Wilo-Yonos MAXO-D
Wilo-Yonos MAXO-D (flange)
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Ekrani LED ofron transparencë të plotë lidhur me lartësinë e caktuar të dërgimit, shkallën e shpejtësisë ose gabimet e mundshme
- Rregullim i lehtë nëpërmjet shkallëve të shpejtësisë gjatë zëvendësimit të një pompe standarde jo të rregulluar
- Lidhje elektrike e lehtë nëpërmjet spinës Wilo
- Sigurim i disponueshmërisë së impianteve nëpërmjet kolektorit të sinjaleve të defekteve
- Konstruksion kompakt dhe operim i thjeshtë i provuar
Shërbimet e rekomanduara
Yonos MAXO-D
Konstruksioni
Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar bashkues me fllanxhë, motor EC me rregullues fuqie automatik.
Përdorimi
Përdoret për të gjitha sistemet ngrohëse me ujë, sistemet e ajrit të kondicionuar, qarqet e mbyllura ftohëse dhe sistemet qarkulluese industriale.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e punës
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
Funksionet manuale
- Rregullimi i mënyrës së punës
- Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
Funksionet automatike
- Përshtatje e vazhdueshme e rendimentit në varësi të mënyrës së punës
- Funksion zhbllokues
- Nisje e butë
- Mbrojtje e plotë e integruar e motorit
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Kolektor i sinjaleve të defekteve (stakues pa tension)
- Dritë sinjalizuese e defekteve
- Paraqitje LED e segmentit për të treguar lartësinë e dërgimit dhe kodit të gabimit
Funksion i pompës dyshe
- Funksioni kryesor/funksion rezervë për shkëmbimin automatik të pompave gjatë defektit bëhet në vendin e montimit dhe kërkohet paneli përkatës i komandimit.
- Lloji i zgjedhur i rregullatorit dhe lartësia e caktuar e dërgimit duhet të jenë identike për të dyja pompat.
Tërësia e pajisjeve
- Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës (te pompe me rakorde të filetuara)
- Lidhje e shpejtë elektrike me spinë Wilo. Për lidhjen e përcjellësit të rrjetit dhe SSM, me mbrojtje të integruar të kabllos nga dëmtimet
- Te pompat me bashkues me fllanxhë: Versionet e fllanxhave
- Versioni standard për pompat DN 32 deri DN 65: Fllanxhë e kombinuar PN 6/10 (fllanxhë PN 16 sipas EN 1092-2) për kundrafllanxha PN 6 dhe PN 16
- Versioni standard për pompat DN 80/DN 100: Fllanxhë PN 6 (e konfiguruar PN 16 sipas EN 1092-2) për kundrafllanxha PN 6
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Yonos MAXO-D 32/0,5-7 |
Yonos MAXO | Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar ose me fllanxhë), e rregulluar elektronikisht |
-D | Pompë dyshe |
32/ | Diametri nominal i lidhjes |
0,5-7 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës -20 °C deri +110 °C
- Linja ushqyese 1~230 V, 50/60 Hz
- Klasa e mbrojtjes IPX4D
- Bashkues i filetuar DN 30 (RP 1¼)
- Bashkuesi me flanxhë DN 32 deri DN 80
- Presioni maks. i funksionimit, versioni standard: 6/10 bar ose 6 bar (versioni i posaçëm: 10 bar)
Materiale
- Trupi i pompës: Gizë e hirtë, me veshje KTL
- Boshti: Çelik inoks
- Kushineta: Karbon, me metal të ngopur
- Helika: Plastikë
Dorëzim
- Pompë
- Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
- Rondele për vidat e flanxhës (me diametra nominal të lidhjes DN 32 - DN 65)
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Aksesorë
- Kundrafllanxha te bashkuesi me fllanxhë
- Pjesë përshtatëse
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Broshura e certifikimit
Stratos MAXO, Stratos MAXO-D, Stratos MAXO-Z, Stratos , Stratos-D, Stratos-Z, Stratos-ZD, Yonos MAXO,Yonos MAXO-D, Yonos MAXO-Z, Yonos ECO BMS, Yonos PARA HF, Stratos PARA, Stratos PARA-Z, TOP-Z, TOP-S Transportsysteme
Numri i artikullit | 2209011 |
Botim | 2022-11 |
Numri i faqeve | 72 |
Language | gjuhë neutrale |
PDF (28 MB)