Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Varios PICO-STG | Wilo

Wilo-Varios PICO-STG

Pompa zëvendësuese më e gjithanshme e të gjitha kohërave.

Avantazhet tuaja
Wilo-Varios PICO-STG

Pompa zëvendësuese më e gjithanshme e të gjitha kohërave.

Wilo-Varios PICO-STG është zgjidhja universale në fushën e ngrohjes, kondicionerëve dhe ftohjes për banesat me një dhe dy familje. Ajo mundëson një modalitet kontrolli standard dhe të jashtëm, ndërsa me ndihmën e Sync assistant mund të transferohen lehtë cilësimet e pompës së ndërruar. Dizajni i tyre kompakt, adoptimi i tipareve të pompave të vjetra me një funksion të ri sinkronizimi e bën instalimin dhe vënien në punë tejet të thjeshtë. Dhe me teknologjinë e butonit të gjelbër, operueshmëria është tepër komode.



Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Zgjidhja më e pajtueshme e ndërrimit për një sërë përdorimesh, tani edhe për energjinë diellore dhe gjeotermike falë konstruksionit të saj kompakt, mënyrave të reja të kontrollit (si p.sh. iPWM) dhe Sync assistant
  • Lehtësia më e lartë në përdorim falë ekranit LED dhe teknologjisë ë butonit të gjelbër me një shtypje të butonit për kontroll të punës dhe një shtypje butoni për rregullimin e pompës.
  • Instalim i thjeshtë falë konstruksionit kompakt, lidhjeve elektrike që mund të përshtaten dhe funksione mirëmbajtjeje të tilla si ajrimi
  • Siguri maksimale funksionimi dhe operimi falë një teknologjie të provuar

Karakteristikat miqësore me mjedisin

  • Pompë me efektivitet të lartë me përshtatje automatike të fuqisë (treguesi i efektivitetit energjitik ≤ 0,20)
  • Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
Përshkrimi i serive
Wilo-Varios PICO-STG

Konstruksioni

Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar, motor EC me rrymë elektrike vetëmbrojtëse dhe rregullues elektronik fuqie.

Përdorimi

Ngrohje me ujë të ngrohtë për të gjitha sistemet, rastet e përdorimit me kondicioner, sistemet e qarkullimit industrial, qarqet kryesore në impiante energjie diellore dhe gjeotermike.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Mënyrat e punës

  • Diferenca e presionit konstante (3 kurba të pompës të përcaktuara paraprakisht)
  • Diferenca e presionit e ndryshueshme (3 kurba të pompës të përcaktuara paraprakisht)
  • Numër konstant i rrotullimeve (3 shkallë shpejtësie)
  • Kontroll i jashtëm nga sinjali iPWM
    • iPWM GT (ngrohje/energji gjeotermike, jo te Varios PICO-STG .../1-13)
    • iPWM ST (energji diellore)

Funksionet manuale

  • Rregullimi i mënyrës së punës sipas zbatimit
  • Rregullimi i rendimentit të pompës (kurba)
  • Rregullim i numrit konstant të rrotullimeve
  • Aktivizim i funksionit Sync dhe kodifikimit LED
  • Funksioni i ajrimit
  • Rinisje manuale

Funksionet automatike

  • Rinisje automatike

Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje

  • Paraqitja e llojit të zgjedhur të rregullatorit
  • Shfaqja e karakteristikës së zgjedhur brenda modalitetit të kontrollit apo tipit iPWM
  • Paraqitja funksionit Sync të aktivizuar dhe kodifikimit LED
  • Paraqitja e statusit të rinisjes manuale ose të funksionit të ajrimit
  • Treguesit e punës dhe të gabimeve

Tërësia e pajisjeve

  • Trupi i pompës i trajtuar me veshje mbrojtëse kataforetike
  • Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës
  • Kabllo elektrike me spinë pompe 3-polëshe dhe Wilo-Connector
  • lidhja iPWM
  • Funksioni i ajrimit
  • Rinisje manuale
  • Motor me rrymë elektrike vetëmbrojtëse
  • Filtër grimcash

Të dhënat teknike

  • Temperatura e lëngjeve: -20°C deri në +110°C
  • Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz
  • Klasa e mbrojtjes: IPX4D
  • Bashkues i filetuar: G1, G1½, G2
  • Presioni maks. i funksionimit: 10 bar

Materiale

  • Trupi i pompës: Gizë e hirtë (EN-GJL-200)
  • Helika: Plastikë (PP - 40 % GF)
  • Boshti i pompës: Çelik inoks
  • Kushineta: Karbon, me metal të ngopur

Dorëzim

  • Pompë
  • Kabllo lidhëse e linjës ushqyese me spinë pompe 3-polëshe dhe lidhje Wilo-Connector
  • Wilo-Connector
  • Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Versionet Varios PICO-STG ...- 130 me gjatësi të shkurtër instalimi prej 130 mm

Aksesorë

  • Bashkuesit e filetuar
  • Pjesë përshtatëse
  • Izolimi termik
  • Kablloja e sinjalit iPWM
  • Wilo-Connector me 2 m kabllo lidhjeje dhe spinë Schuko
  • Spinë këndore me 2 m kabllo lidhjeje
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Varios PICO-STG

Numri i artikullit 4235775
Botim 2021-03
Numri i faqeve 32
Language en
PDF (5 MB)

Wilo-Varios PICO-STG - Quick Guide

Numri i artikullit 4243954
Botim 2021-03
Numri i faqeve 80
Language bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk
PDF (8 MB)

Group Statement

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Numri i faqeve 5
Language gjuhë neutrale
PDF (271 KB)