Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Stratos GIGA2.0-I 50/1-13/0,75-R1 | Wilo

Stratos GIGA2.0-I 50/1-13/0,75-R1

Numri i artikullit: 2204858
Të dhënat teknike
Përshkrimi tekstit

Pompë në linjë me efektivitet të lartë me motor EC të klasës së efiçencës IE5 sipas IEC 60034-30-2, indeks të efiçencës minimale hidraulike MEI ≥ 0,7 dhe përshtatje të fuqisë në mënyrë elektronike në llojin e konstruksionit me rotor të thatë. Versioni është një pompë centrifugale me një shkallë të presionit të ulët me bashkues me flanxhë dhe bllokues mekanik. Stratos GIGA2.0-I është konceptuar si pompë e rangut superior për pompimin e ujit të ngrohjes (sipas VDI 2035), e ujit të ftohtë dhe të përzierjeve ujë-glikol pa materiale gërryese në sistemet e ngrohjes, të klimës dhe në sistemet e ftohjes.

Konstruksioni ...-R1:

  • Pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë me bosht njëtrupor në konstruksion monobllok
  • Karkasë në formë spirale në konstruksion në linjë (porta thithëse dhe dalja e presionit me të njëjtat flanxha në një vijë)
  • Flanxhë PN 16 – sipas EN 1092-2
  • Lidhje për matjen e presionit (R 1/8) për instalimin e mëvonshëm të një sensori matës të diferencës së presionit (versioni ...-R1 pa sensor matës të diferencës së presionit)
  • Karkasa e pompës dhe flanxha e motorit të trajtuara sipas standartit me veshje mbrojtëse kataforetike
  • Bllokues mekanik për pompimin e ujit deri në Tmaks. = +140 °C. Deri T ≤ +40 °C lejohet një përzierje glikoli 20 % deri në 40 % të vëllimit. Në përzierjet ujë-glikol me përqindje glikoli >40% deri në maksimumi 50% të vëllimit dhe me temperaturë lëngu nga > + 40°C deri maksimumi në +120°C apo në lëngje të tjera të ndryshme nga uji, duhet parashikuar një bllokues mekanik alternativ.
  • Tensioni i lidhjes: 3~440 V ±10% 50/60 Hz; 3~400 V ±10% 50/60 Hz; 3~380 V -5 % +10 % 50/60 Hz

Llojet e rregullimit:

  • Numri konstant i rrotullimeve (n-const.)
  • Temperaturë konstante (T-const.)
  • Diferencë konstante e temperaturës (dT-const.)
  • Rregullim PID i përcaktuar nga përdoruesi
  • E mundshme vetëm me sensor matës të diferencës së presionit:
    • Përshtatje automatike e përhershme e fuqisë sipas nevojës së impiantit pa vendosje të vlerave të caktuara Wilo-Dynamic Adapt plus (vendosje e vlerave të punës që në fabrikë).
    • Optimizim i vëllimit të rrjedhës i rregulluar sipas nevojës i pompës ushqyese nëpërmjet lidhjes në rrjet dhe komunikimit me disa pompa dytësore (Multi-Flow Adaptation).
    • Vëllim konstant i rrjedhës (Q-const.)
    • Diferencë e ndryshueshme e presionit (dp-v) me opsionin e futjes së pikës nominale të punës Q dhe H
    • Diferencë konstante e presionit (dp-c)
    • Kontrollues i diferencës së presionit dp-c në një pikë të largët në rrjetin e tubacionit (rregullimi i pikës së keqe)

Funksionet:

  • Mënyrat e punës e pompës dyshe: Funksionim kryesor/rezervë
  • Ndërrim ndërmjet funksionimit në ngrohje dhe në ftohje (automatikisht, nga jashtë ose manualisht)
  • Ruajtje dhe rivendosje e cilësimeve të konfiguruara të pompave (3 pika të rivendosjes së cilësimeve)
  • Tregues i sinjalizimit të defektit/mesazhit paralajmërues me tekst të qartë, duke përfshirë edhe këshillën e ndihmës
  • Mbrojtje e plotë e integruar e motorit
  • E mundshme vetëm me sensor matës të diferencës së presionit:
    • Regjistrim i sasive të ngrohjes
    • Regjistrim i sasive të ftohjes
    • Kufizim me rregullim i vëllimit të rrjedhës nëpërmjet funksionit Q-Limit (Qmin. dhe Qmaks.)
    • Çaktivizim automatik i pompës në rast identifikimi të prurjeve zero (No-Flow Stop)
    • Punim paralel me arritje të rendimentit më të mirë për dp-c dhe dp-v

Tregues në "Home-Screen" i afishimit grafik:

  • Mënyra e kontrollit e caktuar aktualisht
  • Vendosja e vlerave të caktuara
  • Vëllimi aktual i rrjedhës (vetëm kur sensori i diferencës së presionit është i lidhur)
  • Temperatura aktuale e lëngut (vetëm kur sensori i temperaturës është i lidhur)
  • Konsumi aktual i energjisë
  • Konsumi total i energjisë

Versioni:

  • 4 hyrje analoge të konfigurueshme: 0-10 V, 2-10 V, 0-20 mA, 4-20 mA dhe PT1000 i zakonshëm (vetëm në dy hyrje analoge); furnizim me energji me +24 V DC
  • 2 hyrje dixhitale të konfigurueshme (Ext. OFF, Ext. Min, Ext. Max, ngrohje/ftohje, komandim manual (i shkëputur nga automatizimi i ndërtesave), bllokim i përdorimit (bllokim i butonave dhe mbrojtje e konfigurimit të komandimit nga distanca))
  • 2 rele sinjalizimi të konfigurueshme për sinjalizimet e funksionimit dhe të defektit
  • Fole për modulin CIF Wilo me ndërfaqe për automatizimin e ndërtesave (aksesorë opsionalë: Modbus RTU e modulit CIF, BACnet MS/TP, LON, PLR, CAN)
  • Wilo Net si sistem magjistral i Wilo për komunikimin e produkteve Wilo me njëri-tjetrin, p.sh. Multi-Flow Adaptation; operimi i pompave dyshe dhe Wilo-Smart Gateway
  • Gjendje pune urgjente automatike në rrethana të veçanta (shpejtësi e përcaktueshme e pompës) p.sh. në rast të prishjes së komunikimit magjistral ose të vlerave të sensorit
  • Ekran grafik me ngjyra i rrotullueshëm (4,3 inç) me operim nga nivel komandimi manual me një buton
  • Ndërfaqe Bluetooth nëpërmjet modulit BT Wilo-Smart Connect
  • Lexim dhe vendosje e të dhënave të funksionimit, si dhe p.sh. krijimi i një protokolli të vënies në punë nëpërmjet ndërfaqes Bluetooth me anë të aplikacionit Wilo-Assistant
  • Menaxhim i pompave dyshe i integruar (pompat dyshe janë me instalime elektrike gati të lidhura), gjatë përdorimit të 2 pompave teke si njësi pompe dyshe, lidhje nëpërmjet WILO Net
  • Identifikim i dëmtimit të kabllos në rastin e sinjalit analog (në lidhje me 2 – 10 V ose 4 – 20 mA)
  • Vula e kohës për gabimet/paralajmërimet dhe të dhënat historike të funksionimit
  • Ruajtje e përhershme e të dhënave të funksionimit
  • Vrima për daljen e kondensatit si pajim standard në trupin e motorit (vrimat janë të mbyllura në momentin e dorëzimit)
  • Valvul për nxjerrjen e ajrit në tregues

Dorëzimi:

  • Pompë
  • Modul BT Wilo-Smart Connect
  • Udhëzues të kabllove me elemente hermetike
  • Udhëzuesi i montimit (variant i shkurtuar) dhe deklarata e konformitetit

Aksesorët (duhen porositur veçmas):

3 mbështetëse me material fiksimi për ndërtimin e bazamentit

  • Flanxha për lidhje hermetike për trupin e pompave dyshe
  • Ndihma e montimit për bllokuesin mekanik (përfshirë bulonat)
  • Për lidhje në automatizimin e ndërtesave:
    • Modul CIF PLR
    • Modul CIF LON
    • Modul CIF BACnet MS/TP
    • Modul CIF Modbus RTU
    • Modul CIF CANopen
    • CIF-Modul Ethernet Multiprotocol (Modbus TCP, BACnet/ IP)
    • Lidhje M12 RJ45 CIF Ethernet
  • Sensori matës i diferencës së presionit 2 ... 10 V
  • Sensori matës i diferencës së presionit 4 ... 20 mA
  • Sensor i temperaturës PT1000 AA
  • Këmishë sensori për instalimin e sensorëve të temperaturës në tubacion
Të dhënat e funksionimit
temperatura e lëngut T -20 °C
temperatura e mjedisit T 0 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Indeksi i efiçencës minimale (MEI) 0.7
Motor shtytës
Linja ushqyese 3~400 V, 50/60 Hz
Klasa e efiçencës së motorit IE5
Hyrja e fuqisë P1 max 900 W
Fuqia nominale e motorit P2 0,74 kW
Rryma nominale IN 1,5 A
Numri maks. i rrotullimeve nmax 3270 1/min
Interferenca e emetuar EN 61800-3
Rezistenca ndaj interferencës EN 61800-3
Klasa e izolimit F
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Mbrojtja e motorit Sensor temperature PTC i integruar
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika PPS-GF40
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik AQ1EGG
Lantern 5.1301/EN-GJL-250, veshje mbrojtëse kataforetike
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DN 50
Lidhja e tubit në anën e presionit DN 50
Gjatësia e instalimit l0 280 mm
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit Stratos GIGA2.0-I 50/1-13/0,75-R1
Pesha neto afërisht m 34 kg
Numri i artikullit 2204858
Dokumente

Broshura e certifikimit

Wilo-Stratos GIGA2.0-I/-D, Wilo-Stratos GIGA /-D/-B, Wilo-Yonos GIGA2.0-I/-D

Numri i artikullit 2216678
Botim 2022-11
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 52
PDF (22 MB)

Certifikata REACH

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Formati i faqeve 209.9 x 297.0 mm
Numri i faqeve 4
PDF (212 KB)
BIM/CAD
Shërbimet

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Asistenti direkt i Wilo
Shërbimi Wilo-Live Assistant
    
2216415

Wilo-Live Assistant ndodhet në dispozicionin tuaj gjatë shërbimit të pompës si këshillues teknik. Me Wilo-Live Assistant ju i mbështetni këshilluesit tanë të specializuar në sferën e kaldajave ose impianteve me anë të transmetimit video – direkt dhe në kohë reale. Ju tregoni me smartfonin tuaj konfigurimin e instalimit, ndërkohë që eksperti i Wilo ndjek çdo gjë në ekran. Ju mund të shihni si komponentët, ashtu edhe detajet e tjera dhe kështu ju përcaktoni se ku krijohet gabimi ose defekti. Ne parandalojmë kohët e defektit dhe kujdesemi për sigurinë e funksionimit të pompave dhe sistemeve tuaja!

Wilo-Live Assistant përfshin:

  • Mbështetje live interaktive përmes video-bisedës
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me një ekspert
  • Zgjidhje në kohën e duhur, për të garantuar një siguri funksionimi maksimale për pompat dhe sistemet tuaja
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin për pompat me rotor të thatë
    
2219321

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Vënia në punë
Vënia në punë e pompave me rotor të thatë
    
2219391

Për një funksionim optimal të pompës(ave)/impiantit(eve) këshillohet që vënia në punë të realizohet nga vetë nga shërbimi për klientët i Wilo. Në këtë mënyrë garantohet një rregullim optimal dhe një funksionim efikas i sistemit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit(eve) sipas listës së kontrollit
  • Parametrizimi dhe konfigurimi i panelit të komandimit
  • Kontroll dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve nën presion (duke përfshirë mbushjen deri në 80 litra)
  • Kontrolli i funksionit të sistemeve të montuara
  • Manuali i përdorimit i orientuar në praktikë
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë vlen vetëm për impiante, të cilët janë instaluar në përputhje me manualin e instalimit dhe të përdorimit, si dhe në përputhje me standardet aktuale të teknologjisë. Nuk do të ketë kosto për materialet që mund të nevojiten eventualisht.

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për pompat me rotor të thatë
    
2219697

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për pompat me rotor të thatë
    
2219668

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit S për pompat me rotor të thatë
    
2219639

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa S e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Basic
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Mbështetje për projektin
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur Pompa me rotor të thatë
    
2219590

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Instalim
Instalimi i pompave me rotor të thatë
    
2219356

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Mirëmbajtje
Mirëmbajtja BASIC për pompat me rotor të thatë
    
2219531

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontroll i enëve nën presion, të cilat ndodhen në dispozicion
  • Kontroll dhe përshtatje e mundshme e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga Wilo. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja COMFORT për pompat me rotor të thatë
    
2219493

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli dhe, nëse kërkohet, përshtatja e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja PREMIUM për pompat me rotor të thatë
    
2219546

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli i parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit)
  • Aktualizimi i softuerit
  • Duke përfshirë pjesët e konsumit
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Optimizim i impianteve
Optimizimi i impianteve me pompa me rotor të thatë
    
2219251

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions për pompat me rotor të thatë
    
2219240

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i pompave me rotor të thatë
    
2219610

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit