Përballimi i shpejtë dhe efikas i ndryshimit të klimës

Qingdao view from the sea

Wilo-Energy Solutions - drejtimi i ndryshimit energjetik nëpërmjet masave efikase proaktive.

Nevoja e një qasjeje të qëndrueshme ndaj burimeve energjetike është e justifikuar nën dritën e ndryshimit të klimës. Urbanizimi në Azi dhe Afrikë dhe përpjekja për mirëqenie sipas shembullit të Perëndimit tregojnë se strategjitë e mungesës nuk janë zgjidhje. Kërkohen shumë më shumë koncepte për përmirësimin në masë të efektivitetit energjetik dhe për ta realizuar atë në mënyrë afatshkurtër.

Ekologjia – motori i rritjes

Ndryshimi energjetik është një nga sfidat më të mëdha mjedisore dhe politiko-ekonomike të dekadave të ardhshme. Një vend, i cili ka formuluar synime konkrete për arritjen e ndryshimit energjetik është Gjermania. Këtu, deri në 2050 duhet të nxirret nevoja e ardhshme për energji deri në 80 % me energji të rinovueshme, por duhet reduktuar deri në 50 % konsumi primar i energjisë në krahasim me 2008.

Nëse arrijmë të vërtetojmë se mbrojtja e mjedisit dhe rritja ekonomike nuk janë antipode, modeli "Gjermani" do të bëjë shkollë ndërkombëtare dhe do të forcojë dhe ndërtojë kuptimin tonë ekonomik.

Reduktimi i shkarkimit të CO2-shit, një sfidë mbarëbotërore

Wilo angazhohet me dekada për temën efektiviteti energjetik. Një pjesë e madhe e të gjitha pompave që janë në përdorim në të gjithë botën është e vjetër nga ana teknologjike. Nëpërmjet zëvendësimit të pompave jostandarde me pompa moderne dhe me efektivitet të lartë, rezulton një potencial i jashtëzakonshëm kursimi. Çlirimi i CO2-shit mund të reduktohet në mënyrë të qëndrueshme në të gjithë botën.

Iniciativa për më shumë menaxhim dhe qëndrueshmëri

Wilo-Energy Solutions është një iniciativë që mbështet zëvendësimin proaktiv të pompave që ende funksionojnë, por janë jo standarde, me pompa Wilo me efektivitet të lartë. Ne u tregojmë përdoruesve të ndërtesave publike, komerciale dhe industriale, të impianteve dhe objekteve të gjitha avantazhet e një ndërrimi të parakohshëm. Krahas plusit për mjedisin, mund të mbështeten argumente të tilla si 80% më pak kosto energjie si dhe siguri në të ardhmen, furnizim dhe higjienë.

Efektivitet energjetik optimal për çdo zbatim

Teknologjia e pompave nga Wilo zbatohet në fushat ngrohje, ftohje, ajër i kondicionuar, furnizim me ujë, dhe trajtimin e ujërave të zeza, si dhe në përdorimet industriale. Në kuadër të Wilo-Energy Solutions ne prezantojmë 6 modele, të cilët ofrojnë një efektiviteti energjetik për pothuajse çdo zbatim.

Pikat kryesore të prodhimit tonë:

Wilo-Stratos MAXO

Wilo-Stratos MAXO-Z

Wilo-SiBoost Smart Helix Excel

Wilo-EMU TRE 326

Wilo-Stratos GIGA

Wilo-Stratos GIGA

A dëshironi një këshillim personal?

Lutemi, na kontaktoni