Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Stratos GIGA2.0-I 80/1-8/0,75-S1 | Wilo

Stratos GIGA2.0-I 80/1-8/0,75-S1

Numri i artikullit: 2204811
Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Indeksi i efiçencës minimale (MEI) ≥0,7
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Temperatura min. e lëngjeve Tmin -20 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 140 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 0 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 50 °C
Motor shtytës
Linja ushqyese 3~400 V, 50/60 Hz
Numri i shtyllave 4
Klasa e efiçencës së motorit IE5
Hyrja e fuqisë P1 max 800 W
Fuqia nominale e motorit P2 0,75 kW
Rryma nominale IN 1,4 A
Interferenca e emetuar EN 61800-3
Rezistenca ndaj interferencës EN 61800-3
Klasa e izolimit F
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Mbrojtja e motorit Sensor temperature PTC i integruar
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika PPS-GF40
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik Q1Q1X4GG
Lantern 5.1301/EN-GJL-250, veshje mbrojtëse kataforetike
Lëngjet e lejuara (lëngje të tjera me kërkesë)
Ujë ngrohje (sipas VDI 2035) po
Vaj mbartës-transportues i nxehtësisë Versione të veçanta kundrejt pagesës shtesë
Ujë i freskët dhe i ftohtë po
Përzierje ujë-glikol (në 20 – 40 Vol.-% glikol dhe temperaturë të lëngjeve ≤ 40 °C) po
Përmasa e instalimit
Gjatësia e instalimit L0 360 mm
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DN 80
Lidhja e tubit në anën e presionit DN 80

Stratos GIGA2.0-I 80/1-8/0,75-S1

Wilo-Stratos GIGA2.0

 
Emërtimi Dokumentim Shënim
Analog IN (AI 1)

+ 24 V

+ In 1 →

- GND

Lloji i sinjalit:

  • 0-10 V
  • 2-10 V
  • 0-20 mA
  • 4-20 mA

Forca e tensionit:

  • 30 V DC / 24 v AC

Furnizimi me energji:

  • 24 V DC: maksimale 50 mA
Analog IN (AI 2) + In 2 →
  - GND
   
Analog IN (AI 3)

+ 24V

+ In 3 →

- GND

Lloji i sinjalit:

  • 0-10 V
  • 2-10 V
  • 0-20 mA
  • 4-20 mA
  • PT1000

Forca e tensionit:

  • 30 V DC / 24 v AC

Furnizimi me energji:

  • 24 V DC: maksimale 50 mA
Analog IN (AI 4) + In 4 →
  - GND
   
Dixhital IN (DI 1)

DI 1 →

+ 24 V

Hyrjet dixhitale për kontaktet pa tension:

  • Tensioni maksimal:< 30 V DC / 24 V AC
  • Rryma maksimale e qarkut:< 5 mA
  • Tensioni i punës: 24 V DC
  • Rryma e qarkut të punës: 2 mA për çdo hyrje
Dixhital IN (DI 2)

DI 2 →

+ 24 V

   
Wilo Net

↔ H

↔ L

GND H/L

 
 SSM

COM

← NO

← NC

Kontakte për shkëmbim pa tension të kontakteve me ngarkesë:

  • E lejuar minimalisht: SELV 12 V AC / DC, 10 mA
  • E lejuar maksimalisht: 250 V AC, 1 A,
    30 VDC, 1 A
   
SBM

COM

← NO

← NC

Kontakte për shkëmbim pa tension të kontakteve me ngarkesë:

  • E lejuar minimalisht: SELV 12 V AC / DC, 10 mA
  • E lejuar maksimalisht: 250 V AC, 1 A,
    30 V DC, 1 A
   
Linja ushqyese

L1

L2

L3

 

Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit Stratos GIGA2.0-I 80/1-8/0,75-S1
Numri i artikullit 2204811
Numri EAN 4062679107134
Ngjyra jeshile/i/e zezë/gri
Sasia minimale e porostijes 1
Disponueshmëria e tregut 2022-08-15
Paketimi
Lloji i paketimit Karton
Tipi i paketimit Paketim transporti
Numri për paletë 1
Sasia për shtresë 1
Përmasat dhe peshat
Masa e gjatësisë me ambalazhin 800 mm
Gjatësia L 624 mm
Masa e lartëtesisë me ambalazhin 525 mm
Lartësia H 420 mm
Masa e gjerësisë me ambalazhin 600 mm
Gjerësia W 252 mm
Pesha bruto afërisht m 48 kg
Pesha neto afërisht m 42,6 kg
Përshkrimi tekstit

Pompë në linjë me efektivitet të lartë me motor EC të klasës së efiçencës IE5 sipas IEC 60034-30-2, indeks të efiçencës minimale hidraulike MEI ≥ 0,7 dhe përshtatje të fuqisë në mënyrë elektronike në llojin e konstruksionit me rotor të thatë. Versioni është një pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë me bashkues me flanxhë dhe bllokues mekanik. Stratos GIGA2.0-I është konceptuar si pompë e rangut superior për pompimin e ujit të ngrohjes (sipas VDI 2035), e ujit të ftohtë dhe të përzierjeve ujë-glikol pa materiale gërryese në sistemet e ngrohjes, të klimës dhe në sistemet e ftohjes.

Konstruksioni ...-S1:

  • Pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë me bosht njëtrupor në konstruksion monobllok
  • Karkasë në formë spirale në konstruksion në linjë (porta thithëse dhe dalja e presionit me të njëjtat flanxha në një vijë)
  • Flanxhë PN 16 - sipas EN 1092-2
  • Lidhje për matjen e presionit (R 1/8) për sensorin matës të montuar për diferencën e presionit (versioni ...-R1 pa sensor matës i diferencës së presionit)
  • Karkasa e pompës dhe flanxha e motorit të trajtuara sipas standartit me veshje mbrojtëse kataforetike
  • Bllokuesi mekanik S1 rekomandohet në përzierjet ujë-glikol me përqindje glikoli deri në maks. 50% të vëllimit dhe me temperaturë lëngu nga -20°C deri maksimumi në +90°C ... +110°C dhe gjithashtu edhe te përqindjet e vajit në përzierjen ujë-glikol.
  • Tensioni i lidhjes:
    • 3~440 V ±10% 50/60 Hz; 3~400 V ±10% 50/60 Hz; 3~380 V -5% +10% 50/60 Hz
    • Varianti M-: 1~220 V ... 240 V (±10%), 50/60 Hz
  • Përmbushja e përputhshmërisë elektromagnetike pa masa shtesë
    • Interferenca e emetuar për sektorin e banimit sipas EN 61800-3:2018
    • Rezistenca ndaj interferencës për sektorin e industrisë sipas EN 61800-3:2018

Llojet e rregullimit:

  • Përshtatje automatike e përhershme e fuqisë sipas nevojës së impiantit pa vendosje të vlerave të caktuara Wilo-Dynamic Adapt plus (vendosje e vlerave të punës që në fabrikë).
  • Temperaturë konstante (T-const.)
  • Diferencë konstante e temperaturës (dT-const.)
  • Optimizim i vëllimit të rrjedhës i rregulluar sipas nevojës i pompës ushqyese nëpërmjet lidhjes në rrjet dhe komunikimit me disa pompa dytësore (Multi-Flow Adaptation).
  • Vëllim konstant i rrjedhës (Q-const.)
  • Diferencë e ndryshueshme e presionit (dp-v) me opsionin e futjes së pikës nominale të punës Q dhe H
  • Diferencë konstante e presionit (dp-c)
  • Kontrollues i diferencës së presionit dp-c në një pikë të largët në rrjetin e tubacionit (rregullimi i pikës së keqe)
  • Numri konstant i rrotullimeve (n-const.)
  • Rregullim PID i përcaktuar nga përdoruesi

Funksionet:

  • Zgjedhje e fushës së zbatimit tek asistentët e rregullimit
  • Regjistrim i sasive të ngrohjes
  • Regjistrim i sasive të ftohjes
  • Kufizim me rregullim i vëllimit të rrjedhës nëpërmjet funksionit Q-Limit (Qmin. dhe Qmaks.)
  • Mënyrat e punës e pompës dyshe: Funksion kryesor/rezervë, punim paralel me arritje të rendimentit më të mirë për dp-c dhe dp-v
  • Çaktivizim automatik i pompës në rast identifikimi të prurjeve zero (No-Flow Stop)
  • Ndërrim ndërmjet funksionimit në ngrohje dhe në ftohje (automatikisht, nga jashtë ose manualisht)
  • Ruajtje dhe rivendosje e cilësimeve të konfiguruara të pompave (3 pika të rivendosjes së cilësimeve)
  • Treguesit e pikës aktuale të punës në grafikun e punëve hidraulike
  • Korrigjimi i lëngut viskoz nëpërmjet përshtatjes së viskozitetit dhe dëndësisë
  • Tregues i sinjalizimit të defektit/mesazhit paralajmërues me tekst të qartë, duke përfshirë edhe këshillën e ndihmës
  • Mbrojtje e plotë e integruar e motorit

Tregues në "Home-Screen" i afishimit grafik:

  • Mënyra e kontrollit e caktuar aktualisht
  • Vendosja e vlerave të caktuara
  • Vëllimi aktual i rrjedhës (vetëm kur sensori i diferencës së presionit është i lidhur)
  • Temperatura aktuale e lëngut (vetëm kur sensori i temperaturës është i lidhur)
  • Konsumi aktual i energjisë
  • Konsumi total i energjisë

Versioni:

  • 4 hyrje analoge të konfigurueshme: 0-10 V, 2-10 V, 0-20 mA, 4-20 mA dhe PT1000 i zakonshëm (vetëm në dy hyrje analoge); furnizim me energji me +24 V DC
  • 2 hyrje dixhitale të konfigurueshme (Ext. OFF, Ext. Min, Ext. Max, ngrohje/ftohje, komandim manual (i shkëputur nga automatizimi i ndërtesave), bllokim i përdorimit (bllokim i butonave dhe mbrojtje e konfigurimit të komandimit nga distanca))
  • 2 rele sinjalizimi të konfigurueshme për sinjalizimet e funksionimit dhe të defektit
  • Fole për modulin CIF Wilo me ndërfaqe për automatizimin e ndërtesave (aksesorë opsionalë: Modbus RTU e modulit CIF, BACnet MS/TP, LON, PLR, CAN)
  • Wilo Net si sistem magjistral Wilo për komunikimin e produkteve Wilo me njëri-tjetrin, p.sh. Multi-Flow Adaptation; funksionimi i pompave dyshe
  • Gjendje pune urgjente automatike në rrethana të veçanta (shpejtësi e përcaktueshme e pompës) p.sh. në rast të prishjes së komunikimit magjistral ose të vlerave të sensorit
  • Ekran grafik me ngjyra i rrotullueshëm (4,3 inç) me operim nga nivel komandimi manual me një buton
  • Ndërfaqe Bluetooth nëpërmjet modulit BT Wilo-Smart Connect
  • Lexim dhe vendosje e të dhënave të funksionimit, si dhe p.sh. krijimi i një protokolli të vënies në punë nëpërmjet ndërfaqes Bluetooth me anë të aplikacionit Wilo-Assistant
  • Menaxhim i pompave dyshe i integruar (pompat dyshe janë me instalime elektrike gati të lidhura), gjatë përdorimit të 2 pompave teke si njësi pompe dyshe, lidhje nëpërmjet WILO Net
  • Identifikimi i dëmtimit të kabllos në rastin e sinjalit analog (në lidhje me 2 - 10 V ose 4 - 20 mA)
  • Vula e kohës për gabimet/paralajmërimet dhe të dhënat historike të funksionimit
  • Ruajtje e përhershme e të dhënave të funksionimit
  • Vrima për daljen e kondensatit si pajim standard në trupin e motorit (vrimat janë të mbyllura në momentin e dorëzimit)
  • Valvul për nxjerrjen e ajrit në tregues

Dorëzimi:

  • Pompë
  • Modul BT Wilo-Smart Connect
  • Udhëzues të kabllove me elemente hermetike
  • Manual i instalimit dhe mënyrës së punës dhe deklaratë konformiteti

Aksesorët (duhen porositur veçmas):

3 mbështetëse me material fiksimi për ndërtimin e bazamentit

  • Flanxha për lidhje hermetike për trupin e pompave dyshe
  • Ndihma e montimit për bllokuesin mekanik (përfshirë bulonat)
  • Për lidhje në automatizimin e ndërtesave:
    • Modul CIF PLR
    • Modul CIF LON
    • Modul CIF BACnet MS/TP
    • Modul CIF Modbus RTU
    • Modul CIF CANopen
    • CIF-Modul Ethernet Multiprotocol (Modbus TCP, BACnet/ IP)
    • Lidhje M12 RJ45 CIF Ethernet
  • Sensor matës i diferencës së presionit DDG 2 ... 10 V
  • Sensor matës i diferencës së presionit DDG 4 ... 20 mA
  • Sensor i temperaturës PT1000 AA
  • Këmishë sensori për instalimin e sensorëve të temperaturës në tubacion
Të dhënat e funksionimit
Temperatura min. e lëngjeve Tmin -20 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 140 °C
Temperatura min. e mjedisit Tmin 0 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 50 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Indeksi i efiçencës minimale (MEI) ≥0,7
Motor shtytës
Linja ushqyese 3~400 V, 50/60 Hz
Klasa e efiçencës së motorit IE5
Hyrja e fuqisë P1 max 800 W
Fuqia nominale e motorit P2 0,75 kW
Rryma nominale IN 1,4 A
Numri maks. i rrotullimeve nmax 1880 1/min
Interferenca e emetuar EN 61800-3
Rezistenca ndaj interferencës EN 61800-3
Klasa e izolimit F
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Mbrojtja e motorit Sensor temperature PTC i integruar
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika PPS-GF40
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik Q1Q1X4GG
Lantern 5.1301/EN-GJL-250, veshje mbrojtëse kataforetike
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DN 80
Lidhja e tubit në anën e presionit DN 80
Gjatësia e instalimit L0 360 mm
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit Stratos GIGA2.0-I 80/1-8/0,75-S1
Pesha neto afërisht m 42,6 kg
Numri i artikullit 2204811
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Stratos GIGA2.0-I/-D

Numri i artikullit 2227296
Botim 2023-08
Numri i faqeve 488
Language de, en, fr, nl
PDF (13 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-Stratos GIGA2.0-I/-D, Wilo-Stratos GIGA /-D/-B, Wilo-Yonos GIGA2.0-I/-D

Numri i artikullit 2216678
Botim 2022-11
Numri i faqeve 52
Language gjuhë neutrale
PDF (22 MB)

Group Statement

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Numri i faqeve 5
Language gjuhë neutrale
PDF (279 KB)

Certifikata

Battery transportation information

Numri i faqeve 6
Language gjuhë neutrale
PDF (517 KB)
BIM/CAD
Aksesor

Sistemi CCe-HVAC me rregullim me kontroll të vazhdueshëm në varësi të diferencës së presionit (27)

Sistemi CCe-HVAC me rregullim me kontroll të vazhdueshëm sipas temperaturës (25)

Sistemi SCe-HVAC me rregullim me kontroll të vazhdueshëm në varësi të diferencës së presionit (18)

Sistemi SCe-HVAC me rregullim me kontroll të vazhdueshëm sipas temperaturës (14)

Montimi i tubave/pjesë përshtatëse (5)

Montim në mur/Ndërtimi i bazamentit (1)

Komandimi i pompave/aksesorë (29)

Komandimi i pompave/sistem rregullues Comfort (6)

Kom. i pom/sistem rregullues Smart (4)

Kom. i pom/modul i ndërfaqeve (6)

Regjistrimi i diferencës së presionit (3)

Shërbimet

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Asistenti direkt i Wilo
Shërbimi Wilo-Live Assistant
    
2216415

Wilo-Live Assistant ndodhet në dispozicionin tuaj gjatë shërbimit të pompës si këshillues teknik. Me Wilo-Live Assistant ju i mbështetni këshilluesit tanë të specializuar në sferën e kaldajave ose impianteve me anë të transmetimit video – direkt dhe në kohë reale. Ju tregoni me smartfonin tuaj konfigurimin e instalimit, ndërkohë që eksperti i Wilo ndjek çdo gjë në ekran. Ju mund të shihni si komponentët, ashtu edhe detajet e tjera dhe kështu ju përcaktoni se ku krijohet gabimi ose defekti. Ne parandalojmë kohët e defektit dhe kujdesemi për sigurinë e funksionimit të pompave dhe sistemeve tuaja!

Wilo-Live Assistant përfshin:

  • Mbështetje live interaktive përmes video-bisedës
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me një ekspert
  • Zgjidhje në kohën e duhur, për të garantuar një siguri funksionimi maksimale për pompat dhe sistemet tuaja
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin për pompat me rotor të thatë
    
2219321

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Vënia në punë
Vënia në punë e pompave me rotor të thatë
    
2219391

Për një funksionim optimal të pompës(ave)/impiantit(eve) këshillohet që vënia në punë të realizohet nga vetë nga shërbimi për klientët i Wilo. Në këtë mënyrë garantohet një rregullim optimal dhe një funksionim efikas i sistemit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit(eve) sipas listës së kontrollit
  • Parametrizimi dhe konfigurimi i panelit të komandimit
  • Kontroll dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve nën presion (duke përfshirë mbushjen deri në 80 litra)
  • Kontrolli i funksionit të sistemeve të montuara
  • Manuali i përdorimit i orientuar në praktikë
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë vlen vetëm për impiante, të cilët janë instaluar në përputhje me manualin e instalimit dhe të përdorimit, si dhe në përputhje me standardet aktuale të teknologjisë. Nuk do të ketë kosto për materialet që mund të nevojiten eventualisht.

Mirëmbajtje
Mirëmbajtja BASIC për pompat me rotor të thatë
    
2219531

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontroll i enëve nën presion, të cilat ndodhen në dispozicion
  • Kontroll dhe përshtatje e mundshme e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga Wilo. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja COMFORT për pompat me rotor të thatë
    
2219493

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli dhe, nëse kërkohet, përshtatja e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja PREMIUM për pompat me rotor të thatë
    
2219546

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli i parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit)
  • Aktualizimi i softuerit
  • Duke përfshirë pjesët e konsumit
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për pompat me rotor të thatë
    
2219697

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për pompat me rotor të thatë
    
2219668

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit S për pompat me rotor të thatë
    
2219639

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa S e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Basic
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Mbështetje për projektin
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur Pompa me rotor të thatë
    
2219590

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Instalim
Instalimi i pompave me rotor të thatë
    
2219356

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Optimizim i impianteve
Optimizimi i impianteve me pompa me rotor të thatë
    
2219251

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions për pompat me rotor të thatë
    
2219240

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i pompave me rotor të thatë
    
2219610

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit