Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Stratos GIGA 40/1-25/1,6-S1 | Wilo
I ngjashëm me figurën

Stratos GIGA 40/1-25/1,6-S1

Numri i artikullit: 2170562
Të dhënat teknike
Përshkrimi tekstit

Pompë me efektivitet të lartë në linjë me motor EC të klasës së efiçencës IE5 sipas IEC 60034-30-2 dhe përshtatje e fuqisë në mënyrë elektronike në llojin e konstruksionit rotor i thatë. Versioni është një pompë centrifugale me një shkallë të presionit të ulët me bashkues me flanxhë dhe bllokues mekanik. Stratos GIGA është konceptuar si pompë e rangut superior për pompimin e ujit të ngrohjes (sipas VDI 2035), e ujit të ftohtë dhe të përzierjeve ujë-glikol pa materiale gërryese në sistemet e ngrohjes, të ajrit të kondicionuar dhe në sistemet e ftohjes.

Konstruksioni:

  • Pompë centrifugale presioni të ulët me një helikë me bosht njëtrupor në versionin e konstruksionit si bllok
  • Karkasë në formë spirale në konstruksion në linjë (porta thithëse dhe dalja e presionit me të njëjtat flanxha në një vijë)
  • Flanxha PN 16 - të shpuara sipas EN 1092-2
  • Lidhje për matjen e presionit (R 1/8) për sensorin matës të montuar për diferencën e presionit (versioni ... R1 pa sensor matës i diferencës së presionit)
  • Karkasa e pompës dhe flanxha e motorit të trajtuara sipas standartit me veshje mbrojtëse kataforetike
  • Bllokuesi mekanik S1 rekomandohet te përzierjet ujë/glikol me përqindje glikoli deri në maks. 50 % të vëllimit dhe me një temperaturë lëngjesh nga -20 °C deri në maks. +120 °C dhe gjithashtu edhe te përqindjet e vajit në përzierjen ujë/glikol.
  • Tensioni i lidhjes: 3~480 V ±10 % 50/60 Hz; 3~440 V ±10 % 50/60 Hz; 3~400 V ±10 % 50/60 Hz; 3~380 V -5 % +10 % 50/60 Hz

Aksesorë:

  • Mbajtëset për mbërthimin në bazament
  • Kite sensor matës i diferencës së presionit 0-10 V për pompat në versionin ...–R1
  • Monitor-IR
  • Çelësi IR
  • Moduli IF PLR
  • Moduli IF LON
  • Moduli IF Modbus
  • Moduli IF BACnet
  • Modul IF CAN

Tërësia e pajisjeve standarde:

  • Nivel komandimi me butonin e gjelbër për:
    • Ndezjen/fikjen e pompës
    • Zgjedhja e llojit të rregullatorit: Δp-c (diferenca e presionit konstante), Δp-v (diferenca e presionit e ndryshueshme), komandues PID, n-constant (mënyra e kontrollit manual)
    • Rregullimin e vlerës së caktuar ose të numrit të rrotullimeve
    • Konfigurimi i parametrave të punës
    • Konfirmim i gabimit
  • Ekran i pompës për tregimin e:
    • Lloji i rregullatorit
    • Vendosjes së vlerave (p.sh. diferenca e presionit ose numri i rrotullimeve)
    • Mesazhe të gabimeve dhe paralajmëruese
    • Vlerave aktuale (p.sh. fuqia e instaluar, vlera aktuale e sensorit)
    • Të dhënat e punës (p.sh. orët e punës, konsumi i energjisë)
    • Të dhënave të gjendjes (p.sh. gjendja e releve SSM dhe SBM)
    • Të dhënave të pajisjes (p.sh. emri i pompës)
    • Mënyra e punës (vetëm në mënyrën e punës me pompë dyshe: punim kryesor/rezervë, punim paralel)
    • Statusi i korrigjimit të vlerës së presionit

Funksionet shtesë:

  • Ndërfaqe analoge 0 – 10 V, 2 – 10 V, 0 – 20 mA, 4 – 20 mA, komandim i integruar i pompave dyshe, dy rele sinjalizimi të konfigurueshme për sinjalizimin e defekteve dhe të sinjalit tregues të punës, reagim i konfigurueshëm në rast gabimi i përshtatur për zbatimet në sistemet e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar, bllokim në pompë, mbrojtje e plotë e integruar e motorit (KLF) me pajisje termike të motorit, vrima standarde për shkarkimin e kondensatit në trupin e motorit (i mbyllur gjatë dorëzimit), ndërkomunikim me rreze infrakuqe për komunikimin pa tel me pajisjen e përdorimit dhe të shërbimit, modulin-IR Wilo dhe çelësin-IR Wilo, fole për futjen e modulit IF Wilo Modbus, BACnet, CAN, PLR, LON për lidhjen në automatizimin e ndërtesave.
Të dhënat e funksionimit
temperatura e lëngut T -20 °C
temperatura e mjedisit T 0 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Udhëzim për konfigurimin 16 bar deri në 120 °C, 13 bar deri në 140 °C
Indeksi i efiçencës minimale (MEI) 0.7
Motor shtytës
Linja ushqyese 3~400 V, 50/60 Hz
Klasa e efiçencës së motorit IE5
Hyrja e fuqisë P1 max 1800 W
Fuqia nominale e motorit P2 1,6 kW
Rryma nominale IN 2,8 A
Numri maks. i rrotullimeve nmax 4110 1/min
Interferenca e emetuar EN 61800-3
Rezistenca ndaj interferencës EN 61800-3
Klasa e izolimit F
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Mbrojtja e motorit Sensor temperature PTC i integruar
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika PPS-GF40
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik Q1Q1X4GG
Lantern 5.1301/EN-GJL-250, veshje mbrojtëse kataforetike
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DN 40
Lidhja e tubit në anën e presionit DN 40
Gjatësia e instalimit l0 280 mm
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit Stratos GIGA 40/1-25/1,6-S1
Pesha neto afërisht m 39 kg
Numri i artikullit 2170562
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Kit 2 166 098

Numri i artikullit 2166098
Botim 2016-03
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 2
PDF (430 KB)

Broshura e certifikimit

Wilo-Stratos GIGA2.0-I/-D, Wilo-Stratos GIGA /-D/-B, Wilo-Yonos GIGA2.0-I/-D

Numri i artikullit 2216678
Botim 2022-11
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 52
PDF (22 MB)

Certifikata REACH

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 4
PDF (212 KB)
BIM/CAD
Shërbimet

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Asistenti direkt i Wilo
Shërbimi Wilo-Live Assistant
    
2216415

Wilo-Live Assistant ndodhet në dispozicionin tuaj gjatë shërbimit të pompës si këshillues teknik. Me Wilo-Live Assistant ju i mbështetni këshilluesit tanë të specializuar në sferën e kaldajave ose impianteve me anë të transmetimit video – direkt dhe në kohë reale. Ju tregoni me smartfonin tuaj konfigurimin e instalimit, ndërkohë që eksperti i Wilo ndjek çdo gjë në ekran. Ju mund të shihni si komponentët, ashtu edhe detajet e tjera dhe kështu ju përcaktoni se ku krijohet gabimi ose defekti. Ne parandalojmë kohët e defektit dhe kujdesemi për sigurinë e funksionimit të pompave dhe sistemeve tuaja!

Wilo-Live Assistant përfshin:

  • Mbështetje live interaktive përmes video-bisedës
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me një ekspert
  • Zgjidhje në kohën e duhur, për të garantuar një siguri funksionimi maksimale për pompat dhe sistemet tuaja
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin për pompat me rotor të thatë
    
2219321

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Vënia në punë
Vënia në punë e pompave me rotor të thatë
    
2219391

Për një funksionim optimal të pompës(ave)/impiantit(eve) këshillohet që vënia në punë të realizohet nga vetë nga shërbimi për klientët i Wilo. Në këtë mënyrë garantohet një rregullim optimal dhe një funksionim efikas i sistemit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit(eve) sipas listës së kontrollit
  • Parametrizimi dhe konfigurimi i panelit të komandimit
  • Kontroll dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve nën presion (duke përfshirë mbushjen deri në 80 litra)
  • Kontrolli i funksionit të sistemeve të montuara
  • Manuali i përdorimit i orientuar në praktikë
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë vlen vetëm për impiante, të cilët janë instaluar në përputhje me manualin e instalimit dhe të përdorimit, si dhe në përputhje me standardet aktuale të teknologjisë. Nuk do të ketë kosto për materialet që mund të nevojiten eventualisht.

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për pompat me rotor të thatë
    
2219697

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për pompat me rotor të thatë
    
2219668

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit S për pompat me rotor të thatë
    
2219639

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa S e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Basic
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Mbështetje për projektin
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur Pompa me rotor të thatë
    
2219590

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Instalim
Instalimi i pompave me rotor të thatë
    
2219356

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Mirëmbajtje
Mirëmbajtja BASIC për pompat me rotor të thatë
    
2219531

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontroll i enëve nën presion, të cilat ndodhen në dispozicion
  • Kontroll dhe përshtatje e mundshme e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga Wilo. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja COMFORT për pompat me rotor të thatë
    
2219493

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli dhe, nëse kërkohet, përshtatja e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja PREMIUM për pompat me rotor të thatë
    
2219546

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli i parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit)
  • Aktualizimi i softuerit
  • Duke përfshirë pjesët e konsumit
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Optimizim i impianteve
Optimizimi i impianteve me pompa me rotor të thatë
    
2219251

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions për pompat me rotor të thatë
    
2219240

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i pompave me rotor të thatë
    
2219610

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit