Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve

Komandimi i pompave dyshe

I thjeshtë. Efikas.

Komandimi i pompave dyshe nga Wilo ju bën ta harroni projektimin e lodhshëm të pompave dyshe. Në varësi nga përdorimi, funksionimi i tyre kryhet me një pompë kryesore dhe një pompë në gadishmëri (nqs ndalon kryesorja, futet në punë automatikisht gadishmëria) ose me një pompë me ngarkesë bazë dhe një pompë që mban pikun e ngarkesës (punim paralel). Shkëmbimi ose shtimi në punë i pompës tjetër kryhet automatikisht sipas ngarkesës ose të problemit.

Ju kurseni mundimin e realizimit inxhinierik

Një avantazh tjetër është që në automatizimin e ndërtesës pompa dyshe paraqitet si një pompë e vetme. Kjo gjë kursen mundimin e realizimit inxhinierik. Gjithashtu, në lloje të ndryshme funksionimi mund të kursehet edhe energji: Wilo e di saktësisht se kur të dyja pompat që punojnë me numër të ulët rrotullimesh janë më ekonomike sesa një pompë që punon me një numër të madh rrotullimesh.

Komandimi i pompave dyshe sipas standardit

  • Seria Stratos GIGA
  • Seria CronoBloc BL-E
  • Seria VeroLine IP-E/DP-E
  • Seria CronoLine IL-E/DL-E

Komandimi i pompave dyshe me Modul-IF

Ndërfaqja e pompave dyshe është e përfshirë në të gjithë modulet-IF që disponohen për këtë seri:

  • Seria Stratos/Stratos-D/Stratos-DP/Stratos-Z