Ndërtim i ri i Ministrisë për Zhvillimin Urban dhe Mjedisin (BSU) në Hamburg:

Shfrytëzimi i energjisë gjeotermike, kombinuar me tavane termoaktive dhe një sistem ajrimi të sofistikuar, pas fasadës me ngjyra që të bie në sy është gjëja më e jashtëzakonshme në selinë qendrore të Ministrisë për Zhvillimin Urban dhe Mjedisin (BSU) në Hamburg. Një rol qendror në furnizimin me ujë të ngrohtë, të ftohtë dhe ujë të zakonshëm luan edhe teknika Wilo e pompave me efektivitet të lartë.

Në Zyrën e Landit për Gjeoinformacion dhe Rilevim (LGV) punojnë rreth 1 500 punonjës në një sipërfaqe totale të dyshemeje prej më shumë se 61 000 m2. Kompleksi i ndërtesave me disa elemente bind jo vetëm nga pamja. Ai plotëson, gjithashtu, edhe kërkesat më të larta ekologjike dhe mbahet si ndërtesa e godinave më kursimtare e Gjermanisë. Për pasojë, ndërtesa e re u vlerësua si projekt i shkëlqyer në "Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit në Hamburg" dhe mori certifikatën e artë të Shoqatës Gjermani për Ndërtim të Qëndrueshëm (DGNB). "Në themel të standardit të lartë të ndërtesës qëndron një koncept energjetik gjithëpërfshirës, i cili përbëhet nga një kombinim energjish të rinovueshme dhe zbatimin konsekuent të kritereve për shtëpi pasive", shpjegoi Axel Hupfled, Menaxher Projekti i Obermeyer Planen + Beraten GmbH. Kërkesa vjetore për energji primare prej vetëm 58,13 kWh/m2a është qartësisht poshtë të dhënave fillestare të Klientit prej 70 kWh/m2a. Edhe kërkesa e ngrohjes është poshtë kufirit maksimal të kërkuar prej 15 kWh/m2a dhe plotëson standardin e shtëpisë pasive.

Ministria për Zhvillimin Urban dhe Mjedisin (BSU) është një nga ndërtesat administrative me efektivitet energjetik më të lartë në Gjermani.

Energjia gjeotermike si bazë e një koncepti energjetik të qëndrueshëm

Si një burim energjie regjeneruese, energjia gjeotermike është baza e konceptit dhe temperatura e brendshme kontrollohet nga tavane termoaktive. Për funksionimin miqësor të klimës së sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, si dhe furnizimin e besueshëm me ujë të zonave sanitare kujdeset teknika me efektivitet të lartë Wilo. Ndërtesa shtrihet mbi 1 640 shtylla themeli me një gjatësi prej 19 metrash. Gjysma e tyre përdoren për nxjerrjen e energjisë gjeotermike (temperatura e burimit: 13 °C mesatarja vjetore). Dy pompa të ngrohjes së ujit të kripur/ujit sigurojnë ujin për ngrohje të ndërtesës me një temperaturë të rrjedhjes prej 50° C nëpërmjet një qarku të ujit të kripur. Ngarkesën bazë e marrin përsipër pompat e ngrohjes. Ato punojnë me energji elektrike të gjelbër nga Hamburg Energie, e cila siguron edhe ngrohje lokale për mbulimin e pikut të ngarkesës. Si rezultat, pompat e ngrohjes dhe ngrohja lokale mbulojnë ngarkesën e ngrohjes së ndërtesës edhe në temperatura të jashtme prej minus 12 °C. Koncepti bivalent lejon, gjithashtu, rimbushje me ndihmën e nxehtësisë lokale nëse një fushë e energjisë gjeotermike do të pësonte defekt ose të mbaronte. "Për të parandaluar një shkarkim të mundshëm të fushës së energjisë gjeotermike, ne kompensojmë heqjen e nxehtësisë në dimër duke dërguar ngrohjen e shpërndarë nga ndërtesa në tokë gjatë periudhës së verës", shpjegon Jörn Delicat, planifikues përgjegjës për projektin në Obermeyer.

Ftohje dy-shkallëshe në muajt e verës

Ftohja, nga njëra anë, konsiston nga njëra prej dy kullave ftohjeje që ndodhen në çati dhe, nga ana tjetër, nga fusha e energjisë gjeotermike, nëse temperatura e ajrit të jashtëm nuk lejon përdorimin e kullave të ftohjes. Për funksionimin e besueshëm dhe me kursim të qarqeve të mbyllur të ngrohjes dhe ftohjes kujdesen pompat në linjë Wilo, të rregulluara elektronikisht, në anën e ftohjes janë pompat dyshe të tipit CronoTwin-DL-E, si dhe pompa në linjë VeroLine-IP-E në anën e ujit të shpimit dhe të ngrohjes të pompave ngrohëse dhe në qarkun e mbyllur glikol të kullës së ftohjes. Një përshtatje e integruar dhe elektronike e fuqisë së pompës me rotor të thatë efektivitet energjetik të lartë.

Tavane termoaktive për ngrohje dhe ftohje

Temperatura e brendshme mbështetet nga dy ruajtës të energjisë me një kapacitet prej 5 000 litra secili. Nga atje bëhet nënndarja në ndërtesa të ndryshme me qarqet e tyre të veçanta për ngrohje/ftohje për tavanet termoaktive në një sipërfaqe totale prej 22 000 m2.

Temperaturat e sistemit të ndërtesave pesëkatëshe janë 49° C/28° C (ngrohje) si dhe 14 °C/22 °C (ftohje), ku pompat në linjë VeroLine-IP-E sigurojnë qarkullimin e tyre. Ndërsa tavanet termoaktive të ndërtesës punojnë me temperatura lëvizjes përpara dhe kthimit prej 32 °C/28 °C (ngrohje) dhe 18 °C/22 °C (ftohje). Rezultati është një ΔT konstante prej 4 K, kështu që në të dyja rastet kërkohet e njëjta rrjedhë e masave dhe nuk nevojitet pika e punës, e cila përndryshe do të ishte e nevojshme. Dy pompa Wilo-Stratos me efektivitet të lartë kujdesen për një sasi maksimale prej rreth 30 m3/h.

Në pak zona pa tavan termoaktiv përdoren konvektorë, ngrohje nën dysheme dhe sipërfaqe statike ngrohjeje. Në dimër, për ngrohjen e ajrit të jashtëm duhet të sigurohen, gjithashtu, regjistrat e ngrohjes së pajisjeve qëndrore të ventilimit. Në qarqet përkatëse të ngrohjes punojnë shtatë pompa të tjera me efektivitet të lartë Wilo-Stratos, motorët EC të të cilave rregullojnë numrin e kërkuar të rrotullimeve sipas kërkesës, duke garantuar kështu shpërndarjen me efikasitet energjetik të ngrohjes dhe ftohjes. Sidomos në zonën e ngarkesës së pjesshme, e cila përbën deri 94 % të kohës së funksionimit, arrihet një ulje e qenësishme e harxhimit të rrymës në krahasim me pompat jostandarde.

Energjia gjeotermike me dy pompa uji të kripur/uji është element qendror në furnizimin me energji.

Përdorimi ujit të shiut ul konsumin e ujit të pijshëm

Edhe furnizimi me ujë të pijshëm mban parasysh idetë e ekologjisë dhe efektivitetit ekonomik. Në përputhje me direktivat e Hamburgut për ndërtesat publike, u instalua një rrjet uji i ftohtë dhe të pastër, i cili plotësohet me ngrohje të decentralizuar të ujit vetëm në raste të veçanta. Një grup pompash për rritjen e presionit Wilo-Comfort-Vario siguron furnizim me ujë të pijshëm të ndërtesës. Në mënyrë që të reduktohet konsumi i ujit të pijshëm, përdoret gjithashtu uji i shiut që bie nga sipërfaqet e çatisë, pastrohet në një sistem filtrimi me tambure rrotulluese, mblidhet në një cisternë dhe pastaj furnizohet në një rrjet të veçantë të ujit gri duke përdorur një grup tjetër pompash për rritjen e presionit. Uji i shiut përdoret për tualetet dhe të gjitha seksionet e tjera të ndërtesës. Përveç kësaj, u sigurua edhe me menaxhimi i ujërave të zeza dhe ujit të ndotur të kompleksit. Këtu përdoren një sërë pompash zhytëse për ujëra të zeza dhe pajisje shkarkuese Wilo, në mënyrë që ujërat e zeza që ndodhen në nivelin e lëngut kthyes të mund të shkarkohen në impiantet e drenazhimit të Hamburgut.

Atriumet e gjëra, si elementë thelbësorë të konceptit të ventilimit, sigurojnë edhe një cilësi të lartë akomodimi.

Klimë dhome e rehatshme me efektivitet energjetik të lartë

"Kombinimi optimal i masave të ndryshme e bën selinë e BSU-së një nga ndërtesat administrative me efektivitet energjetik më të lartë në Gjermani. Pas rreth 1,5 vitesh përdorimi, bëhet e qartë se kriteret e kërkuara të komfortit dhe vlerat e temperaturës ruhen gjatë gjithë vitit», përfundon Delicat. "Me një rregullim të shkëlqyeshëm, gjatë stinës së ftohtë sigurohet një temperaturë konstante ambienti prej 21 °C. Sidoqoftë, në verë, temperaturat qëndrojnë gjithmonë në një diapazon të rehatshëm prej rreth 25 °C." Për të optimizuar potencialin e kursimit të energjisë të ndërtesës, menaxherët e projektit mbështeten, gjithashtu, edhe në pjesëmarrjen e përdoruesve. Ata marrin, për shembull, rekomandime për trajtimin korrekt të flegrave të ventilimit. Monitorimi i energjisë, i zhvilluar në bashkëpunim me TU Hamburg-Harburg, ofron raporte të tjera të konsumit lidhur me ndërtesën dhe kështu nxit ndjeshmërinë e përdoruesve. "Rezultatet e para tregojnë se kërkesa për energji këtu është ende poshtë parashikimeve origjinale. Kjo konfirmon përvojën tonë që kemi mbledhur deri tani në kuadër të monitorimit të garancisë ", thotë Hupfeld.

Të dhëna & Fakte
ProjektiDepartment for Urban Development and the Environment (BSU), Hamburg
Përfundimi2013
UrdhëruesiSprinkenhof GmbH
Planifikimi teknikSauerbruch Hutton / Innius RR GmbH
EkzekutimiObermeyer Planen + Beraten GmbH
Produktet e instaluaraWilo-Stratos high-efficiency pumps
Wilo-CronoTwin-DL-E in-line double pumps
Wilo-CronoLine-IL-E in-line pumps
Wilo-VeroLine-IP-E in-line pumps
Wilo-Comfort-Vario pressure-boosting systems
Wilo-DrainLift M sewage lifting units
Wilo-Drain TM submersible drainage pumps
Wilo-Drain STS 40 submersible sewage pumps
Wilo-Drain TP submersible sewage pumps