Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve

Shërbimi Wilo: Një bashkëpunëtor i besueshëm

Cilado qoftë rruga juaj: ne do ecim me ju.

Oferta e shërbimit wilo

E gjithanshme dhe e arritshme individualisht.

Me Wilo-n si partnerin tuaj, jo vetëm që jeni të sigurt për zgjedhjen e duhur me cilësi të lartë të produkteve, por përfitoni nga një paketë gjithëpërfshirëse, pa shqetësime, të shërbimeve të menduara mirë. Ne bashkëpunojmë për të zhvilluar një koncept shërbimi të përshtatur për nevojat tuaja individuale. Me profesionalizmin dhe konsulencën tonë personale, ne sigurohemi që funksionimi i sistemeve tuaja të jetë sa më efikas në energji, i besueshëm dhe ekonomik. Gjatë gjithë kohës teknikët tanë të shërbimit Wilo janë të gatshëm t'ju ndihmojnë me mbështetje të shpejtë, të besueshme dhe në kohë.

Ne e quajmë atë: Pioniere për Ju.

Shërbime të gatshme

Zgjidhjet tona të shërbimit me porosi, mbulojnë të gjithë ciklin jetësor të produkteve tuaja Wilo - duke përfshirë dhe ato që vijnë pas blerjes tuaj. Ne jemi të përfaqësuar në nivel lokal në mbi 60 vende dhe në të gjithë botën me më shumë se 3.300 teknikë profesionistë të shërbimit Wilo.

Ne ju mbajmë të informuar në lidhje me teknologjitë dhe prirjet më të fundit dhe ju mbështesim gjatë të gjitha fazave të projektit, duke nisur nga dizajni, konfigurimi, vënia fillestarre në punë dhe mirëmbajtja. Edhe me teknologji komplekse pompash dhe sistemesh, ne ju ofrojmë zgjidhje shërbimi të menduara mirë dhe siguri që shërbimet tona përshtaten vazhdimisht me nevojat tuaja.

Ju mund të mësoni për tërë portofolin tonë të shërbimeve dhe të familjarizoheni me shërbimet tona këtu:

Nëse keni nevojë për mbështetje nga një ekspert Wilo, mund të aktivizoni ketu shërbimin tonë Wilo.

Teknikët tanë të shërbimit Wilo janë në detyrë për ju 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Pavarësisht se si ndodhin gjërat: mjafton një telefonatë për të marrë mbështetje nga ekspertët tanë të pompve. Ata do t'ju ndihmojnë shpejt dhe profesionalisht me koordinim të drejtpërdrejtë.

Synimi kryesore i Wilo-s është drejtuar tek klienti që nga viti 1872. Prandaj, ne ofrojmë një shërbim urgjence 24 orë, kështu që të mund të na kontaktoni në çdo kohë.

T/F +355 4 2268774
service.al@wilo.com

Në dispozicion:

E hënë – E enjte 7 e mëngjesit - 5 pasdite
Fri 7 e mëngjesit - 4 pasdite
Shërbim urgjent telefonik 24 orë