Wilo-Stratos GIGA2.0-D
Pompë inteligjente me rotor të thatë për përdorim në sistemet e ngrohjes, të ajrit të kondicionuar dhe ftohjes në ndërtesa të mëdha.
Pompë inteligjente me rotor të thatë për përdorim në sistemet e ngrohjes, të ajrit të kondicionuar dhe ftohjes në ndërtesa të mëdha.
Kështu që përdorimi i Wilo-Stratos GIGA2.0-D me efektivitet të lartë rekomandohet gjithmonë, nëse vlen, për të lëvizur sasi të mëdha uji në lartësi të mëdha. Pompa smart me rotor të thatë në versionin Inline ofron shumë ndërfaqe për komandimin e shumë pompave, lidhje në automatizimin e ndërtesave, regjistrimin e të dhënave të funksionimit dhe opsione bashkëkohore për aksesin me celular nëpërmjet Wilo-Smart Connect. Teknologjia e butonit të gjelbër dhe ekrani i madh mundësojnë një operim të thjeshtë dhe intuitiv. Përdorimi i asistentëve të rregullimeve garanton një rregullim optimal. Efektiviteti energjetik optimal i gjithë sistemit vjen si rezultat i bashkëpunimit inteligjent midis teknologjisë së motorit EC IE5 me sistemin hidraulik të provuar (MEI ≥0,7), si dhe i funksioneve inovative të kontrollit. Teknologjia e re e mekanizmit transmetues në kombinim me sistemin hidraulik të provuar të pompës ofron besueshmëri të lartë.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Rregullim dhe operim lokal nga pajisjet celulare nëpërmjet Bluetooth, si dhe mundësi aksesi nga distanca dhe komandim i disa pompave në sajë të lidhjes në rrjet nëpërmjet Wilo Net
- Ndërfaqet analoge dhe dixhitale ofrojnë një numër të madh opsionesh, ndër të tjera, për lidhje në automatizimin e ndërtesave
- Rregullim optimal me ndihmën e një prej asistentëve të rregullimit të drejtuar nga përdorimi
- Ekran i qartë dhe teknologji e butonit të gjelbër për një mundësi përdorimi të thjeshtë intuitive
- Transparenca më e lartë nëpërmjet të dhënave të funksionimit për analizën dhe optimizimin e pompës dhe të gjithë sistemit
- Efektivitet energjetik optimal i të gjithë sistemit në sajë të bashkëpunimit inteligjent nga teknologjia e motorit IE5 me sistem hidraulik të provuar të pompës (MEI ≥0,7), si dhe funksioneve inovative të kontrollit si p.sh. Dynamic Adapt plus, Multi-Flow Adaptation dhe T-const
- Besueshmëri e lartë falë teknologjisë së llojit të ri të motorit dhe sistemit hidraulik të provuar të pompës
Karakteristikat miqësore me mjedisin
- Pompë me efektivitet të lartë me teknologji motori IE5 sipas IEC 60034-30-2 dhe MEI deri në ≥ 0.7
- Kombinim nga mënyrat e optimizuara dhe inovative të kontrollit për efektivitet maksimal energjetik
- Efektivitet më i lartë i sistemit falë "Multi-Flow Adaptation" inovative dhe kursimit të energjisë deri në 80%
- Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
Konstruksioni
Pompë dyshe në linjë me efektivitet të lartë me motor IE5 dhe përshtatje elektronike të fuqisë në llojin e konstruksionit me rotor të thatë. Versioni pompë centrifugale me një helikë e presionit të ulët me bashkues me flanxhë dhe bllokues mekanik.
Përdorimi
Pompim i ujit të ngrohjes (sipas VDI 2035), i ujit të ftohtë dhe i përzierjeve ujë-glikol pa materiale gërryese në sistemet e ngrohjes, të klimës dhe në sistemet e ftohjes.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Fushat e zbatimit
Në sajë të vendosjes së saktë të mënyrës së kontrollit për çdo përdorim specifik të impiantit, pompa bën të mundur një funksionim me efiçencë maksimale të impianteve.
Ngrohja
- Radiatorë
- Ngrohja nën dysheme
- Ngrohja e tavaneve
- Ngrohës të ajrit
- Ngrohje në bërthamën e betonit
- Kompensues hidraulik
- Shpërndarës pa diferencë presioni
- Ruajtës i energjisë së ngrohjes
- Shkëmbyesi i nxehtësisë
- Qarku i burimit të ngrohjes (pompë nxehëse)
- Qark i ngrohjes qendrore
Ftohja
- Ftohja e tavaneve
- Ftohja e dyshemesë
- Pajisje për ajër të kondicionuar
- Ftohje në bërthamën e betonit
- Kompensues hidraulik
- Shpërndarës pa diferencë presioni
- Ruajtës i energjisë së ftohjes
- Shkëmbyesi i nxehtësisë
- Qark i ftohjes
- Qark i ftohjes qendrore
Ngrohje dhe ftohje e kombinuar
- Shkëmbim automatik i pompave
Llojet e rregullatorëve
- Shpejtësia konstante (n-konstant))
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
- Dynamic Adapt plus për përshtatje të vazhdueshme (dinamike) të prurjes me kërkesën aktuale
- T-const për rregullim konstant të temperaturës
- ΔT për kontrollimin e diferencës së temperaturës
- Rregullim konstant i vëllimit të qarkullimit (Q-konstant)
- Multi-Flow Adaptation: Regjistrim dinamik i shumës së vëllimit të qarkullimit nëpërmjet pompës ushqyese për ushqim sipas kërkesës të pompave sekondare te shpërndarësit
- Rregullim PID të përcaktuar nga përdoruesi
Funksionet opsionale
- Q-Limitmax. kufizimin e vëllimit maksimal të rrjedhës
- Q-Limitmin. për kufizimin e vëllimit minimal të rrjedhës
- Rregullim i pikës së keqe (rregullim i Δp-c me sensorin e jashtëm të vlerës aktuale të diferencës së presionit)
- Përshtatje e ndryshueshme e pjerrësisë së kurbës së karakteristikave Δp-v
- No-Flow Stop (çaktizimi i prurjes zero)
Rregullimet manuale
- Zgjedhje e fushës së zbatimit tek asistentët e rregullimit
- Vendosje e parametrave të punës që nevojiten
- Pika nominale e punës: futje direkte e pikës së llogaritur të punës H dhe Q te Δp-v
- Korrigjimi i lëngut viskoz nëpërmjet përshtatjes së viskozitetit dhe dëndësisë
- Treguesi i statusit
- Vendosja dhe resetimi i numërimit të sasisë së energjisë (ngrohja dhe ftohja)
- Bllokim i butonave për bllokimin e rregullimeve
- Funksion për rikthimin në vlerat e fabrikës ose në pikat e ruajtura të rikthimit (grupet e parametrave)
- Parametrizimi i hyrjeve analoge
- Parametrizimi i hyrjeve binare
- Parametrizimi i daljeve të relesë
- Funksioni i pompave dyshe
Funksionet automatike
- Përshtatje e fuqisë me optimizim sipas nevojës për funksionim me efiçencë energjie, në varësi të mënyrës së punës
- Kontrolle automatike rutinë për mënjanimin e gabimeve
- Shkëmbim midis modalitetit ngrohje dhe ftohje
- Mbrojtje e plotë e integruar e motorit
- Çaktivizim në rast identifikimi të prurjeve zero (No-Flow Stop)
- Ruajtje e përhershme e të dhënave të funksionimit
- Vula e kohës për gabimet/paralajmërimet dhe të dhënat historike të funksionimit
Hyrje dhe dalje të komandimit nga jashtë dhe funksionet e tyre
- 4x hyrje analoge:
- Llojet e sinjaleve: 0-10 V, 2-10 V, 0-20 mA, 4-20 mA, PT1000 (vetëm në dy hyrjet analoge)
- Zbatime: Sensor i diferencës së presionit (si standard i instaluar në seri në pompë), rregullim nga largësia i vlerës së caktuar për çdo mënyrë kontrolli (me përjashtim të Multi-Flow Adaptation), hyrje të sensorëve p.sh. për temperaturën, sensorin e diferencës së presionit për rregullimin e pikës së keqe nga një pikë e largët në sistem ose për sensorin e lirë në funksionimin PID të përcaktuar nga përdoruesi
- 2x hyrje dixhitale:
- Për dalje komandimi pa tension ose çelës elektrik
- Funksionet që mund të parametrizohen:
- Ext. OFF
- Ext. MIN
- Ext. MAKS
- MANUAL (Automatizimi i ndërtesave FIKUR)
- Bllokimi i butonave
- Shkëmbim midis modalitetit ngrohje dhe ftohje
- 2x dalje rele:
- Sinjalizimi kolektiv i defekteve SSM (kontakte për shkëmbim pa tension)
- Sinjalizim kolektiv i punës SBM (kontakte për shkëmbim pa tension)
- Wilo Net
- Për menaxhimin e pompave dyshe të 2 pompave teke, komunikim i disa pompave me njëra-tjetrën (Multi-Flow Adaptation)
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Afishimi i statusit "Treguesit e funksionimit":
- Mënyra aktuale e kontrollit
- Vlera e vendosur
- Lartësia e dërgimit, vlera aktuale
- Vëllimi i rrjedhës, vlera aktuale
- Fuqia elektrike
- Konsumi i energjisë
- Temperaturat e lëngut (nëse janë lidhur sensorët e temperaturës)
- Treguesit e pikës aktuale të punës në grafikun e punëve hidraulike
- Treguesit LED të statusit: Funksionim pa gabime (LED i gjelbër), komunikim i pompave (LED blu)
- Afishim i statusit "Treguesi i gabimit" (ngjyra e afishimit e kuqe):
- Kodet e gabimit dhe përshkrimi i gabimeve në tekst të plotë
- Udhëzime me tekst të qartë për masat parandaluese
- Afishim i statusit "Treguesi Paralajmërim" (ngjyra e afishimit e verdhë):
- Kodet paralajmëruese dhe përshkrimi i paralajmërimit në tekst të plotë
- Udhëzime me tekst të qartë për masat parandaluese
- Afishim i statusit "Treguesi i procesit" (ngjyra e afishimit blu):
- Procesi i përditësimit të softuerit
- Afishim i statusit "Komunikim i automatizimit të ndërtesave" (ngjyra e ekranit blu):
- Përmbledhje e parametrave aktivë të automatizimit të ndërtesave (shpejtësia e transmetimit të të dhënave, adresa,...)
- Sinjalizimi kolektiv i defekteve SSM (kontakte për shkëmbim pa tension)
- Sinjalizim kolektiv i punës SBM (kontakte për shkëmbim pa tension)
Shkëmbimi i të dhënave
- Modul BT Wilo-Smart Connect në dorëzimin seri të pompës si ndërfaqe Bluetooth për shkëmbimin e të dhënave me valë, si dhe për komandimin e pompës nga distanca përmes smartfonit ose tabletës.
- Mundësisht me aksesorët e modulit CIF WILO përkatës:
- Ndërfaqe dixhitale seriale Modbus RTU për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral RS485
- Ndërfaqe dixhitale seriale BACnet MS/TP për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral RS485
- Ndërfaqe dixhitale seriale për Ethernet Multiprotocol Modbus TCP, BACnet/IP për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral RJ45
- Ndërfaqe dixhitale seriale LON për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral LONWorks
- Ndërfaqe dixhitale seriale PLR për lidhje në GA nëpërmjet moduleve çiftuese specifike të firmave
- Ndërfaqe dixhitale seriale CANopen për lidhje në GA nëpërmjet moduleve çiftuese specifike të firmave
Komandim i pompave dyshe (pompë dyshe ose 2 x pompa teke me bashkues në formë Y)
- Funksion kryesor/rezervë (shkëmbim i pompave në varësi të kohës)
- Funksion kryesor/rezervë (shkëmbim automatik të pompave)
- Punim paralel (aktivizim/çaktivizim në pikun e ngarkesës për arritjen e rendimentit më të mirë)
Tërësia e pajisjeve
- Sistem hidraulik i pompave me indeks të efiçencës minimale hidraulike MEI ≥ 0,7
- Motor EC i klasës së efiçencës IE5 sipas IEC 60034-30-2
- Flanxhë PN16 sipas EN 1092-2
- Lidhje për matjen e presionit (R 1/8) për sensorin matës të montuar për diferencën e presionit (versioni ... R1 pa sensor matës i diferencës së presionit)
- Vrima për daljen e kondensatit si pajim standard në trupin e motorit (vrimat janë të mbyllura në momentin e dorëzimit)
- Valvul për nxjerrjen e ajrit në tregues
- Ekran grafik, i rrotullueshëm, me rezolucion të lartë (4,3 inç) me buton të gjelbër dhe 2 taste
- 6 vende për futjen e kabllove për lidhjen e ushqimit elektrike të rrjetit, si dhe hyrje analoge dhe binare
- Shumë ndërfaqe komunikimi të integruara dhe fole moduli CIF, për t'u përdorur në mënyrë opsionale
- Ndërfaqe Bluetooth nëpërmjet modulit BT Wilo-Smart Connect që përfshihen në përmbajtjen e paketimit
Çelësi tip
Shembull | Wilo-Stratos GIGA2.0-D 65/1-37/M-4,0-xx |
Stratos GIGA | Emërtimi i pompës |
2.0 | Gjenerata e dytë |
-D | Pompë dyshe në linjë |
65 | Diametri nominal i flanxhës DN |
1-37 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
M- | Variant i ushqimit të rrjetit 1~230 V |
4,0 | Fuqia nominale e motorit në kW |
-xx | Varianti, p.sh. -R1 |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës së lëngut -20 °C deri +140 °C
- Temperatura e mjedisit deri në +50°C
- Bllokues mekanik për pompimin e ujit deri në Tmax. = +140 °C. Deri në T ≤ +40 °C lejohet një përzierje glikoli nga 20% deri në 40% të vëllimit. Në përzierjet ujë-glikol me përqindje glikoli > 40% deri në maksimumi 50% të vëllimit dhe me temperaturë lëngu nga > +40 °C deri maksimumi në +120 °C apo në lëngje të tjera të ndryshme nga uji, duhet parashikuar një bllokues mekanik alternativ.
- Tensionet e linjës ushqyese:
- 3~440 V ±10%, 50/60 Hz, 3~400 V ±10%, 50/60 Hz, 3~380 V -5% +10%, 50/60 Hz
- Varianti M-: 1~220 V ... 240 V ±10%, 50/60 Hz
- Përmbushja e përputhshmërisë elektromagnetike pa masa shtesë:
- Interferenca e emetuar për sektorin e banimit sipas EN 61800-3:2018
- Rezistenca ndaj interferencës për sektorin e industrisë sipas EN 61800-3:2018
- Klasa e mbrojtjes IP55
- Diametër nominal i flanxhës DN 32 deri në DN 125
- Presioni maks. i funksionimit 16 bar deri +120 °C, 13 bar deri +140 °C
Materiale
- Trupi i pompës dhe lanterni: EN-GJL-250
- Karkasa e pompës dhe flanxha e motorit të trajtuara sipas standartit me veshje mbrojtëse kataforetike
- Helika (në varësi të llojit): PPS-GF40 (DN 32 ... DN 100) ose EN-GJL-200 (DN 100 ... DN125)
- Boshti: 1.4057
- Bllokuesi mekanik: AQ1EGG; bllokues mekanikë të tjerë, me kërkesë
Konstruksioni
- Pompë dyshe me efektivitet të lartë në linjë me motor EC të klasës së efiçencës IE5 sipas IEC 60034-30-2, indeks të efiçencës minimale hidraulike MEI ≥ 0,7 dhe përshtatje e fuqisë në mënyrë elektronike në llojin e konstruksionit me rotor të thatë.
- Pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë me bosht njëtrupor në konstruksion monobllok
- Karkasë në formë spirale në konstruksion në linjë (porta thithëse dhe dalja e presionit me të njëjtat flanxha në një vijë)
- Ekran grafik me ngjyra (4,3 inç), i rrotullueshëm, me operim nga nivel komandimi manual me një buton
- Mbrojtje e integruar e motorit
Dorëzim
- Pompë
- Modul BT Wilo-Smart Connect
- Udhëzues të kabllove me elemente hermetike
- Manual i instalimit dhe mënyrës së punës dhe deklaratë konformiteti
Opsione
- Varianti ...-R1 pa sensor matës i diferences së presionit
- Varianti …-S1 me bllokues mekanikë të posaçëm
Aksesorë
- 3 mbështetëse me material fiksimi për ndërtimin e bazamentit
- Flanxha për lidhje hermetike për trupin e pompave dyshe
- Ndihma e montimit për bllokuesin mekanik (përfshirë bulonat)
- Modul CIF PLR
- Modul CIF LON
- Modul CIF BACnet MS/TP
- Modul CIF Modbus RTU
- Modul CIF CANopen
- CIF-Modul Ethernet Multiprotocol (Modbus TCP, BACnet/ IP)
- Lidhje M12 RJ45 CIF Ethernet
- Sensori matës i diferencës së presionit 2 ... 10 V
- Sensori matës i diferencës së presionit 4 ... 20 mA
- Sensor i temperaturës PT1000 AA
- Këmishë sensori për instalimin e sensorëve të temperaturës