tek motorët me vetëftohje (motorët FK, FKT, HC) lejohet ndërrimi i motorit.

Te motorët me ftohje sipërfaqësore (motor T) ndërrimi i motorit është i mundur për një afat të shkurtër (funksionimi-S2), në varësi të fuqisë. Kohëzgjatja maksimale e punës me motor jo të zhytur, varet nga temperatura e lëngut dhe e mjedisit. Të dhënat e sakta për mënyrën dhe kohën e punës (p.sh. S2-15) i gjeni tek pllaka e të dhënave të pompës përkatëse!

Mbrojtje kundër punës pa ujë:

Foleja hidraulike duhet të qëndrojë gjithmonë i zhytur. Niveli luhatës duhet të shkaktojë një çaktivizim automatik në momentin që arrihet mbulimi minimal me ujë. Lutemi, t'i gjeni këto te skica e dimensioneve.

Instalimi horizontal:

Instalimi horizontal nuk është i mundur me këtë agregat!

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086016
Botim 2019-10
Numri i faqeve 104
Language en, zh
PDF (4 MB)

Wilo Motor T 17.3, 20.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086012
Botim 2019-10
Numri i faqeve 56
Language en
PDF (3 MB)

Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6088784
Botim 2019-10
Numri i faqeve 108
Language en, zh
PDF (4 MB)

Wilo Motor FKT 20.2, 27.1, 27.2:#EMU FA, Rexa SUPRA, Rexa SOLID

Numri i artikullit 6086014
Botim 2019-10
Numri i faqeve 60
Language en
PDF (3 MB)

Wilo DDI-I

Numri i artikullit 6086017
Botim 2023-06
Numri i faqeve 108
Language en
PDF (8 MB)

Commissioning protocol Wilo DDI

Numri i artikullit 6088797
Botim 2021-01
Numri i faqeve 2
Language gjuhë neutrale
PDF (949 KB)

Broshura e certifikimit

Wilo T motor + EMU FA#Wilo T motor + Rexa SUPRA#Wilo T motor + Rexa SOLID

Numri i artikullit 6072704
Botim 2021-07
Numri i faqeve 116
Language gjuhë neutrale
PDF (10 MB)

Wilo FKT motor + EMU FA#Wilo FKT motor + Rexa SUPRA#Wilo FKT motor + Rexa SOLID

Numri i artikullit 6074691
Botim 2021-07
Numri i faqeve 96
Language gjuhë neutrale
PDF (9 MB)

Broshura

Wilo-Rexa SOLID-Q - The intelligent system solution for a smart sewage pump station

Numri i faqeve 16
Language en
PDF (15 MB)

Product information Wilo-EFC. Powerful, flexible, cost-efficient.

Numri i faqeve 8
Language en
PDF (8 MB)