Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-SiBoost Smart Helix EXCEL | Wilo

Wilo-SiBoost Smart Helix EXCEL

Wilo-SiBoost Smart Helix EXCEL – impianti inteligjent për rritjen e presionit me konsum të ulët total të energjisë

Avantazhet tuaja
Wilo-SiBoost Smart Helix EXCEL

Wilo-SiBoost Smart Helix EXCEL – impianti inteligjent për rritjen e presionit me konsum të ulët total të energjisë

Në rajonet me popullsi të dëndur, transporti i ujit shoqërohet shpesh edhe me rrezikun e rrjedhjes. Kjo sjell kosto të larta operative. Zgjidhja jonë: pompa Wilo-SiBoostSmart Helix EXCEL redukton ndjeshëm konsumin e përgjithshëm të energjisë, falë komponentëve të cilësisë së lartë (sistemi hidraulik dhe motorët) si dhe një paneli komandimi, i cili mundëson identifikimin e rrjedhjeve përmes një ndërfaqeje komunikimi.

Shërbimet e rekomanduara



Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Sistem i fortë me pompa centrifugale të presionit të lartë prej inoksi të serisë Helix EXCEL me ndryshues frekuence të integruar me një diapazon rregullimi jashtëzakonisht të madh nga 25 Hz deri në 60 Hz
  • Kursim i lartë i energjisë në sajë të motorëve EC me efektivitet të lartë (klasa e efiçencës së energjisë IE5 sipas IEC 60034-30-2) në një impiant të përgjithshëm të optimizuar për humbjen e presionit me hidraulikë pompash me efektivitet të lartë, si dhe në sajë të rregullimit optimal të ngarkesës nëpërmjet rregullimit të ndryshueshëm të presionit (p-v) dhe rregullimit paralel të sinkronizuar të shpejtësisë
  • Besueshmëri e lartë në sajë të funksioneve mbrojtëse të integruara, si p.sh. mbrojtja ndaj mbingarkesës, mbrojtja kundër punës pa ujë dhe pajisja mbrojtëse ndaj mungesës së ujit me çaktivizim automatik, si dhe monitorimi dhe identifikimi i rrjedhjeve nëpërmjet ndërfaqes opsionale për lidhje me SCADA
  • Saktësi maksimale e rregullimit në sajë të pajisjes së kontrollit SCe me ekran LCD dhe navigim dhe vendosje e thjeshtë nëpërmjet butonit rrotullues
  • Gati për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet Modbus RTU që ofrohet si standard
  • Përshtatshmëri për ujin e pijshëm për gjitha pjesët përbërëse në kontakt me lëngun
Përshkrimi i serive
SiBoost Smart

Konstruksioni

Impiant i furnizimit me efektivitet të lartë dhe gati për lidhje, me 2 deri në 4 pompa centrifugale të presionit të lartë prej inoksi, të pozicionuara vertikalisht dhe me montim paralel, të serisë Helix EXCEL. Çdo pompë është e pajisur me një motor EC me ndryshues frekuence të integruar, me ftohje me ajër, me efikasitet të lartë. Valvulat e kontrollit dhe sensorët janë të mbrojtura për operim të sigurt dhe të besueshëm. Impiant i pajisur me Smart Controller SCe.

Përdorimi

Furnizim me ujë plotësisht automatik në regjimin e furnizimit, në sferën e furnizimit publik me ujë, për rritjen e presionit nga depozitat ose linjat e dërgimit, për përdorime komunale, biznesi, industriale dhe private (p.sh. ndërmarrje të furnizimit me ujë, ndërmarrje artizanale dhe industriale, objekte banimi, zyra dhe institucione publike, ndërtesa administrative, hotele, spitale).

Ka pompë rezervë sipas DIN 1988 dhe DIN EN 806.

Në përgjithësi, fluidet e lejuara që pompohen janë ujërat, të cilat nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata, si:

  • Ujë i pijshëm
  • Uji i ftohtë
  • Uji i procesit të punës
  • Ujë për përdorim MKZ (përveç sistemeve për fikjen e zjarrit sipas DIN 14462 dhe me autorizim të autoriteteve lokale për mbrojtjen kundër zjarrit)

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Për çdo impiant, 2-4 pompa të serisë Helix EXCEL 2 deri në Helix EXCEL 52, me motor IE5-EC me efektivitet të lartë dhe rregullim të shpejtësisë nëpërmjet ndryshuesit të frekuencës të integruar në çdo pompë.

Paneli i komandimit SCe siguron rregullimin dhe komandimin automatik të impiantit për rritjen e presionit.

E montuar plotësisht mbi një bazament çeliku të galvanizuar me rregullim të lartësisë, me mbulesë që hiqet për mbrojtjen e komponentëve të impiantit (përveç serisë Helix EXCEL 52).

Të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngun e pompuar janë të qëndrueshme kundër korrozionit.

në anën e presionit:

  • Saraçineskë bllokuese
  • Valvul moskthimi
  • Valvul moskthimi
  • Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16
  • Sensor presioni 4..20 mA
  • Manometër

në anën e thithjes:

  • Saraçineskë bllokuese
  • Sensor presioni 4..20 mA
  • Manometër

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-SiBoost-Smart 3 Helix EXCEL 1005

SiBoost

Sistem për rritje presioni në sektorin e biznesit

Smart

Aparat kontrolli Smart Controller SCe

3

Numri i pompave teke

Helix EXCEL

Seria e pompave

10

Vëllimi nominal i rrjedhës [m3/h] të pompës teke

05

Numri i shkallëve të pompave teke

Të dhënat teknike

  • Lidhjet me rrjetin:
    • 3~400 ±10 %, 50 Hz
    • 3~380 ±10 %, 60 Hz
  • Temperatura maks. e lëngut +60°C (+70°C opsionale)
  • Temperatura e mjedisit: maks. 40 °C
  • Presioni i funksionimit 16 bar (25 bar opsionale)
  • Presioni i hyrjes 10 bar
  • Diametrat nominalë të lidhjes:
    • Në anën e dërgimit R 1½" - DN 200
    • Në anën e hyrjes R 1½" - DN 200
  • Diapazoni i shpejtësisë së rrotullimit 1500 – 3500 1/min
  • Klasa e mbrojtjes IP54
  • Siguresat mbrojtëse, A, AC 3 në anën e ushqimit në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU

Materiale

Helix EXCEL 2-52 m³/h

  • Trupi i pompës prej 1.4301 (AISI 304)
  • Sistem hidraulik prej 1.4307 [AISI 304L]
  • Guarnicion EPDM
  • me fishek

Versione të tjera të dorëzueshme, me kërkesë:

  • PN 25
  • Guarnicion FKM (Viton)
  • Trupi i pompës prej inoksi dhe sistem hidraulik nga 1.4404 [AISI 316L]

Mbulesa të çmontueshme prej plastike (jo për Helix EXCEL 52)

Konstruksioni

Skeleti bazë: Çelik i galvanizuar, me zbutës të vibrimeve me rregullim të lartësisë për izolimin gjithëpërfshirës kundër zhurmave, si dhe me pika për ngritje të integruara dhe hyrjet e kabllove.

Tubi kryesor përmbledhës: Tubi kryesor përmbledhës komplet prej inoksi, i përshtatshëm për lidhje me të gjitha materialet e linjave të tubave të zakonshëm. Tubi kryesor përmbledhës është projektuar në përputhje me fuqinë e përgjithshme hidraulike të impiantit të rritjes së presionit.

Pompat: Përdoren 2 deri në 4 pompa me montim paralel të serive Helix EXCEL 2 deri në Helix EXCEL 52. Ndryshuesit e frekuencës me ftohje me ajër të montuar në motorin e pompës bëjnë të mundur funksionin rregullues me kontroll të vazhdueshëm për të gjitha pompat e këtyre serive, midis 25 Hz dhe maks. 60 Hz. Të gjitha pjesët e pompës në kontakt me lëngun janë prej inoksi me miratim KTW/WRAS/ACS. Versionet ES përdorin pompa inoksi AISI 316.

Valvul: Çdo pompë është e pajisur me një saraçineskë bllokimi standarde me etiketën e kontrollit DVGW në anën e thithjes dhe të presionit, dhe në anën e presionit me një valvul moskthimi me miratimin DVGW/KTW.

Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 16 e montuar në anën e dërgimit me një membranë gome butili, me miratim DVGW/KTW, e sigurt në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e produkteve ushqimore; për qëllimet e testimit dhe të kontrollit ka të integruar një valvul bllokuese me sferë me shkarkim dhe saraçineskë prurjeje me miratim DVGW/KTW sipas DIN 4807.

Mbikëqyrja e presionit: 2 sensorë presioni: 4..20 mA, vendosur në anën e presionit dhe të thithjes.

Paraqitja e presionit: Manometër i rregulluar në anën e thithjes dhe në anën e dërgimit.

Mbulesat e çmontueshme: Në anën e thithjes dhe të presionit për një mbrojtje optimale të komponentëve të rregullimit dhe sensorëve kundër këputjes së telit dhe për shmangien e konsumimit të parakohshëm (jo për serinë Helix EXCEL 52)

Paneli i komandimit: Smart Controller SCe sipas standardit me ekran LC.

Versione të tjera me kërkesë

Dorëzim

  • Sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar në vendin e montimit, me funksionim dhe hermecitet të kontrolluar
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

Linja të tjera ushqyese me kërkesë

Dokumente

Certifikata REACH

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 4
PDF (262 KB)

Certifikata

AH_ZESTAWY SiBoost Smart FC MVISE EXCEL HELIX VE COE-2 EMHIL

Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 1
PDF (483 KB)

Përzgjedhja e produktit
Number of results: 99
Emërtimi i produktitNumri i pompaveNumri i artikullit
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 208
2
2542651
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 405
2
2537631
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 410
2
2537632
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 414
2
2537633
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 603
2
2537640
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 606
2
2537641
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 609
2
2537642
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 611
2
2537643
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1002
2
2536381
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1004
2
2536382
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1005
2
2536383
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1007
2
2536384
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1009
2
2536385
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1010
2
2536386
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1602
2
2536399
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1603
2
2536400
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1604
2
2536401
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1605
2
2536402
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1606
2
2536403
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 1607
2
2536404
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 2201
2
2542588
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 2202
2
2542589
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 2203-4.2
2
2542590
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 2203-5.5
2
2542591
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 2203-6.5
2
2542592
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 2204
2
2542593
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 3601
2
2542606
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 3602-5.5
2
2542608
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 3602-7.5
2
2542609
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 3602/2
2
2542646
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 5201
2
2542618
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 5202
2
2542620
SiBoost Smart 2 Helix EXCEL 5202/1
2
2542619
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 208
3
2542652
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 405
3
2537634
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 410
3
2537635
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 414
3
2537636
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 603
3
2537644
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 606
3
2537645
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 609
3
2537646
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 611
3
2537647
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1002
3
2536387
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1004
3
2536388
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1005
3
2536389
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1007
3
2536390
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1009
3
2536391
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1010
3
2536392
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1602
3
2541596
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1603
3
2541597
SiBoost Smart 3 Helix EXCEL 1604
3
2541598