Zgjidhje efikase për kërkesën në rritje për energji

Energjia është njësia themelore e jetës. Kafshët, bimët, njerëzit kanë nevojë për energji dhe e shfrytëzojnë atë. Prandaj, kërkesa botërore për energji rritet vazhdimisht dhe me shpejtësi të jashtëzakonshme. Kështu që një nga detyrat më të rëndësishme të zhvillimit teknologjik është shfrytëzimi me efikasitet i energjisë dhe i prodhimit të saj. Anpara Power Station në Indi është një nga termocentralet me qymyr më të reja dhe njëkohësisht më të mëdha në kontinentin aziatik. Gjatë projektimit dhe zbatimit, një rol vendimtar luajti jo vetëm efiçenca ekonomike, por edhe bilanci ekologjik.

Zhvillim i pompave i orientuar nga kërkesa për një kërkesë të jashtëzakonshme

Për të plotësuar kërkesën gjigante të ujit ftohës të këtij termocentrali 1 200 MW, me pompën vertikale me trup tubolar Wilo ka zhvilluar llojin e vet të pompave. Për pompimin e ujit të ftohjes përdoren gjithsej pesë pompa të tilla gjigante. Ndër detyrat që kryen përfshihen nxjerrja dhe transporti i ujit të patrajtuar, industrial dhe ftohës, ujitja dhe drenazhi, si dhe garantimi i mbrojtjes nga përmbytja. Çdo pompë ka një fuqi prej 3 400 kW dhe thith 35 600 m³ ujë në orë. Këto përbëjnë edhe pompat më të mëdha metalike me ujë ftohës që janë ndërtuar ndonjëherë në sektorin energjetik të Azisë së Jugut.

Rreth 90 % efektivitet hidraulik

I gjithë sistemi u instalua për kërkesa specifike dhe sasi të mëdha uji. Nëpërmjet përdorimit të materialeve dhe të teknologjive bashkëkohore në pompa, arrihet një efektivitet hidraulik i jashtëzakonshëm prej rreth 90 për qind.Falë përvojave disavjeçare që Wilo ka fituar në fushën e hidraulikës me efikasitet të lartë, potenciali i kursimit energjetik është tepër i lartë në këtë diapazon fuqie dhe çon në një ulje të jashtëzakonshme të kostove energjetike.

Të dhëna & Fakte
ProjektiEnergiewirtschaft - Kraftwerk Anpara
Anpara
Indien
Përfundimi2014
Produktet e instaluaraWilo-BAC
Wilo-CronoBloc-BL
Wilo-CronoBloc-BL-E
Wilo-CronoLine-IL
Wilo-CronoLine-IL-E
Wilo-CronoNorm-NL
Wilo-CronoNorm-NLG
Wilo-CronoTwin-DL
Wilo-CronoTwin-DL-E
Wilo-SCP
Wilo-Stratos GIGA
Wilo-Stratos GIGA B
Wilo-VeroLine-IP-E
Wilo-VeroLine-IP-Z
Wilo-VeroLine-IPH-O
Wilo-VeroLine-IPH-W
Wilo-VeroLine-IPL
Wilo-VeroNorm NPG
Wilo-VeroTwin-DP-E
Wilo-VeroTwin-DPL