Wilo-VeroLine-IP-E


Veçoritë/avantazhet e produktit
- Kursim energjie falë përshtatjes së fuqisë elektronike, të integruar
- Ndërfaqe optimale për komunikim me magjistralin me module-IF që futen në prizë
- Operim i thjeshtë nëpërmjet teknologjisë së butonit të gjelbër dhe ekranit
- Komandim i integruar i pompave dyshe
- Mbrojtje e plotë e integruar e motorit (sensor temperature PTC) me rele termike të motorit
Shërbimet e rekomanduara

Konstruksioni
Pompë teke me rotor të thatë, e rregulluar elektronikisht, në konstruksion në linjë me lidhje me fllanxhë dhe përshtatje automatike të fuqisë
Përdorimi
Pompimi i ujit të ngrohjes (sipas VDI 2035), e ujit të ftohtë dhe të përzierjeve ujë-glikol pa materiale gërryese në sistemet e ngrohjes, të ujit të ftohtë dhe në sistemet e ftohjes.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e punës
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
- PID-Control
- Mënyra e kontrollit (n=constant)
Nivel komandimi
- Buton i gjelbër dhe ekran
Funksionet manuale
- Rregullim i vlerës së caktuar të diferencës së presionit
- Rregullim i numrit të rrotullimeve (mënyra e kontrollit manual)
- Rregullimi i mënyrës së punës
- Rregullimi i pompës NDEZUR/FIKUR
- Konfigurimi i të gjitha parametrave të punës
- Konfirmim i gabimit
Funksionet e jashtme të komandimit
- Hyrja e komandimit "Përparësia Off"
- Hyrja e komandimit "Shkëmbimi i jashtëm i pompave" (i efektshëm vetëm në mënyrën e punës me pompë dyshe)
- Hyrje analoge 0 – 10 V, 0 – 20 mA për mënyrën e kontrollit (DDC) dhe rregullimin nga distanca të vlerës së caktuar
- Hyrje analoge 2 – 10 V, 4 – 20 mA për mënyrën e kontrollit (DDC) dhe rregullimin nga distanca të vlerës së caktuar
- Hyrje analoge 0 – 10 V për sinjalin e vlerës aktuale të sensorit të presionit
- Hyrje analoge 2 – 10 V, 0 – 20 mA, 4 – 20 mA për sinjalin e vlerës aktuale të sensorit të presionit
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Kolektori i sinjaleve të defekteve SSM
- Kolektori i sinjaleve të punës SBM
Shkëmbimi i të dhënave
- Ndërfaqe me rreze infrakuqe për shkëmbimin pa tel të të dhënave Monitor-IR/çelës IR
- Fole për module-IF Wilo (Modbus, BACnet, CAN, PLR, LON) për lidhjen në automatizimin e ndërtesave
Funksione te sigurisë
- Motor tërësisht i mbrojtur me rele termike të motorit
- Bllokim i aksesit
Komandimi pompave dyshe (pompë dyshe ose 2 x pompë teke)
- Funksion kryesor/rezervë (shkëmbim automatik të pompave)
- Funksioni kryesor/rezervë për shkëmbimin e pompave pas 24 orësh
- Punim paralel
- Punim paralel (aktivizim/çaktivizim në pikun e ngarkesës për arritjen e rendimentit më të mirë)
Çelësi tip
Shembull | IP-E 40/160-4/2-R1 |
IP-E | Pompë në linjë me rregullim elektronik |
40 | Diametri nominal DN i lidhjes së tubit |
160 | diametri nominal i helikës |
4 | Fuqia nominale e motorit P2 në kW |
2 | Numri i poleve |
R1 | Versioni pa sensor presioni |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës -20 °C deri +120 °C
- Linja ushqyese
- 3~440 V ±10 %, 50/60 Hz
- 3~400 V ±10 %, 50/60 Hz
- 3~380 V -5 % +10 %, 50/60 Hz
Përmbushja e përputhshmërisë elektromagnetike pa masa shtesë:
- Interferenca e emetuar për sektorin e banimit sipas EN 61800-3:2018
- Rezistenca ndaj interferencës për sektorin e industrisë sipas EN 61800-3:2018
- Klasa e mbrojtjes IP55
- Diametri nominal DN 32 deri DN 80
- Presioni maks. i funksionimit 10 bar (versioni i posaçëm: 16 bar)
Materiale
- Trupi i pompës dhe lanterni: EN-GJL-250
- Helika: PPO-GF30
- Boshti: 1.4021
- Bllokues mekanik: AQEGG; bllokues mekanikë të tjerë, me kërkesë
Konstruksioni
Pompë centrifugale e presionit të ulët me një helikë, në konstruksion në linjë me
- Bllokues mekanik
- Lidhje me fllanxhë
- Transmision me rregullim të integruar të numrit të rrotullimeve
Dorëzim
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Varianti …-R1 pa transmetues të presionit diferencial
- Variani ...-H5 me trup PN 16 (kundrejt çmimit shtesë)
- Varianti ...-S1/-S2 me bllokues mekanik të posaçëm (S2 kundrejt çmimit shtesë)
Aksesorë
- 3 mbështetëse me material fiksimi për ndërtimin e bazamentit
- Monitor-IR, çelës IR
- Moduli-IF PLR për lidhje në konvertitorin PLR/e ndërfaqeve
- Moduli-IF LON për lidhje në rrjetin LONWORKS
- Moduli-IF BACnet
- Moduli-IF Modbus
- Moduli-IF CAN
- Sistem rregullues VR-HVAC
- Sistem rregullues CCe-HVAC
- Sistem rregullues SCe-HVAC
- Sensor matës i diferencës së presionit (DDG)