Stratos MAXO
Pompë me rotor te lagur-pompë qarkulluese







Konstruksioni
Pompë qarkullimi Smart, me rotor të lagur me bashkues të filetuar ose bashkues me fllanxhë, motor EC me rregullues fuqie elektronik.Përdorimi
Për sistemet ngrohëse me ujë të nxehtë e të gjitha sistemeve, impiantet e ajrit të kondicionuar, qarqe të mbyllura të ujit të ftohjes, impiantet e qarkullimit industrial.Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Fushat e zbatimit
Në sajë të vendosjes së saktë të mënyrës së kontrollit pompa bën të mundur një funksionim me efiçencë specifike sipas impiantit (p.sh. për radiatorin, ngrohjen nën dysheme, ftohjen e tavaneve).
Ngrohja
- Radiatorë
- Ngrohje nën dysheme
- Ngrohja e tavaneve
- Ngrohës të ajrit
- Ngrohje në bërthamën e betonit*
- Kompensues hidraulik
- Diferenca e presionit shpërndarës*
- Ruajtës i energjisë së ngrohjes*
- Shkëmbyesi i nxehtësisë
- Qarku i burimit të ngrohjes (pompë nxehëse)*
- Qark i ngrohjes qendrore*
Ftohja
- Ftohja e tavaneve
- Ftohja e dyshemesë
- Pajisje për ajër të kondicionuar
- Ftohje në bërthamën e betonit*
- Kompensues hidraulik
- Diferenca e presionit shpërndarës*
- Ruajtës i energjisë së ftohjes*
- Shkëmbyesi i nxehtësisë
- Qark i ftohjes*
- Qark i ftohjes qendrore*
(* Lloji i sistemit i disponueshëm duke filluar nga SW≥01.05.10.00)
Ngrohje dhe ftohje e kombinuar
- Kalim automatik (versioni "-R7": jo i mundshëm, megjithatë me sensorin e temperaturës Stratos MAXO)
Në varësi të përdorimit të zgjedhur, janë në dispozicion llojet e mëposhtme të rregullatorëve:
Llojet e rregullatorëve
- Numër konstant i rrotullimeve (mënyra e kontrollit)
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
- Dynamic Adapt plus për përshtatje të vazhdueshme (dinamike) të prurjes me kërkesën aktuale
- T-const për rregullim konstant të temperaturës
- ΔT-const. për rregullimin konstant të diferencës së temperaturës
- Konstant Q për rregullimin konstant të vëllimit të rrjedhës
- Multi-Flow Adaptation: Llogaritja e shumës së vëllimit të rrjedhës nëpërmjet pompës ushqyese për ushqim sipas kërkesës të pompave sekondare te shpërndarësit e qarkut ngrohës
- Rregullim PID i përcaktuar nga përdoruesi
Funksionet opsionale
- Q-Limitmax. kufizimin e vëllimit maksimal të rrjedhës
- Q-Limitmin. për kufizimin e vëllimit minimal të rrjedhës
- No-Flow Stop (çaktizimi i prurjes zero)
- Regjim pune i reduktuar automatikisht gjatë natës (versioni "-R7": jo i mundshëm, megjithatë me sensorin e temperaturës Stratos MAXO
- Rregullimi i pikës së keqe (rregullimi i Δp-c me sensorin e jashtëm të vlerës aktuale)
- Variabëli i pjerrësisë së kurbës së pompës Δp-v
Rregullimet manuale
- Zgjedhje e fushës së zbatimit tek asistentët e rregullimit
- Vendosje e parametrave të punës që nevojiten
- Pika nominale e punës: futja direkte e pikës së llogaritur të punës në Δp-v
- Treguesi i statusit
- Rregullimi dhe rivendosja e numërimit të sasisë së energjisë (ngrohja dhe ftohja)
- Funksioni i ajrimit të pompës
- Bllokim i butonave për bllokimin e rregullimeve
- Funksioni për rivendosjen e vlerave të fabrikës ose rregullimeve të ruajtura fillestare (grupit të parametrave)
- Parametrimi i hyrjeve analoge
- Parametrimi i hyrjeve binare
- Parametrizimi i daljeve të relesë
- Funksion i pompës dyshe (në rastin e 2 pompave teke që duhet të operojnë si pompë dyshe)
Funksionet automatike
- Përshtatje e fuqisë e optizimuar në rast nevoje në varësi të mënyrës së punës
- Identifikimi i regjimit të reduktuar të punës gjatë natës (versioni "-R7": jo i mundshëm, megjithatë me sensorin e temperaturës Stratos MAXO
- Çaktivizim në rast identifikimi të prurjeve zero (No-Flow Stop)
- Nisje e butë
- Rutinat e riparimit automatik të gabimeve (p.sh. funksion zhbllokues)
- Ndërrim ndërmjet funksionimit ngrohje/ftohje (versioni "-R7": ndërrimi automatik jo i mundshëm, megjithatë me sensorin e temperaturës Stratos MAXO)
- Mbrojtje e plotë e motorit me elektronikë të integruar të aktivizimit
Hyrje të jashtme komandimi dhe funksionet e tyre
- 2x hyrje analoge:
- Llojet e sinjaleve: 0-10 V, 2-10 V, 0-20 mA, 4-20 mA, PT1000
- Zbatime: Rregullim nga largësia i vlerës së caktuar për çdo mënyrë kontrolli (me përjashtim të adaptimit Multi-Flow Adaptation), hyrje të sensorëve për temperaturën, diferencën e presionit ose sensor i lirë në funksionimin PID të përcaktuar nga përdoruesi
- 2x hyrje dixhitale:
- Për dalje komandimi pa tension ose çelës elektrik
- Funksionet që mund të parametrizohen:
- Ext. OFF
- Ext. MIN
- Ext. MAKS
- MANUAL (BMS-FIKUR)
- Bllokimi i butonave
- Ndërrim në mënyrën e punës ngrohje/ftohje
Komandimi i pompave dyshe Wilo Net i 2 pompave teke, komunikim i disa pompave me njëra-tjetrën dhe rregullim nga largësia i pompave përmes portëkalimit
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Statusi i ekranit, paraqitja e punës:
- Vlera e caktuar
- Lartësia e dërgimit, vlera aktuale
- Vëllimi i rrjedhës, vlera aktuale
- Hyrja e fuqisë
- Konsumi i energjisë
- Temperaturat (versioni "-R7": temperatura mesatare aktuale e mundshme me sensorin e temperaturës Stratos MAXO)
- Treguesi i statusit LED: Funksionim pa gabime (LED i gjelbër), komunikim i pompave (LED blu)
- Gabim në treguesin e statusit të ekranit (ngjyra e ekranit e kuqe):
- Kodet e gabimit dhe përshkrimi i gabimeve në tekst të plotë
- Masa parandaluese
- Paralajmërim në treguesin e statusit të ekranit (ngjyra e ekranit e verdhë):
- Kodet paralajmëruese dhe përshkrimi i paralajmërimit në tekst të plotë
- Masa parandaluese
- Treguesi i procesit të statusit të ekranit (ngjyra e ekranit blu):
- Ajrimi i pompës
- Procesi i përditësimit
- Komunikimi-BMS në statusin e ekranit (ngjyra e ekranit blu):
- Përmbledhje e parametrit aktiv BMS (shpejtësia e transmetimit të të dhënave, adresa,...)
- Kolektor i sinjaleve të defekteve SSM (kontakt për shkëmbim pa tension)
- Kolektori i sinjaleve të punës SBM (takues pa tension)
Shkëmbimi i të dhënave
- Ndërfaqe Bluetooth për shkëmbimin e të dhënave pa tel, si dhe telekomandimi i pompës me smartfon ose tablet.
- Monitorim në distancë i pompës me WiloCare.
- Ndërfaqe dixhitale Modbus TCP për lidhje në automatizimin e ndërtesave (e mundur me modulin CIF Wilo Ethernet (Protokoll i shumëfishtë)).
- Ndërfaqe dixhitale seria Modbus RTU për lidhje në automatizimin ndërtesave nëpërmjet sistemit BUS RS485 (e mundur me modulin Wilo-CIF Modbus RTU).
- Ndërfaqe dixhitale BACnet IP për lidhje në automatizimin e ndërtesave (e mundur me modulin CIF Wilo Ethernet (Protokoll i shumëfishtë)).
- Ndërfaqe dixhitale seria BACnet MS/TP Master për lidhje në automatizimin ndërtesave nëpërmjet sistemit BUS RS485 (e mundur me modulin Wilo-CIF BACnet MS/TP).
- Ndërfaqe dixhitale seriale LON për lidhje në automatizimin e ndërtesave nëpërmjet sistemit magjistral LONWorks (e mundur me modulin Wilo-CIF LON).
- Ndërfaqe dixhitale seria CANopen për lidhje në automatizimin ndërtesave nëpërmjet sistemit BUS CANopen (e mundur me modulin Wilo-CIF CANopen).
- Ndërfaqe dixhitale seria PLR për lidhje në automatizimin ndërtesave me module çiftëzimi specifikë të firmave (e mundur me modulin Wilo-CIF PLR).
Komandimi pompave dyshe (pompë dyshe ose 2 x pompë teke)
- Funksion kryesor/rezervë (shkëmbim automatik i pompave gjatë defektit/shkëmbim kronologjik i pompave)
- Punim paralel (aktivizim/çaktivizim në pikun e ngarkesës për arritjen e rendimentit më të mirë)
Tërësia e pajisjeve
- Te pompat me bashkues me flanxhë: Versionet e flanxhave
- Versioni standard për pompat DN 32 deri DN 65: Flanxhë e kombinuar PN 6/10 (flanxhë PN 16 sipas EN 1092-2) për kundraflanxha PN 6 dhe PN 16
- Versioni standard për pompat DN 80/DN 100: Flanxhë PN 6 (e konfiguruar PN 16 sipas EN 1092-2) për kundraflanxha PN 6
- Versioni i posaçëm për pompat DN 32 deri DN 100: Flanxhë PN 16 (sipas EN 1092-2) për kundraflanxha PN 16
- Shumë ndërfaqe komunikimi të integruara dhe fole moduli CIF, për t'u përdorur në mënyrë opsionale
- 5 vende për futje kablloje për lidhje me ndërfaqet e komunikimit
- Ndërfaqe Bluetooth
- Ekran grafik me rezolucion të lartë me buton të gjelbër dhe 2 butona
- Dhomë e kapëseve e lehtë për përdoruesin
- Sensori i integruar i temperaturës (versioni "-R7": pa)
- Izolim termik standard për zbatime në ngrohje
- Lidhje e shpejtë elektrike me Wilo-Connector të optimizuar për furnizimin me energji nga rrjeti
Dorëzim
- Pompë
- Wilo-Connector i optimizuar
- 2x udhëzues kablloje M16 x 1,5
- Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
- Rondele për vidat e flanxhës (me diametra nominal të lidhjes DN 32 - DN 65)
- Shtresë termoizoluese
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Stratos MAXO 30/0,5-12 |
Stratos MAXO | Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar ose me flanxhë), e rregulluar elektronikisht |
30/ | Diametri nominal i lidhjes |
0,5-12 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
-R7 | pa sensorin e integruar të temperaturës Stratos MAXO |
-P1 | Version pa LABS |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës -10°C deri në +110°C, -10°C deri në +90°C
- Linja ushqyese 1~230 V, 50/60 Hz
- Klasa e mbrojtjes IPX4D
- Bashkues i filetuar ose bashkues me flanxhë (në varësi të llojit) Rp 1 deri DN 100
- Presioni maks. i funksionimit, versioni standard: 6/10 bar ose 6 bar (versioni i posaçëm: 10 bar ose 16 bar)
- Klasa e izolimit: F
- Interferenca e emetuar: EN 61800-3:2004+A1:2012 / Ambienti i banimit (C1)
- Rezistenca ndaj interferencës: EN 61800-3:2004+A1:2012 / Ambienti industrial (C2)
- Vëllimi i rrjedhës maks. Q: 74 m³/h
- Lartësia maks. e dërgimit H: 16 m
Materiale
- Trupi i pompës: Gizë e hirtë, me veshje KTL
- Izolim termik: Polipropilen
- Boshti: Çelik inoks
- Kushineta: Karbon
- Helika: Plastikë
Konstruksioni
- Pompë qarkullimi Smart me rotor të lagur me motor EC dhe me rregullues fuqie të integruar
- Teknologjia e butonit të gjelbër dhe ekran grafik
- Mbrojtje motorit me rele stakimi elektronike
- Lidhje me spinë për zgjerimin e funksioneve me modul CIF opsional për automatizimin e ndërtesave
- Helikë me lopata të përkulura në mënyrë tredimensionale dhe tub plastik me kanal prej komponimi me fibra karboni






