Wilo-Yonos MAXO
Pompë kompakte standarde për ndërtesa tregtare.
Pompë kompakte standarde për ndërtesa tregtare.
Pompa me efektivitet të lartë Wilo-Yonos MAXO përshtatet në mënyrë perfekte si pompë kompakte standarde për ndërtesat tregtare me zbatime HVAC. Falë cilësimeve dhe funksioneve bazë me tre mënyra pune dhe butonit të gjelbër, pompa konfigurohet dhe përdoret shumë thjeshtë. Me modulin Wilo-Connect pompa mund të zgjerohet për funksione të tjera inteligjente.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Pompë me efektivitet të lartë për kursimin e energjisë
- Ekran LED për transparencë të plotë për lartësinë e caktuar të pompimit, shkallën e shpejtësisë dhe gabimeve të mundshme
- Zëvendësim i thjeshtë i pompave standarde jo të rregullueshme falë konstruksionit kompakt dhe lidhjes elektrike me spinën Wilo
- Përzgjedhje e thjeshtë e mënyrave të kontrollit ∆p-v, ∆p-c dhe i cilësimit të shpejtësisë me tre shkallë me anë të butonit të gjelbër
- Garantim i sigurisë së punës falë sinjalizimit kolektiv të defekteve
- Opsionale: Modul Wilo-Connect Yonos MAXO me funksione inteligjente shtesë për lidhjen në sistemin e kontrollit elektronik të ndërtesës
Karakteristikat miqësore me mjedisin
- Pompë me efektivitet të lartë me përshtatje automatike të fuqisë (treguesi i efektivitetit energjitik ≤ 0,20)
- Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
- Gama e gjerë e pjesëve të këmbimit për riparime të thjeshta
Konstruksioni
Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar bashkues me fllanxhë, motor EC me rregullues fuqie automatik.
Përdorimi
Për sistemet ngrohëse me ujë të nxehtë e të gjitha sistemeve, impiantet e ajrit të kondicionuar, qarqe të mbyllura të ujit të ftohjes, impiantet e qarkullimit industrial.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e punës
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
- n = konstant (3 shkallë të shpejtësisë)
Funksionet manuale
- Rregullimi i mënyrës së punës
- Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
- Rregullim i shkallëve të shpejtësisë
Funksionet automatike
- Përshtatje e vazhdueshme e rendimentit në varësi të mënyrës së punës
- Funksion zhbllokues
- Nisje e butë
- Mbrojtje e plotë e integruar e motorit
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Kolektor i sinjaleve të defekteve (stakues pa tension)
- Dritë sinjalizuese e defekteve
- Paraqitje LED e segmentit për të treguar lartësinë e dërgimit dhe kodit të gabimit
- Paraqitja e shkallës së rregulluar të numrit të rrotullimeve (C1, C2 ose C3)
Tërësia e pajisjeve
- Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës (te pompe me rakorde të filetuara)
- Lidhje e shpejtë elektrike me spinë Wilo. Për lidhjen e përcjellësit të rrjetit dhe SSM, me mbrojtje të integruar të kabllos nga dëmtimet
- Te pompat me bashkues me fllanxhë: Versionet e fllanxhave
- Versioni standard për pompat DN 40 deri DN 65: Fllanxhë e kombinuar PN 6/10 (fllanxhë PN 16 sipas EN 1092-2) për kundrafllanxha PN 6 dhe PN 16
- Versioni standard për pompat DN 80/DN 100: Fllanxhë PN 6 (e konfiguruar PN 16 sipas EN 1092-2) për kundrafllanxha PN 6
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Yonos MAXO 30/0,5-12 |
Yonos MAXO | Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar ose me fllanxhë), e rregulluar elektronikisht |
30/ | Diametri nominal i lidhjes |
0,5-12 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës -20 °C deri +110 °C
- Linja ushqyese 1~230 V, 50/60 Hz
- Klasa e mbrojtjes IP X4D
- Bashkuesi me fllanxhë DN 32 deri DN 80
- Presioni maks. i funksionimit, versioni standard: 6/10 bar ose 6 bar (versioni i posaçëm: 10 bar)
Materiale
- Trupi i pompës: Gizë e hirtë, me veshje KTL
- Boshti: Çelik inoks
- Kushineta: Karbon, me metal të ngopur
- Helika: Plastikë
Dorëzim
- Pompë
- Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
- Rondele për vidat e flanxhës (me diametra nominal të lidhjes DN 32 - DN 65)
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Aksesorë
- Vida te bashkuesi i filetuar
- Kundrafllanxha te bashkuesi me fllanxhë
- Pjesë përshtatëse
- Izolimi termik